Kulturë
Cikël poetik nga Neki Lulaj
E enjte, 27.12.2012, 11:57 AM

GJITHË HERË
Ata
Le ta vazhdojnë rrugëtimin
Me pelegrinët diellit
Ditëve me shkëlqim
E netëve me hënë
Kohës le t’ia vjedhin
Pagjumësinë
Jetërat në rrugëtim
I ngarkuan me peshën
E përmallimit
Kohërat i morën me vehte
Në lëndinat e lëvruara
Mbi gjoksin e hënës
Nën gurët e gurrës
Shuan etjen e pavdekësisë
Lendina ngërrhatë
Në gjumin e parë
Era puth çetinat
Në krevatin e natës
E në shtratin e lumit
Zanat e përkundin valën
Hungurimat e kuajve
Të ngelur jashtë vathës
Ia prishin qetësinë natës
Duke ia vënë
Stërkëmbsat kohës
Me shuplakat e Europës
Pas qafe e mbi kokë
KULLË GURI
Mbi trapazanin e odës
Kullë guri
Vjerrë kujtesa e plakut
Gozhdë e ngulur në dru
Postaqi dashi
Në bakfon duhan kaçak
Gur stralli
Eshkë e unurë bashkë
Oxhaku prushnajë plaku
Unë bungu e fshehur nën hi
Kujtesa shtrydhë harresën
Mbi raft pushon xhevzja
Kafeja e sheqeri karrshi
Derë e hapur e odës
Pret mysafirë të ri
Ora ka pushuar tiktakun
Akrepat kanë rënë në qetësi
Plaku s’e kurdis më orën
Kur vijnë mysafirët e ri
Të etshëm për ta deshifruar
Hartën e atdheut
Dhe misteret e jetës
KURRË
Mos ma gërvish qiellin
Se te Ura e Dritës
Në udhën e muzgjeve
Kemi pikëpjekjen
Të veshur me Ylberin
Në kasnecet e mallit
Pelegrinët e kohës
Marshojnë
Me shpendët mbi krye
Kalorësit e hijeve të bardha
Prijësit e planeve të arta
Me shallin plotë nyje
Rreth qafe
Kurrë buzëqeshjen
Acari i kristaltë
Nuk mundi ta thejë
E JU
Ju jeni
Strofulla e qiellit
Që shkëlqeni mbi tokë
Ju jeni
Hijet e mrizave të zanave
Me qiell e diell përbri
Ju jeni
Plazma e diellit në Univers
Zogjtë më të bukur të botës
Ju jeni
Këmbanat e ringjalljes
Kavallet e bariut
Fyejt e kohës
Dhe foshnjet e Perëndisë
ALIENET
Alienet mes nesh
Hënë e lodhur
Si nuse e pa gjumë
E yjet përmbi ëndërr
Si dhëndërr i molisur
Zanoret prehen në qetësi
Serenadë nate rritë frymëzimin
Buzë Lumbardhit nën urë
Vala mbi thupra për shelgje
Këndon këngën e bashkimit
E Oso Kuka në oborrin e Lidhjes
Ndezë cigaren me eshkë e unurë
Mbi të çarat e shpirtit
Shtratit të ballit lum tharë
Lavrat e hidhura të moteve
Era freskon luginat
Ngohtësia përshkon shpirtin thesar
Perlat e fshehura në testament
Dikund thellë
Në arën pa vadë
Çamëri motra ime e dashur
Nëna ime e shtrenjtë
Nuk ke mbetur pa djem
Komentoni
Artikuj te tjere
Sejdi Berisha: Dudi plak në Patrikanë
Dibran Demaku: Pambuk në vesh
Hulusi Hako: Nëpër një libër të mençurisë
Rrustem Geci: Lulet e banakut
Shahin Ibrahimi: Ska më ledhatime
Puntorie Ziba: Fragment nga romani Gjurmë dhe Ishuj
Hasan Qyqalla: Çasti
Perfundoi takimi ''poezia me e mire per veren''
Timo Mërkuri: Një kartolinë për Drita Lushin
Selim Nëngurra: Ku ta ndez një qiri?
Kujtim Mateli: Jezu Krishtit
Lifschin, Lushaj, Lushi: Triptik për dashurinë
Daniel Gazulli: Feja dhe Flamuri
Nebi Dragoti: Haiku kamxhik
Demir Krasniqi: Shqipërinë na e deshi zemra
Pal Sokoli: Dashuria ime
Drita Lushi: Dashuruar me diellin
Blerim Rrecaj: Sot në Prishtinë
Sabile Basha: Përtej harrimit
Don Lush Gjergji: “A vriten engjëjt?!”