Mendime
Lavdrim Lita: Snajperistët e Politikës së Re, si hienat në varrim
E diele, 21.06.2009, 11:28 AM
Snajperistët e Politikës së Re, si hienat në varrim
Nga Lavdrim Lita
Nuk dua ta besoj se po shkojnë drejt një humnere intelektuale. Edhe pse forca magnetike drejt shtegut të vdekjes morale është shumë e fortë. Po duhet të qëndroj i qetë, i fortë, i qëndrueshëm derisa furtuna zgjedhore të mbarojë e të shoh se si ishim, ku ishim dhe pse ishim. Por të gjitha elementet e kësaj historie që po rrëfej janë kundra meje. Shqisat më janë të përdhunuara nga shterpëzimi i qëllimeve të disa shallpionierëve. Me një llaf hua të Kadaresë, po ndodh si pa kuptim një “dhunim monstruoz ndaj së vërtetës”. Unë nuk jam aq fuqiplotë sa t’i ndaloj me shkop magjik shkarjet e disa histerikëve të lajmit në Shqipëri. Eliminimi mafioz i kryetarit të PDK-së në Malësinë e Madhe është teksti ku nga pak ditë po stërviten disa snajperista të poligonit të “politikës së re” dhe këta rezervistët e “Polit të Urisë”, bashkë me disa të tjerë më pak të rëndësishëm. Të parëve u takon flamuri i katapultimit shkak-pasojë të çdo krimi apo drame për luftë politike. Kuptohet, qëllimi është gjithmonë i njëjtë për politikë të re. Të dytëve vetëm kapitalizmi politik i ngjarjes, kaq u takon etjes së tyre pushtet.
Së fundmi fati tragjik i Aleksandër Kekës, i cili mund mos të jetë kontingjent krimi - ashtu siç deklaroi policia me një shpejtësi brisku - inshallah ashtu qoftë, na tregoi për të disatën herë se lufta për pushtet është bërë e pamëshirshme, tejet e pakëndshme. Sepse ta quash direkt “vrasje politike” e t’i thuash kryetares së Parlamentit se e ke organizuar me një llaf goje një vrasje, më duket shumë, më duket tej mase e pakualifikuar nga mendja. Madje më duket groteske kur disa individë lapanjosë duan të bëjnë edhe politikë më këto drama, në mungesë të një programi politik. Shikojnë drejt kamerës me sytë shtinjake gati për të bërë një propagandë të ulët mediatike. Një propagandë e denjë vetëm për një deklarato-kraci si kjo e jona. Në çdo vend të botës heshtja do të ishte më vlerësuese. Me një llaf tjetër hua të Kadaresë “mungesa e seriozitetit ka pasoja të rënda kudo”, por, në shqyrtimin e informacionit, të fakteve ajo amplifikohet, shumëfishohet deri në ekstrem. Është e vërtetë kur thonë se dhuna e fjalëve është proza e re e këtij shekulli.
Këto kamikazët e fjalës së përditshme të neveritin shikimin dhe leximin e realitetin me skorbutin e tyre. Afërmendsh pastaj flitet se lexuesi i largohet nga shtypi. S’ka si mos të jetë kur disa “palaço të rinj” në letrat e shkruara, pa thonjëza, ditë për ditë dalin e marrin pompën e baltës ndaj qeverisë sikur ta kishin amanet nga baba. Jo se nuk duhet kritikuar qeveria, përkundrazi, por ta bësh pis me çfarë do lloj dietrologjie është e tepër.
Pastaj afrimi i kësaj ngjarje të fundit me vrasjen e Artan Zekës në Qerret është një krim në vetvete sepse Skënder Balla, vrasësi i Qerretit vrau për flamurë politikë, këta të fundit të A. Kekës nuk dihen përse kanë vrarë. Tjetër. Ju kujtohet vrasja e deputetit Xhindi? Vrasja e Fatmir Xhindi-t në qytetin e Fierit u duk qartë shumë shpejt që nuk ishte një pistë politike. Përpos se u trumbetua nga borizanët shall-kuq si e atillë. Tani të bësh edhe punën e policisë, edhe të prokurorisë, edhe të gjykatës njëkohësisht në medie është një gjë e vërtet e pështirë, si në çdo vend të oksidentit. Veç tek ne kohët e fundit, kuptohet vetiu nga fushata elektorale, po shndërrohet në luks kinse edhe për politikë të re, edhe si leitmotiv te xhambazët e Polit të Lirisë.
Pra shkurt simbas kësaj logjike që na serviret përditë në shtyp: një njeri duhet të jetë pak i çmendur në qoftë se nuk do të jetë injorant. Një qasje e tillë nuk është një kërkim i të së vërtetës. Kjo që po ndodh në këto mediet me shall pionieri në fyt është një kërkim sistematik të një teorie që të konfirmojë atë që hamendëson mëndja. sepse ata e dinë mirë se njerëzit janë të shtyrë të besojmë më shumë atë që më pak kuptojnë.
Paradoksi më i madh është tjetërsimi i njeriut përballë ngjarjes. Për shembull të japim vetëm rastin e komentatorit të Shekullit Arben Rrozhani, i cili pasi mori pozat e specialistit të vënies së minave nga figurat politike të djathta, kohët e fundit nepsi i tij është rritur me komandë për të ciflosur edhe PD-në në vrasjen e A. Kekës: shkrimi “Kur të rivret PD-ja” është një teneqe hamendësimesh të denja vetëm për një rekrut të David Icke. Akuzohet qeveria, politika, policia me një ves të përdorimit kriminal të fjalës pa masë e pa kufi.
Ndonjë ditë do të na flasë edhe për hardhuca që drejtojnë vendin. Dihet çmenduria e fjalëve në Shqipëri nuk ka kufi as padi penale.

Komentoni
Artikuj te tjere
Ilir Dardani: Replike me nje Malok
Qëndrim Guri: Ata s'do kenë as vend për varr
Sokol Demaku: Me autobus udhëtim komod për në Kosovë
L. Drinasi: Duart larg nga Drenica
SHAIBK: Komunikatë
Xhevat Rexhaj: Dy fenomene në fushatën parazgjedhore në atdheun tonë - Shqipëri
Agim Gashi: Anonimusët marksist deshën ta prishin një natë në radion Zëriarbërit
Çelo Çelaj: Kulla e Pëllumbit
Llemadeo: Ata qe pergjaken serish Shqiperine i kane humbur zgjedhjet
Xhafer Leci: Dyfëtyrësia politike e diversantit Bedri Islami...!
Adnan Abrashi: I pyeti 100 vetë, bëri si diti vetë?!
Teuta Ramizi: Edvin Rama dhe të vërtetat e divorcit të tij
Ilir Dardani: Me mire harro Frymemarrjen sesa Shqiperine!
Ardian Ramadani: Blasfemitë e radhës
Bashkimi Demokratik Shqiptar: Abdilaqim Ademi nuk përfaqëson shqiptarët?
Lavdrim Lita: Identikiti i një krimineli
Komunikate E Kordinatorit te SHAIBK per Evrope!
Adnan Abrashi: Ataturku i Turqisë dhe iniciativa për Prizrenin Kryeqytet
Ferdinanti: Anti- Atdheut
Isa Mulaj: Bien shpifjet e Carla del Ponte-s, vazhdojnë të Jeta Xharrës