Kalosh Çeliku: Sanço Pançot e Ali Mehmetit hipur mbi gomarë
Më ecet ende këtyre rrugëve të gjata, por pleqëria më troket në derë. Çudi! Nuk mundem të ndahem aq lehtë nga bërlloku… Konservat… Ndjekjet… Rënjet… Ngritjet… Pasuria…Varfëria… Bukuria… E shëmtuara… Qenkan do punë të fshehta, që paskan në vete magnet. O bir, o bir! Sa do të gëzohesha sikur magneti i tyre të mos tërhiqte, po të shtynte, të shtynte në theqafje. Do t’ua ktheja shpinën njëherë e përgjithmonë, pa asnjëfarë mëshire gjithë këtyre bajgave politike. S’do e mundoja veten të eci me sy të...























