E premte, 20.09.2024, 10:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Aristotel Mici: Prejardhja e Emrit Shqiptar

E premte, 28.12.2012, 01:03 AM


Botohet libri “Prejardhja e Emrit Shqiptar”

Në vigjilje të festës së 100 vjetorit të Pavarësisë, shtëpia botuese “Dudaj “ vuri në qarkullim botimin e dytë të librit esseistik te Aristotel Micit me titull “Prejardhja e Emrit  Shqiptar”,(Etnonimi Shqiptar). Libri gjendet në libraritë e  Tiranës si dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë. Me anë të këtij libri studimor autori  trajton cështjen se hipoteza që  kërkon të gjejë origjinën e etnonimit   të ri shqiptar  tek  simboli i lashte i shqipes  duhet marrë në konsideratë dhe të mos anashkalohet.  Në të mirë  të kësaj ideje janë shumë  detaje dhe fakte historike dhe gjuhësore.  Argumentet e kesaj hipoteze janë në  përshtatje me rregullat gramatikore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.

Shenojmë se në mbrojtje të idesë se tij autori sjell  dhe gjykime  e mendime të studjuesve të shquar të fushës së albanologjisë duke filluar me  historianë të antikitetit si  si Straboni e Plutarku e deri te  Marin  Barlet e Marin Bicikemi,; nga albanologë të huaj si Edith Durham, Maximilian Lambetz,  Milan Shufflay e deri tek dijetaret e diteve tona të albanologjisë si Prof. Eqrem Cabei e Prof. Shaban Demiraj; nga studiuesi Eqrem Bej Vlora e deri  te historiania albanologe Lucia Nadini, profesoreshe e Univesitetit te Venecias.

Ky libër esseistik shquan për mënyrën e argumentimeve, për një logjikë të qartë në shtruarjen e mendimeve e  me një gjuhë të kthiellët. Cdo shqiptar, kudo që të ndodhet, më anë të këtij libri ka mundësi të marrë një informacion  të gjërë lidhur me  origjinën e emrit të tij kombetar..



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora