E premte, 08.11.2024, 08:30 AM (GMT)

Kulturë

Kirsten Dunst, Të dashurosh një merimangë

E diele, 29.07.2007, 07:57 PM


Ka provuar puthjen e parë me Brad Pitt në “Intervistë me vampirin”. Tashmë kinemaja po e pret të jetë për të tretën herë në krahët e “Spider Man”. Kirsten Dunst rrëfehet përpara premierës

Jo të gjitha e kanë fatin të krenohen për faktin se e kanë marrë puthjen e parë nga Brad Pitt… Kjo i ka ndodhur vetëm Kirsten Dunst, në moshën 12-vjeçare, në filmin “Intervistë me vampirin”. Por meqë është një vajzë shumë modeste, ajo nuk lëvdohet për këtë, madje duket sikur  nuk i ka bërë asnjë efekt: “Oh, puthja ime e parë me Brad  Pitt… m’u duk paksa e shpifur...”. Është pikërisht ky momenti që bën ndryshimin mes nesh dhe yjeve të vërtetë.

Që atëherë joshësja Marie Antoinette ka puthur Orlando Blum, Jim Carrey... dhe mbi të gjitha Tobey Maguire, me të cilin është duke jetuar një histori të gjatë kinematografike, duke qenë se së bashku kanë xhiruar edhe episodin e tretë të “Spider-man”.  

Tërheqëse, apasionante, e paparashikueshme, princesha e kinemasë hollivudiane flet për kujtimet e fëmijërisë, pasionet prej vajze që e jeton jetim plot gëzim dhe për projektet prej aktoreje të re, me një karrierë të gjatë mbi shpatulla.

Gruaja Spider-man

Në “Spider-man 3” zbulohet ana e fshehur e Peter-it (interpretuar nga Tobey Maguire)?

Po. Episodi i tretë është shumë interesat, sepse regjisori ka shtyrë analizën psikologjike të personazhit më në thellësi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të parë trimëritë e njeriut merimangë, por edhe ndjenjat dhe dyshimet e tij.

Dhe kjo krijon tension mes heroit dhe personazhit tënd. Mund të na tregosh më tej?

Po. Ka ekzistuar gjithmonë një histori e fortë dashurie mes tij dhe Mary Jane. Por gjërat komplikohen. Si mund të dashurosh një burrë si Spider-man? Pastaj është një lloj luftëtari që jeton vazhdimisht në pije të perit. Ai mund të vdesë ose edhe të gjejë një grua tjetër. Është shumë e lodhshme të duash një burrë si ai. E lodhshme dhe ... plot pasion.

Është njësoj si të duash një rock star?  

Mendoj se Spider-Man është më shumë sesa një rock-star, është një superhero.

Nuk mendon se edhe Mary Jane është heroinë në mënyrën e saj?

Sigurisht. Është një vajzë që kërkon të bëhet grua, të bëhet më e pjekur dhe të gjejë një arsye për të jetuar. Reflekton shumë kurajë në impenjimin me një burrë shumë pak të disponueshëm karshi saj, edhe në momente kur ka më shumë nevojë. Mary Jane e mbështet personazhin Peter në një mënyrë shumë altruiste. Dhe i fal gabimet e tij sepse jo vetëm e do, por e admiron.

Po ti ke heronj në jetën e vërtetë?

Mamin tim, miqtë e mi Joanie Mitchell, Carl Sagan, Magnetic Filds. Dhe Barrack Obama (njeri i politikës). Oh, ndoshta këtë nuk duhet ta kisha thënë!

Mund të na e shprehësh qartë pozicionin tënd politik?

Po, të gjithë e dinë se janë në anën e demokratëve. Admiroj edhe Hillary Cinton, por  Barrack Obama, është shumë joshës

Sekrete në sheshin e xhirimit

Në episodin e tretë të Spider-man të shohim duke kënduar. Ke studiuar për kanto?

Për Marie-Antoinette-n kam marrë leksione, sepse nuk e flas frëngjishten dhe duke kënduar munda të familjarizohem me tingullin e gjuhës. Për Spider-man fillova të studioj kanton, për të arritur të merrja frymë më mirë.

Dëshiron të këndosh në Broadway?  

(Qesh) Oh jo, nuk do të mundja kurrë të këndoja live para publikut! Pavarësisht të qenit një aktore, nuk do të mundja kurrë të ngjitesha në një skenë si ajo e Broadway-t.   

Të është dashur të kërcesh edhe twist?  

Sigurisht, dhe më pëlqen shumë. Meqë ra fjala, producentët më çuan në Culver City për të mësuar twist. U tregova shumë budallaqe. Thashë: “Duhet të vija deri këtu për të mësuar?” Mendova se nuk do të ishte e nevojshme! Por pata një profesor shumë të zotin dhe zbulova shumë gjëra. Ishte zbavitëse.

Kujtimi më i bukur gjatë xhirimeve?

Doni që tua them me të vërtetë? Atëherë: Tobey kishte një kuzhinier personal, por meqë duhej të dobësohej, nuk mund të hante shumë, kështu që përfitova unë në vend të tij. Duket një marrëzi, por kur xhirohet një skenë e vështirë filmi, ajo që ndodh jashtë sheshit të xhirimit është shumë e rëndësishme.

Pasione të ëmbla

Çfarë të pëlqen të bësh?

Më pëlqen të shkoj në kinema, të rri me miqtë e mi, të udhëtoj, të zbuloj vende të reja, të darkoj të dielën në mbrëmje, të shkoj nëpër koncerte dhe në teatër. Mund të duket gjithçka e rëndomtë, por unë nuk kam ndonjë pason të veçantë. Jam një njeri i ekuilibruar dhe nuk kam nevojë për ndjesi të forta për të t’i krijuar vetes përshtypjen se ekzistoj.

Nuk të pëlqejnë sfidat?  

Jo. Dhe të mendosh që gjyshi im ka qenë një atlet dhe ka qenë zgjedhur për të shkuar në Olimpiadë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Edhe babi im është sportist. Kam marrë pak prej tyre por unë nuk stërvitem për të konkurruar.

Pasione të tjera?

Piktura dhe kinematografia. Jam duke përfunduar studimet në një shkollë arti në New York. Pikturoj duke u frymëzuar nga modelet ose thjesht nga imagjinata ime. D.m.th. pikturoj gjithçka. Për mua është shumë e rëndësishme të shohësh ose të imagjinosh.

Ka vende të botës që do të të pëlqente t’i vizitoje?

Do të më pëlqente të shkoja në Indi, në Afrikë dhe në Polin e Jugut.

Do të doje të aktivizoheshe në aktivitete humanitare, siç kanë bërë shumë aktorë të famshëm?

Jam aktivizuar në një projekt të tillë. Është e qartë që nëse dua të shkoj në Afrikë, nuk e bëj për të qëndruar në hotel, do të ishte pa lidhje. Sigurisht që do të më pëlqente të përfitoja nga fakti i të qenit e famshme për të mbështetur kauza të rëndësishme.

Thuhet se shkruan për Vanity Fair. Është e vërtetë?

Sigurisht. Punoj për Vanity Fair. 

… dhe që je duke shkruar një roman...  

Ah, ky është një sekret. Për momentin nuk mund t’ju them asgjë!

E ardhmja 

Je bërë aktore që e vogël dhe ke një karrierë vërtet të gjatë. Si e shikon të ardhmen?

Jeta ka ulje dhe ngritje. Që 16 vjeç kisha shumë intuitë për mënyrën e zgjedhjes së projekteve të mia. Pastaj e humba atë impuls dhe fillova t’u besoj të tjerëve, që më kanë këshilluar se me cilët regjisorë dhe aktorë duhet të punoja. Tani dëshiroj të ndjek sërish intuitën time. Mbi të gjitha dua të mbështetem në integritetin tim. E di unë se kur duhet të them po e kur jo. Kështu  e mendoj sot të ardhmen.

Përveç kinemasë, ke projekte të tjera profesionale?

Dua të prodhoj dhe të drejtoj filma. Nëse jo, ka njëmijë gjëra të bukura për të bërë. Si për shembull të shkruaj. Di që do të isha e lumtur nëse në çfarëdolloj moshe të zbuloja dhe të impenjohesha me projekte të reja.

Do të ketë një Spider-Man 4?

Jo. Besoj se jo. Mendoj se historia vërtet ka mbaruar. Të paktën për mua.

Mund të na flasësh për filmat e tu të ardhshëm?

Do të më shihni në një film të Simon Pegg. Do të interpretoj edhe rolin e Marie Ruzicka në filmi e ardhshëm të Sam Raimi, gjithmonë në krah të Tobey Maguire: është historia e një gruaje që punon në një organizatë humanitare dhe ndihmon viktimat e operacioneve amerikane në Irak dhe Afganistan. Më pas do të punoj sërish me Michel Gondry.

Do të interpretosh rolin e Debbie Harry, këngëtares mitike të grupit Blondie?  

Po, por nuk ka ardhur akoma momenti për të folur.

Çfarë do të bësh ketë verë? Do të shkosh me pushime?

Jo. Këtë verë s’ka pushime. Do të shkoj në Londër për punë. Gjithsesi nuk mund të ankohem.

Fat prej ylli

Aktore dhe modele që 3 vjeçe, Kirsten Dunst ka lindur më 30 prill 1982 në New Jersey, nga prindër gjermano-zviceranë. Që e vogël Kirsten, hyn në agjencinë e famshme Elite. Ka luajtur në: “Histori nga New York-u”, i Woody Allen, në 1989. Më pas “Zjarri i kotësisë” (1990), ku është vajza e personazhit të interpretuar nga Tom Hanks. Në 1994 Kirsten mbush 12 vjeç në sheshxhirimin e “Intervistë me vampirin”, ku pati edhe puthjen e saj të parë me Brad Pitt. 

Është nominuar në Emmy Awards. Reciton në filma të ndryshëm dhe më pas në “Vetëvrasja e virgjëreshës” (1999) i Sofia Coppola-s, që e bën të famshme.

Spider-man 2, në vitin 2002,e bën të hyjë në klubin e “më shumë se 5 milionë dollarë” (për film). Në 2006 Kirsten ritakon Sofia Coppola, e cila e drejton në rolin e Marie Antoinette-s.

Për interpretimin e Mary Jane Watson në të parin Spider-man, Kirsten Dunst ka fituar MTV Award si aktorja më e mirë dhe për puthjen më të bukur të shkëmbyer me Tobey Maguire.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora