E premte, 08.11.2024, 11:34 AM (GMT)

Kulturë

Meshkuj dhe Femra, natyra na ka bërë të ndryshëm!!!

E merkure, 18.07.2007, 06:06 PM


Jemi qenie njerëzore që punojmë, argëtohemi, ushqehemi, ulemi ose ngrihemi në karrierë, etj. Jemi drejt rrugës së emancipimit, kur mesh kujt e femrat po arrijnë të njëjtat nivele duke luftuar diskriminimet dhe favorizimet dhe kjo është një gjë e mirë. Po shkojmë drejt barazizë. Dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Por barazia mund të shkojë deri diku. Fiziologjikisht nga natyra jemi të ndryshëm, kështu që dhe etapat e jetës sonë shpesh nuk janë të njëjta dhe pse mund të duken të ngjashme. Nuk e besoni? Atëherë lexoni elementë e mëposhtëm.

1. Era e trupit: Era e trupit të meshkujve është shumë më ngacmuese sesa e femrave.
2. Agresiviteti: Meshkujt janë më agresiv, apo më të prirur për të përdorur fuqinë fizike. Burim i kësaj është hormoni i testosteronit. Ndërkaq femrat kundër kësaj luftojnë dhe kundërvihen me fjalë.
3. Sporti: Në aspektin e sportit meshkujt janë më të shpejtë sesa femrat, ndërkaq femrat janë më të durueshme.
4. Gjaku: Meshkujt kanë rreth 4.5 litra gjak, ndërsa femrat 3.6 litra. Tensioni i meshkujve është më i lartë se i femrave me vlera 140/88, tek femrat 130/88.
5. AIDS : Nga katër të sëmurë me AIDS vetëm një është femër, ndërsa tre të tjerët janë meshkuj.
6. Noti: Shtresa dhjamore nën lëkurë i bënë femrat notuese më të shkathëta se meshkujt.
7. Krizat: Tek femrat sintomat gjatë menopauzës zakonisht shfaqen me temperaturë, pagjumësi, shtim në peshë, djersitje gjatë natës, dhe tharje të vaginës, ndërsa tek meshkujt gjatë fazës së andropozës nuk ka pothuajse asnjë ndryshim i dukshëm.
8. Nxehtësia e trupit: Nxehtësia e trupit tek meshkujt është më e madhe se sa tek femrat, ndërsa trupi i mashkullit përbëhet prej ujit në një masë prej 60-70%, tek femrat uji bën pjesë 50-60%.
9. Organet Gjenitale: Organet gjenitale tek meshkujt gjenden jashtë dhe janë më të ekspozuara ndaj lëndimeve, tek femrat organet janë të fshehura dhe më të mbrojtura.
10. Skeleti: Krahët dhe duart tek meshkujt janë më të gjatë gjithashtu dhe këmbët. Kockat i kanë më të rënda, ndërkaq kockat e ijeve tek femrat janë më të gjëra.
11. Telat e zërit: Tek femrat për shkak se telat e zërit janë më të shkurtër edhe zëri është dhe më i hollë dhe i mprehtë.
12. Organet e dëgjimit: Shqisat e dëgjimit dhe nuhatjes tek femrat janë më të forta, ndërkaq meshkujt ndaj të nxehtit janë më të ndjeshëm. Syri i mashkullit ka aftësi t'i ndajë më mirë detajet.
13. Harxhimi i energjisë: Mashkulli në kushte pasive harxhon 39.5 kalori, ndërsa femra 37 kalori. Nevojat ditore e mashkullit për kalori janë 2700, për femra 2000.
14. Yndyra: Yndyra tek meshkujt gjendet po thuajse sa gjysma e sasi që gjendet tek femrat. Tek femrat yndyra gjenden rreth 3,5 kg më shumë se tek meshkujt. Yndyra tek meshkujt kryesisht mblidhet në bark, tek femrat ajo mblidhet në bark, kofshë etj.
15. Sëmundjet: Meshkujt gjatë jetës rreth 40 ditë më shumë se femrat.
16. Flokët: Flokët e femrës janë më të shpeshta dhe më të forta se të meshkujve. Rrënja e flokëve tek femrat është më e thellë 2 milimetra dhe për këtë arsye rënia është më ngadaltë se tek meshkujt.
17. Lëkura: Meshkujt kanë 1.8 m2 lëkurë, ndërsa femrat 1.6 m2 katrorë. Lëkura e femrave është më e hollë dhe për këtë arsye edhe më e ndjeshme.
18. Masturbimi: Rreth 92 % të meshkujve masturbojnë, ndërsa ndër femra ky proçes është i përhapur me rreth 62 %.
19. Ushqimi: Nëse marrim një peshë të njëjtë meshkujve dhe femrave, vihet re se meshkujt kanë më shumë nevojë për ushqim, metabolizmi i tyre punon më shpejt.
20. Vajtimi: Femrat qajnë 5 hërë më shumë se meshkujt, zakonisht ndërmjet orës 19.00-22.00
21. Rrahjet e zemrës: Zemra e meshkujve është më e madhe se e femrave, por dhe rrahjet i ka më të vogla. Në një minutë zemra e mashkullit rreh rreth 72 herë, ndërkaq zemra e femrave rreh 80 herë/minutë.
22. Plakja: Meshkujt mplaken më shpejt se femrat. Një femër 55 vjeçare, zotëron 90 % të fuqisë së trupit së saj, ndërsa meshkujt rreth 70 %. Sistemi i qarkullimit të gjakut te një mashkull 35 vjeçar është e njëjtë me atë të një femre 50 vjeçare. Pikë të dobët tek femrat është lëkura, e cila është më e hollë tek ato. E dukshme është se femrat faktin dhe proçesin e plakjes e pranojnë shumë më lehtë se meshkujt.
23. Puberteti: Faza e pubertetit tek meshkujt fillon rreth moshës 10-15, ndërsa tek femrat 9-14.
24. Jetëgjatësia: Meshkujt jetojnë mesatarisht 71.5, femrat 78 vjet.
25. Molla e Adamit: Molla e Adamit është karakteristikë vetëm tek meshkujt.
26. Frymëmarrja: Meshkujt marrin rreth 16 herë frymë në minutë, ndërsa femrat marrin rreth 20-22 herë në minutë. Ndërkaq sasia e thithjes së oksigjenit në ditë, e të dy gjinive është e njëjtë 12,000 litra oksigjen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora