E marte, 08.10.2024, 03:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Zbulohen gjurmë të Durrësit nën tërmet

E shtune, 04.08.2007, 04:23 PM


Ekspedita italo-shqiptare e cila zhvilloi fushatën e katërt të gërmimeve në amfitetarin romak të Durrësit, ka prezantuar dje rezultatet e gërmimeve të drejtuara nga misioni arkeologjik i Universitetit të Parmës dhe nga Insituti Arkeologjik i Tiranës në bashkëpunim dhe me Insitutin e Monumenteve të Kulturës. Sipas kryetares së ekspeditës Sara Santoro, nga gërmimet në amfiteatër kanë dalë në dritë pamje dramatike të pasojave të tërmetit të vitit 1273 që shkatërroi qytetin dhe nga i cili gjetën vdekjen qindra banorë. Një gjendje jo të zakontë emocionale ka krijuar zbulimi i katër viktimave (një burrë, një grua, një fëmijë dhe një i ri) mes rrënojave të pallatit të bukur i cili ishte ndërtuar në fillim të shekullit të 12-të në pjesën jugore të amfiteatrit të rrënuar. Poshtë kësaj ndërtese kanë dalë në dritë mure të tjera që i përkasin godinave po të kësaj kohe dhe po në pjesën jugore të objektit. Santoro shprehet se poshtë kësaj ndërtese kanë dalë mure të tjera që i përkasin godinave të mëparëshme të shekullit 10-11, ndërsa në harqet dhe në shkallët janë zbuluar disa varre të shekullit të 5-të pas Krishtit me skelete dhe me simbole kristiane.

"Në këtë mënyrë, shprehet Santoro, "po sqarohet historia shekullore që e transformoi këtë monument të madh në lagje të qytetit të Bizantit, duke kaluar më parë në një fazë braktisje dhe shfrytëzimi si varrezë dhe për qëllime fetare dhe më pas për një ripërdorim me funksione banimi apo tregëtare brenda rrethit të mureve të qytetit." Sipas drejtorit të Departamentit të Arkeologjisë në Durrës, Afrim Hoti, në këtë mjedis është gjetur shumë material qeramike i cili po studiohet nga arkeologët shqiptarë. Bëhet fjalë për monedha dhe metale, mes të cilave një varëse e viktimës së tërmetit, në një kohë që mbi kockat njerëzore apo të kafshëve po kryhen testime shumë të thelluara për të pasur informacione mbi ushqimin dhe mbi gjendjen shëndetësore të banorëve të lashtë të Durrësit. Këto hetime ju janë besuar ekipeve italiane me famë botërore të cilat kanë zëvendësuar njëra-tjetrën gjatë gërmimeve. Gjatë kësaj ekspedite janë përdorur teknikat më të përparuara të kërkimeve dhe dokumentacioni është tashmë plotësisht i informatizuar. Mikrogravimetria, gjeosizmika, gjeoradari, termoluminishenca e qeramikës dhe xhamit, datimet me radiocarbon, analiza e izotopeve të kockave, hetimet petrografike, gjeoarkeologjike, fotoplanet dhe rikonstruksioni tridimensional i realizuar në 6 javë kërkime, të cilat do të përpunohen gjatë stinës së dimrit dhe do të japin informacione të reja dhe të panumurta mbi këtë monument të madh dhe me vlera të jashëzakonshme.
Gërmimet e këtij viti janë financuar nga Qeveria Italiane, nga Universiteti i Parmës, nga UNDP ART GOLD dhe janë mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora