E shtune, 12.10.2024, 01:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Zbulohet në Korçë varreza 7 mijë vjeçare

E premte, 10.08.2007, 11:06 PM


Janë gjetur materiale të vjetra dhe skelete. Ekspedita do të vazhdojë më tej

Gërmimet arkeologjike janë bërë në fshatin Sovjan

Gërmimet arkeologjike në fshatin Sovjan të Korçës kanë zbuluar një kodër-varrim, e cila sipas specialistëve daton 7 mijë vjet më përpara. Kodër-varreza në periferi të fshatit Sovjan është gjetur në thellësinë e 10 metrave. Ajo ka një diametër prej 10.47 metrash dhe një lartësi prej 114 centimetrash. Zbulimi i kësaj kodre është bërë fare rastësisht. E njohur si një zonë e pasur arkeologjike, në të është ndërmarrë një ekspeditë studimore. Gjatë shpimeve që punonjësit po kryenin prej disa kohësh me aparatura, kanë hasur në disa materiale të vjetra dhe interesante. Pasi janë njoftuar për gjetjen e këtyre materialeve, specialistët e arkeologjisë kanë filluar studimin.

Kodër-varreza

Kodër-varreza në fshatin Sovjan është gjetur nga arkeologët në një thellësi prej 10 metrash gjatë një studimi arkeologjik të ndërmarrë në këtë zonë. “E dinim se ky fshat ka qenë zonë shumë e pasur me tuma historike dhe të lashta. Ishim nisur për një ekspertizë gërmimi në këtë zonë dhe gjatë gërmimeve ndeshëm disa materiale të forta qeramike. Këtu filloi edhe dyshimi i të gjithëve se mund të kishte diçka interesante dhe të tepër të veçantë”, - shprehet Kujtim Zdravo, njëri prej 10 arkeologëve pjesëmarrës në ekspeditë. Ndërsa ata filluan nga puna për gërmimet e vendit që kishin piketuar, hasën në disa sende të vjetra, që për vet kohën e tyre kishin një vlerë të madhe. Ndër to janë gjetur enë balte të pjekura si dhe disa copa gjerdani të gdhendura në bakër dhe ar. Por zbulimi i kësaj kodër-varrimi është paraprirë nga gjetja e një sasie skeletesh të ngjitur pranë njëri-tjetrit. Pozicioni i tyre të vendosur shumë pranë njëri-tjetrit, ka lënë të kuptohet se bëhej fjalë për varrosjen e personave të një familjeje ose fisi. Sipas specialistëve, studimi i mëtejshëm i kodër-varrezës ka konfirmuar se kjo nuk mund të ketë qenë thellësia reale e varrezave. Koha tepër e gjatë dhe lëvizjet natyrore, ka bërë që këto materiale të krijojnë lartësinë prej 114 centimetrash.

Skeletet

Pas gjetjes së skeleteve, arkeologët kanë filluar studimin dhe rindërtimin e mënyrës se si mund të jenë varrosur. Ata kanë bërë të ditur se nga formimi provizor i kockave të skeletit, është vërtetuar se janë varrosur 7 persona. Mendohet që ata të kenë qenë burra, për shkak të bëshmërisë, madhësisë së kockave dhe përmasave të skeletit. Gjithashtu, është arritur të konfirmohet edhe gjetja e skeletit të një fëmije dhe një nëne, të cilët kanë qenë të varrosur fare pranë njëri-tjetrit. Këto janë të dhënat e para, ndërkohë që ekspedita është duke vazhduar punën. Ende nuk dihet se sa mund të jetë numri i varreve që ndodhen në këtë kodër. Pritet që gërmimet e mëtejshme të nxjerrin fakte të tjera që do të ndihmonin për studimin e kësaj tume, e veçantë në llojin e vet në të gjithë rajonin. Nuk dihet ende sa mund të jetë numri i saktë i varreve që ndodhen në këtë kodër, pasi studiuesit dhe arkeologët janë vetëm në hapin e parë të punës së tyre. Zona në fjalë ka qenë liqeni i dikurshëm i Maliqit, i cili pas tharjes ka ngelur në këtë gjendje.

Zbulimet e mëparshme

Kjo nuk është hera e parë që ndërmerren gërmime arkeologjike në zonën e Sovjanit. Në këtë zonë, vetëm disa kohë më parë është gjetur një tumë në të cilën ishin varrosur përveç drejtuesve të fiseve dhe personave të afërm të tyre. Po në këtë rast, janë gjetur edhe pesë foshnja të varrosura sipas ritualeve fetare të kohës. Zona e Sovjanit është e njohur për lashtësinë e saj, kohë e cila daton prej më se 10 mijë vjetësh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora