E diele, 06.10.2024, 08:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Interviste me shkrimtarin dhe gazetarin e emigracionit, Albert Zholi

E premte, 03.08.2007, 05:27 PM


Albert Zholi
Shkrimtari dhe gazetari i emigracionit.

Njeriu ne gjurmim te te rejave emigratore. Mbi veprimtarine e shkrimtarit dhe gazetarit Albert Zholi

Intervistoi Artan Kristo- Gazeta Emigranti

Albert Zholi-ka realizuar

-616 shkrime, analiza, komente, opinioine, intervista, portrete, vezhgime, reportazhe per emigracionin. ( botime ne 19 gazeta brenda dhe jashte Shqiperise)
-96 biseda televizive ne 7 televizione shqiptare dhe nje ne Danimarke.
-284 biseda radiofonike, ne 4 radio shqiptare dhe nje greke.
-24 tregime me teme emigracionin.
- 4 libra per emigracionin.
- Lidhje me 23 shoqata te emigranteve.
-Lidhje te perditeshme me 39 shtete, Australi, Argjentine, Alaske, Suedi, Afrike e Jugut, Kine, Kanada, Amerike, Rusi, Ukraine dhe vende te tjera ku ka emigrante shqiptare.
-Pjese nga libri “Vite Emigracioni” jane perkthyer ne italisht dhe kroatisht.
-Dy libra janë pranuar në Bibliotekën Kombëtare Uashington “Vite emigracioni” dhe “Bilbilat e këngës popullore”

Intervista

Z Zholi, para disa ditësh në TVSH u dha një emision special mbi veprimtarinë tuaj publisitike dhe aktiviteteve në interes të jetës dhe punës së emigrantëve shqiptarë kudo që janë. Pse i jeni drejtuar vetëm emigracionit ?
-Së pari dua të them se unë kam qenë emigrant në Greqi dhe si i tillë kam njohur nga afër hallet problemet, shqetësimiet, punën, racizmin ndaj tyre, por mbi të gjitha dëshirën e tyre të madhe për të pasqyruar denjësisht cilësitë dhe vitytet më të mira të shqiptarit pavarsisht se në momente të caktuara ata luftohen padrejtësisht nga Media, dhe qarqe të caktuara ekstremiste raciste. Emigrantët janë njerëzit e sakrificës, të cilët i japin një ndihmë të jashtzakonshme ekonomike atdheut, duke e lehtësuar atë nga shumë probleme sociale. Ata njëkohësisht kanë sjellë dhe sjellin ekperienca nga ,ë të ndryshmet duke investuar në bisnese të vogla dhe të mesme duke i dhënë ekonomisë shqiptare një performancë moderrne dhe pse nuk kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e duhur. Shumë sportistë, aktorë, këngëtarë, shkencëtarë shqiptarë kudo në botë me punën dhe fjalën e tyre i kanë dhënë aq emër Shqipërisë sa zor se do të mund ta jepte politika shqiptare e të gjitha viteve, ku mund të vecoj Inva Mula, Vitore Stefa, futbollistët tanë në Greqi dhe Itali, shtangistët, Llemadeon në Gjermani. Alida Hiskun, Këze Zylon në Amerikë, Tedi Papavrami, Parashqevi Simaku, piktorët, Bakiun në Rumani, Simsian dhe shkrimtarët shqiptarë në Amerikë, Naum Prifti, Dalip Greca , që do ditë ti rendisësh... . Pa punën dhe mendjen e emigrantëve problemet e Shqipërisë do të ishin disa herë më të mëdha. Ata meritojnë vëmendje të madhe dhe unë e ndje veten gjitjmonë pjesë të tyre. Prandaj mundohem të jap një ndihmë sado modeste për numrin e tyre të madh. Të mos harrojmë emigrantët përbëjnë 1/3 e popullsisë shqiptare, duke e bërë vendin me emigracion më të madh në europë për frymë të popullsisë.

-Cilat janë problemet më të mëdha të emigrantëve tanë kudo në botë?
-Ato janë shumë, por unë do të vecoja tre: Së pari-Politikat e ndryshme migratore të vendeve të ndryshme që kanë bërë dhe bëjnë që shumë emigratë të jenë ende jashtë procesit të legalizimit dhe të flenë gjithmonë me ëndrrën e frikshme rë deportimit. Së dyti-Mospasja e mundësisë si nga ana e shtetit dhe e vetë atyre për mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve, e cila po bën përhapjen e një analfabetizmi masiv(për gjuhën e nënës). Së treti: Përcarja që ekziston ende te emigrantët mbi bazën e bindjeve politike apo krahinore, e cila ndikon në gjetjen e gjuhës së përbashkët për shumë probleme me karakter kombëtar apo tëtë drejtave të tyre.
-
Ju mendoni se këto nuk ekzistojnë tek komuniteti i emigrantëve të tjerë:
-Jo . Ekzistojnë por jo në këto përmasa, Pastaj për probleme madhore emigrantët e vendeve të tjera e gjejnë gjuhën e përbashkët. Kështu po të marrin polakët, rusët, rumunët, por edhe kurdët në Greqi. Komunitete e tjera në botë janë përpjekur dhe kanë arriutr të krijojnë lobe të fuqishme në interes të cështjes kombëtare. Të gjithë e dimë se si është organizuar diaspora greke, serbe, hebreje etj... Dhe këtu flitet për vedne fqinje të cilat ne duhet ti marrim shembull , Shqipëria ka shumë problene në këto momente dhe oragnozime të tilla në diasporë janë shumë të domosdoshme dhe sinjifikative. Ato janë një bërthamë e fuqishme në inters të cështjes kombëtare që dali mbi politikën e ditës dhe aspirojnë për të ardhmen e kombit. Orgamizime të tilla dalin mbi intersat vetjake, mbi intersat e grupimeve të vogla qoftë partiake apo shoqatash krahinore.

-Mos vallë e kësaj natyre ishte dhe takimi i fundit në Lezhë i Konferencës së Lidhjes Shiptare në Botë, ku ju ishit Zëdhënës i Shtypit ?
-Po. Tashmë po bëhen mbi 5 vjet që diaspora shqiptare lëviz. Një diasporë që po ndjen përgjegjësinë ndaj cështjes kombëtare. Ishte një nismë e vëllezërvë Kushnini me banim në Zagreb (nga Kosova), të cilët duke parë problemet e kombit shqiptar, duke bërë ballafaqimin me organizimin e diasporës serbe, morën vite më parë një udhëtim nëpër botë për të bërë nëj organizim që mori emrin Lidhja Shiptare Botërore, në këtë rrugetim, nuk mund të mos theksohet dhe puna organizuese, sensibilizuese, e veprimtres dhe tadhetares Vitore Stefa-leka. Ajo mbetet shembulli i gruas shqiptare në emigracion në inters të cështjes kombëtare. Konfernca e Lezhës, përcaktoi platformën dhe datën e mbledhjes së Kongresit të dytë të LSHB-së i cili do të zhvillohet në Tiranë në datën 27-28, tetor. Ky është një ogur i mirë për gjithë bashkombasit tanë kudo që janë. Ndoshta ora e bashkimit pa dallim bindjej politike
apo fetare po afron. Sot më tepër se kurrë ne duhet të jemi të bashkuar për vetë problemet në Kosovë ku pritet me padurim statusi përfunsimtar.

- Ju në disa organe shtypi si dhe në media vizive jeni përpjekur të bini të rejat mbi emigracionin. Cilat janë vështirësitë në këyë ndërmarje ?
-Kur flasim për vështirësi në radhë rë parë duhet të flasim për hapësirat që duhen kërkuar në mediat shiptare. Megjithëse kam drejtuar disa gazeta shqiptare hapësirat që kanë lënë botuesit për emigrantët nuk kanë qenë në ato të nevojshmet, të domodoshmet. Media shqiptare (dhe në disa raste ndoshta kanë të drejtë se në disa raste po bëhet konkurencë e pandershme) rend pas sensacionit, kronikës, sepse media tashmë është një biznes , si fruta-zarzavatet në treg. Shihet lajmi bombastik dhe të tilla përbëjnë interes vetëm ato brenda vendit, emigrantët lihen në dorë të fundit. Unë në radhë të parë doja të falëmderoja Radio Tiranën që më hapi për 7 vjet një dritare komunikimi të rëndësishëm. Dhe kjo pati efektin e vet, pasi emigrantë nga gjithë europa filluan lidhjet e përditëshme, ashtu si më vonë kjolidhje kaloi në TVSH për 2 vjet. Këto dy dritare ishin të vogla në raport me kërkesat
dhe hallet e emigrantëve sidomos të atyre në Greqi dhe Itrali të cilët punonin dhe punojnë në zonat rurale dhe nuk kanë asnjë informacion për zhvillimet e proceseve të legalizimit. Gazetat në Shqipëri lënë pak hapësirë (për ato që thashë më lart) dhe më shumë i shohin me dhembshuri pa ditur se ata janë më dinjitosë dhe informacionin ndaj tyre duhet ta ndjejnë si detyrë. Ndërsa Emigranti zë një vend të rëndësishëm në mediat shqiptare për emigrantët në Greqi.

