Kulturë
Demir Krasniqi: Ktheni eshtrat
E hene, 27.04.2009, 10:18 PM
 Me rastin e Ditës së të pagjeturve:
Me rastin e Ditës së të pagjeturve:
KTHENI ESHTRAT
Para syve t’ botës mbarë –
Presin nënat në Merdarë !...
Ende shpresat nuk janë humbur ,
Për më t’ dashurit që u janë zhdukur !
 Gjëmat e tyre e luajnë gurin –
 Presin djalin, vëllain, burrin !...
Ktheni eshtrat, ogurzi –
Presin nënat me duar n’ gji !
N’ shami t’ zeza, gratë te dera ,
Zemër - shkrumb, motrat e mjera...
 Syrgjyn vdekur këto viktima,
 Buzëtharë , fëmijë jetima. 
Ktheni bijtë e nënës loke –
T’ prehen n’ gjirin e kësaj toke !
Se kjo tokë iu dha ushqim –
Ktheni bijtë t’ prehen n’ amshim !
 N’ dhera t’ huaja mbushë me djaj –
 Dergjen eshtrat hiq pa faj !
Presin nënat në Merdarë –
Lumi i lotëve s’ ka të tharë !...
Një thes eshtra për ngushëllime –
Nga xhelatët, që bënë krime !...
 I vodhën eshtrat në skëterra ,
 E na i fshehën në humnera !...
  Teksti, muzika dhe interpretimi:
   Demir KRASNIQI

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










