Kulturë
Sofia Loren, ikona italiane e bukurisë botërore
E diele, 12.08.2007, 08:53 PM
Fëmijëria e vështirë
Napolitane e vërtetë, edhe pse jo e lindur, tipike e klasit të bukurisë italiane me fizikun e mrekullueshëm, shfaqet edhe në ditët e sotme, ikona e bukurisë italiane. Sofia gjatë viteve ka ditur të bëjë për vete publikun e gjerë, me imazhin e saj seksi, me pasionin për artin, admirimin e kritikës më të ashpër ku ka marrë disa çmime dhe mirënjohje. E lindur në Romë në datën 20 shtator 1934, në klinikën Mbretëresha Margherita, nga Romilda Villani, një aktore e zhgënjyer, nga historia e dashurisë me Riccardo Scicolone, me të cilin nuk u martua kurrë, edhe pse ka njohur atësinë e dy vajzave të tij, Sofia e Maria. Vajzë e re dhe njëkohësisht nënë, në kushte jo tepër të lehta për atë periudhë, Romildës i është dashur të përballet me vështirësi të shumta, për të rritur dy vajzat e saj. Menjëherë pas lindjes së Sofia, për shkak të një ilaçi që kishte përdorur, dobësohet aq shumë saqë rrezikonte vdekjen. Në një gjendje tepër të vështirë jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike, Romilda, vendos të largohet nga Roma dhe kthehet në Pozzuoli, në shtëpinë e nënës së saj, Luisa. Nëna dhe tezja Clotilde, motra e Romildës, kujdesen për vogëlushen, dhe me tepër sakrifica, arrijnë të gjejnë disa para për të paguar kurimin e motrës së tyre duke e shpëtuar nga vdekja këtë të fundit. Pas lindjes së vajzës së dytë, Maria, ndoshta për të evituar përgjegjësinë, Riccardo refuzon njohjen e atësisë dhe kështu vajza rritet vetëm me mbiemrin e të ëmës, duke u njohur në dokumente si vajza e N.N. Kjo situatë shfaq tek vajza një ndjenjë të fortë turpi të shoqëruar me dhimbje të madhe, që bëhen të dukshme në fillimin e shkollës, duke theksuar edhe faktin që për një periudhë të caktuar, në Itali ishte e domosdoshme të mbante mbiemrin e lindjes në dokumentet e saj. Atëherë Sofia, e cila në këtë kohë ishte rritur dhe kishte filluar të punonte në kinema, i kërkon të atit, edhe pse familja e saj kishte një tjetër kryefamiljare, rreth një milion lireta, derisa të njihte motrën. Në vitin 1940, që përkon me luftën e dytë botërore, porti i Pozzuoli bëhet një objektiv tepër strategjik. Për t’u shpëtuar bombardimeve të vazhdueshme, familja e Sofia jetonte në një galeri ferrokromi. Por, një ditë shpërthimi i një bombe solli një plagosje të rëndë. Pasi rezistoi disa muaj në këto kushte, Romilda si të gjithë banorët e Pozzuli, ishte e detyruar të evakuohej, duke gjetur shumë shpejt përkrahje tek disa të afërm në Napoli, që i ofruar asaj dhe vajzave, një dhomë nga banesa e tyre. E mbyllur në shtëpi, Sofia kalonte ditën në ballkonet e dhomave, duke u bërë kështu dëshmitare e paevitueshme e tmerreve të luftës. Pasi përfundoi lufta, familja u rikthye në Pozzuoli, dhe filloi të angazhohej me një lokal special për ushtarët amerikanë, që i sillte fitime të majme. Nëna Luisa shiste pije qershie të përgatitur në shtëpi, Romilda luante në piano, ndërsa Maria këndonte. Sofia lante pjatat sepse ishte tepër e ndrojtur për të qëndruar përballë publikut. Shumë shpejt u hapën zëra se lokali ishte një ndër më të mirët e zonës dhe punët filluan të shkonin mirë, edhe pse ushtarët merrnin me vete një pjesë të racionit të tyre.
Pjesëmarrja në teatrin "Sachino"
Sapo situata fillon të qetësohet në Pozzuoli hapet Teatri ‘Sachino’, që në atë kohë ndikohej edhe nga kinemaja, dhe vajza e re Sofia fillon të angazhohet duke marrë pjesë në interpretime të vogla të interpretuar nga yjet e Hollywood-it, si Tyron Power, Clark Gable, Gary Grant, Linda Darnell, Rita Hayworth, duke mos menduar faktin se një ditë do t’i njihte dhe do të interpretonte me ta pjesën më të madhe të roleve. Në atë kohë ka qenë aq shumë e adhuruar, që shpesh herë merrte pjesë tre katër herë edhe në spektakle, dhe ishte pikërisht frekuentimi i Sachino që vendos se çfarë do të bëhej në të ardhmen: aktore. Në moshën 14 vjeçare, trupi i Sofies filloi të ndryshonte tërësisht me shpejtësi, aq sa një ditë mësuesi i gjimnastikës shkoi në shtëpinë e saj për t’i kërkuar nënës lejen për t’u martuar me vajzën. Romilda, tepër e çuditur, refuzon, duke thënë se vajza ishte ende fëmijë, por filloi të vinte re se Sofia po rritej dhe po transformohej në një grua të re me një bukuri të jashtëzakonshme.
Kurorëzimi i bukurisë
Një ditë një fqinj i shtëpisë, lexon në gazetë se në Napoli zhvillohej një konkurs bukurie, për të përzgjedhur “Vajzën e detit”. Pavarësisht moshës së vogël, e cila mund ta ndalonte në konkurrim, Romilda besonte në faktin se Sofia dukej më e madhe nga mosha që ishte në të vërtetë, dhe kështu e regjistron vajzën në këtë konkurs bukurie. Sofia, e frikësuar nga ndrojtja, përpiqej të largohej, por Romilda tepër këmbëngulëse i thotë: "Po shkon në një konkurs bukurie dhe po shkon për të fituar”. Kur erdhi momenti për të sfiluar Sofia, e veshur me fustan mbrëmje, shfaqet krenare, e gjatë dhe e bukur përpara jurisë që e përzgjodhën shoqëruesen e vajzës së detit, çmim ky që i dhuroi asaj një biletë udhëtimi për në Romë, një mbulesë tavoline të shoqëruar me peceta si dhe 3000 lira. Me paratë dhe biletën e udhëtimit të fituara, Romilda, pa asnjë ide sesi do të jetonte në një qytet të madh, niset për në Romë së bashku me Sofien dhe regjistrohen në listën e personave të humbur. Ky hap rezultoi pozitiv, sepse thuajse menjëherë filluan telefonatat për t’u paraqitur në kolosalin historik të Mervin Le Roy "Quo Vadis". Në të njëjtin vit në Salsomaggiore, Sofia merr pjesë në konkursin e bukurisë për zgjedhjen e 'Mis Italisë', nuk fiton por arrin të vlerësohet me titullin e 'Mis Elegancës'. Në atë periudhë, ishin tepër të përhapura fotoramanzat, një lloj kinemaje për të varfrit: ku tregoheshin mbi të gjitha histori dashurie, vetëm se në vend të vizatimeve ishin fotografitë e aktorëve dhe shoqërimi me fjalë. Gazeta të ndryshme të specializuara i publikonin, ku pjesën më të madhe ia kushtonin aktorëve të famshëm të momentit si në fushën e kinemasë, ashtu edhe në atë të këngës, por nuk liheshin pa përmendur edhe divat e rinj, që në këtë mënryë bëheshin të njohur dhe krijonin një imazh të figurës midis atyre që nuk kishin mundësinë të frekuentonin sallat kinematografike. Midis periudhës së viteve 1950 dhe 1952, me emrin e artit të Sofia Lazzaro, Sofia ka interpretuar pesë nga këto fotoromanca, të publikuara në revistat 'Sogno' dhe 'Cine Illustrato'.
Dashuria e parë
Në xhirimet e njërit prej këtyre njihet me Achille Togliani, që me kalimin e kohës do të bëhet i fejuari i saj i parë. Togliani ishte një këngëtar i muzikës së lehtë, tepër i famshëm në vitet 50/60, që interpretonte së bashku me Nilla Pizzi, në orkestrën Angelini, dhe ishte bërë i famshëm nga suksesi i Festivalit të parë të Sanremos. Historia e dashurisë së tyre, që ndodhej në të gjitha faqet e shtypit të kohës, kontribuoi në rritjen e famës dhe popullaritetit të Sofias dhe kjo gjë zgjati deri në 1952, ku në moshën 18 vjeçare Sofia njihet me Carlo Pontin, një ish avokat që punonte në Lux Film si producent ekzekutiv. Edhe pse më i madh në moshë se ajo, edhe pse i martuar me fëmijë, ai dashurohet marrëzisht me Sofian (martohen në vitin 1966, thuajse në mënyrë të fshehtë, sepse në atë kohë divorci në Itali nuk ekzistonte dhe Ponti rrezikonte të denoncohej për bigami) dhe e ndihmoi të ecte para në karrierën e saj si artiste, duke rezervuar për të role të tjerë, që edhe pse ishin të vegjël arritën t’i siguronin sukses të jashtëzakonshëm në Itali. Deri në fund të vitit 1953, gjithnjë me emrin e artit të Sofia Lazzaro, angazhohet në 17 filma deri në fund të vitit 1953, ku interpreton rolin e protagonistes në filmin "Afrika sotto i mari", ku shfaqet për herë të parë me emrin Sophia Loren; një film me skena të shumta ku i lejonin të shfaqte bukurinë e trupit të saj që ishte në përmasat 95-58-95, që të gjitha gazetat shkruanin për të.
Hapat drejt suksesit kinematografik
Filmi i jep mundësi Sofias të vazhdonte me hapa gjigand karrierën e saj, por fati ndodhej pas dhe mbërrini me filmat "Aida", të Michele Fracasso, vepër lirike e Giuseppe Verdit, në të cilën Loren bën sikur këndon, por në të vërtetë zëri është i sopranos Renata Tebaldi, por suksesi shfaqet me "Miseria e nobilta'", të Mario Mattioli, në të cilin punon së bashku me të madhin Totò, që bëhet me të vërtetë e famshme. Të po të njëjtit vit 54 janë edhe "Un giorno in pretura" “Carosello Napoletano”, "Attila", etj. Por, suksesi i parë dhe i vërtetë i saj tepër cilësor mbërrin me "L'oro di Napoli", të Vittorio De Sica, në të cilin interpreton pjesën e një picajoleje, me emrin e të cilës do të thërritet për një kohë të gjatë, të paktën deri në fund të karrierës së saj ndërkombëtare. Ka qenë pikërisht De Sica, regjisori që më mirë se çdo njeri tjetër ka ditur të vlerësoj venën e saj ironike dhe sensuale (Dje, Sot dhe Nesër), si dhe ndjeshmërinë e saj si aktore dramatike (La ciociara).
Ndër të tjera, pas takimit me De Sica, interpretimi në film vazhdon me "La donna del fiume", një melodramë e Mario Soldati, dhe "Peccato che sia una canaglia", e Alessandro Blasetti, ku është çift me Marcello Mastroianni, me të cilin do të realizoj një ndër interpretimit artistike më të vlerësuara dhe të kompletuar në historinë e kinemsë italiane. Në filmin “Bukë, dashuri dhe...", zëvendëson ‘kundërshtaren’ Gina Lollobrigida. Më pas e ndjekin; një tjetër komedi italiane "Il sogno di Venere", ku e gjejmë pranë Alberto Sordi; "La bella mugnaia", sërish me Mastroiannin, dhe "La fortuna di essere donna" e Alessandro Blasetti, gjithnjë në çift me Mastroiannin.
Fama hollivudiane
Në vitin 57 mbërrin suksesi hollivudian me filmin e Jean Negulesco, "Il ragazzo sul delfino", në krah të Alan Ladd, në të cilin gjen një repertor arkeologjik dhe dashurohet me një arkeolog. Duke u bërë kështu pjesë e botës së star-system, punon me regjisorë dhe aktorë të famshëm amerikan. Xhiron "Timbuctu", me John Wayne; Stanley Kramer e drejton në "Orgoglio e passione", me Gary Grant dhe Frank Sinatra. Lista e gjatë e filmave të saj amerikan vazhdon në vitet pasuese me "Një bashkëshort për Cinzia" të Melville Shavelon, sërish me Gary Grant (që pas Mastroiannit u bë partneri i saj më i adhuruar), "Orkidea e zezë” të Martin Ritt, me Anthony Quinn. Në vitin 60 realizon "Miliarderja” të Anthony Asquith, me Peter Sellers, etj. Angazhimi i fundit i vitit 1960 shënon edhe rikthimin në Itali, ku merr mirënjohjen prestigjioze me çmimin Oskar si aktorja më e mirë (i pari çmim i fituar nga një aktore italiane, në një film italian: Magnani kishte fituar këtë çmim por me një film amerikan), për rolin e vejushës së re Cesira, tek "La Ciociara” të Vittorio De Sica, e cila gjatë filmit ‘Udhëtimi’ për t’u kthyer në Romë, pasi ishte bërë e njohur tek Ciociaria, dhunohet së bashku me të bijën, nga një grup ushtarësh maroken, të cilët ishin pjesë e ushtrisë amerikane. Nga ai moment Loren mënjanon filmat amerikan dhe punon me regjisorë italian, në mënyrë të veçantë me De Sica.
Çmimi Oskar
Në vitin 63, me De Sica dhe Mastroianni, në filmin episodik “Dje, Sot dhe Nesër”, fiton çmimin Oskar si filmi më i mirë i huaj. Në vitin i pari është Anthony Mann që e drejton në kolosalin historik "La caduta dell’impero romano", me Alec Guiness; më pas është De Sica me "Martesa italiane” me Mastroiannin, i bazuar tek komedia e Eduardo De Filippo, që i jep mundësinë të marrë një nominim të dytë tek çmimet Oskar. Në vitin 65 xhiron "Lady L." me regji të Peter Ustinov, me Paul Neëman dhe David Niven; më pas "Judit" të Daniel Mann dhe në fund "Arabesque”, film ku ka si partner Gregory Peck.
Në 67, midis dy filmave italian, "Ishte një herë” i Francesco Rosi dhe "Këto fantazma" të Renato Castellani, ndodhet eksperienca e jashtëzakonshme me Charles Chaplin, që e drejton tek "Kontesha nga Hong Kongu", në të cilin interpreton rolin e një klandestineje, në bordin e një anije luksoze, ku dashurohet me Marlon Brandon, diplomatik dhe milioner. Midis periudhës së viteve 69 dhe 72 ka një parantezë e gjitha italiane: fillon meDe Sica me "Lulet e diellit", vazhdon me Monicelli me "Mortadela", më pas Dino Risi me "Bashkëshortja e priftit" dhe në fund Alberto Lattuada me "Bardhë, e kuqe dhe...".
Gjithnjë në po të njëjtin vit 72 është Dulcinea, dashuria e kavalierit Don Chischiotte, në filmin e Arthur Hiller "L’uomo della mancha". Filmi i radhës me De Sicën, daton në vitin 74, "Udhëtimi", ku ka si partner Richard Burton, me të cilin punon edhe në "Takimi i rëndësishëm” të Alan Bridges, dhe në fund gjithnjë në vitin 74, me regjisorin francez André Cayatte, xhiron "Akuza është: dhunë kardinale dhe vetëvrasje", në të cilin interpreton rolin e nënës së një të riu të akuzuar për vrasje që rrëmbem bashkëshorten e gjykatësit Jean Gabin. Në 75, në "La pupa del gangster” të Giorgio Capitani, ritakohet sërish me Mastroiannin; ndërsa vitin tjetër në "Cassandra crossing", është një ndër pasagjeret e trenit, të mbipopulluar me emra të njohur (nga Burt Lancaster tek Ava Gardner dhe Richard Harris), që detyrohet të devijoj, sepse bashkë me udhëtarët ndodhet edhe një terrorist i infektuar nga një virus. Të vitit 77 janë edhe rolet dramatike "Angela, mëkati i saj i vetëm ishte dashuria" dhe "Një ditë e veçantë” e Ettore Scola, në të cilin është së bashku për të 12 herë me Mastroiannin. Një film tepër i realizuar, që vetëm me forcën e imazhit, ka ditur si asnjëri tjetër, të shpreh forcën musoliniane. Vitin tjetër aktorja ndodhet midis realizimeve të "Obiettivo 'Brass'", ku punon pranë Max Von Sydow dhe John Cassavetes; më pas me regji të Lina Wertmuller, është pjesë e dashurisë midis Marcello Mastroiasnni dhe Giancarlo Giannini, në "Fatto di sangue...". Në vitin 79 bashkëpunon me Michael Winner në filmin "Boça da fuco”, së bashku me një kast aktorësh të mrekullueshëm si James Coburn, Eli Wallch, Anthony Franciosa dhe Victor Mature. Pas një intervali të gjatë, në vitin 90 kthehet në kinema, sërish me Wertmuller, në filmin "E shtunë, e dielë dhe e hënë", një lloj filmi që bazohet në martesën napolitane, i bazuar në të njëjtën komedi të E. De Filippo. Në këtë film ka një rol edhe mbesa Alessandra Mussolini, vajza e motrës Maria, që po bëhej pjesë e karrierës kinematografike, para se të hynte në politikë. Në 94 Robert Altman i jep një rol në filmin e tij "Pret a porter", në të cilin 30 vjet më vonë e realizon me ironi, në lidhje me Marcello Mastroiannin tek “Dje, sot dhe nesër”. Vitin tjetër, është partnerja e Walter Matthau dhe Jack Lemmon në "That’s amore..."; më pas interpreton nënën e një djali hebre që dëshiron të bëhet komunist në "Soleil" të Roger Hanin. Në 2002 ka qenë protagonistja e "Cuori estranei" e djalit Edoardo Ponti, ndërsa kohët e fundit i ka kushtuar më tepër vëmendje produksioneve televizive.
Pak kuriozitet
Nga historia e dashurisë me Carlo Pontin kanë lindur dy fëmijët: Carlo Jr. në 1968 dhe Edoardo në 1973. Roli i Cesirës në ‘Ciociara’ është interpretuar më parë nga Anna Magnanit me regji të George Cukor. Shpesh në filmat që ka realizuar është bashkuar me këngën dhe këngët e saj janë përmbledhur të gjitha në një CD. Në vitin 1997 Presidenti i Republikës italiane i ka dhuruar titullin e ‘Cavaliere della Repubblica’, ndërsa në vitin 91, në Francë, i kanë dhuruar Vendin e Nderit, në të njëjtin vit ka marrë edhe çmimin Oskar të karrierës artistike.
Emri: Sofia Villani Scicolone
Data e lindjes: 20/09/1934
Vendlindja: Romë - Itali
Gjatësia 1,74