-Cili është mendimi juaj për të ardhmen e emigrantëve. A do të kthehen ata në atdhe ?
-Pyetja është shumë e përgjithshme. Nëpërnjet Instituti të Emigracionit që unë drejtoj kemi bërë disa sindazhe. Dhe në të gjitha del një përfundim, 13-15% e emigrantëve mund të kthehen. Shumë janë stabilizuar me punë, të tjerë janë lidhur nga fëmijët sepse vazjdojnë shkollat apo fëmijët nuk duan të kthehen, të tjerë nuk kanë besim se Shqipëria do të rimëkëmbet ekonomikisht, apo se politika do ti uli tonet e gjaknxehtësisë. Dritat, uji, papunësia janë problemet që i stepin më shumë emigrantët. Ata tashmë të inkuadruar plotësisht në jetën qytetare të vendbeve ku janë nuk mund ti imagjonijnë dhe jo më ti shijojnë probleme të tilla.

-Cilët emigrantë shqiptarë kanë më shumë probleme sot në botë:
-Emigrantët në Greqi. Ata përbëjnë dhe numrin më të madhe të emigrantëve tanë kudo në botë rreth 700 mijë afërsisht gjysma e emigrantë ve nëpër botë. Problemi më i madh është legalizimi i emigrantë ve të palegaliuar , ku asnjëherë politikat qeveritare emigratore greke nuk janë ngitur në nivelin e vedne të tjera të europës. Shembulli më i mirë për qeverinë greke duhet të jetë ajo italiane , e cila tashmë mund të meret si shebull apo promotor i politikave liberalizuese në ineres të emigrantëve të palegalzuar. Në këtë proces thembra e Akilit për Greqinë ngelen gjithmonë sigurimet shoqërore (ensimat) ku vendet e tjera nuk e kanë si kusht. Numrin e blerjes së tyre qeveritë greke e kanë vendosur për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit. Së dyti fenomeni i racizmit në Greqi ndaj emigrantëve është më i theksuar se cdo vend tjetër i BE apo në botë. Këtë nuk e them unë por raportet e
Organizmave Ndërkombëtarë të specilaizuar në këtë fushë dhe që bëjnë bilace serioze vjetore.

-Po shteti shqiptar a i ka ktheyr sytë nga emigrantët?
-Të jemi realist duhet të themi se nga viti në vit shihet një rritje e interesit të shtetit për të drejtat dhe për ndihmën ndaj emigrantëve. Mundësitë janë për më shumë. Sa më shumë të kujdeset shteti aq më shumë vendet pritëse do të angazhohen për të drejtat e emigrantëve.

-Sa shoqata e migrantësh ka sot në botë dhe a kanë lidhje me njëra tjetrën “
-Personalisht kam lidhje me 23 shoqata, Por mos harrojmë se vetëm në Greqi me sa di unë ka 13 shoqata, në Itali 6 e kështu me radhë. Numri nuk përbën problem, problem është gjuha në aktivitete dhe përfqsimet e përbashjëta në interes të komunitetit dhe cështjes kombëtare. Sa më të bashkuara të jenë shoqatat aq më shumë do të ndihet roli, puna dhe kërkesat e tyre. Një fjalë e urtë thotë se po se nderove veten stë nderon njeri. Në sndërton dot gjë të paktën mos prish.

-Mendon se ke arritur të bëh dicka për emigracioni ?
-E sotmja është nxënëse e së djeshmes. Në rast se unë kam bërë dicka më shumë se të tjerët, kjo vetëm se jam mbështetur mbi supet e punës së emigrantëve. Puna e tyre e shmëzon me zero përpjekjen time.

-Ndonjë gjë të vecantë ?
-Uroj gazetën tuaj si të vetmen gazetë shqiptare në inters të emigrantëve shqiptarë në Greqi (që botohet në Shqipëri). Kjo është një derë e hapur për të pritur halet e tyre të mëdha. Nqs shumë gazeta të tjera do të kishin vepruar kështu hallet e tyre do ishi sfumuar gradualisht. Atë që bën shtypi nuk ë ben dot politika. Në politikë për zgjidhjen e problemeve duhet talent, në gazetari sakrificë dhe talent.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora