E hene, 26.07.2021, 02:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: “Përrallë me tupan”, mes komedisë dhe humorit

E shtune, 25.04.2009, 04:31 PM


“Përrallë me tupan”, mes komedisë dhe humorit

Nga Ilir Muharremi

Emisioni i shumë shikuar “Përrallë me tupan”, i cili çdo të premte shfaqet në kanalin televiziv Koha vizion (KTV), në subjektivitetin e vet përmban nuanca të humorit të mirëfilltë dhe në disa momente edhe të komedisë profesionale, e cila nga spektatori nxjerr të qeshurën, por jo banalen. Në shumë raste dominon humori, por edhe komedia profesionale shfaqet si një betejë tejet e ashpër, me një teh të mprehtë artistik. Mendoj se komedia në pikëpamje tematike është më e afërme me atë që është e përditshme, banale dhe e zakonshme se sa tragjedia, nga kjo na del se ajo përdorë shprehje nga jeta e përditshme, se në një farë mënyre është realiste, dhe se fytyrat e saja janë të ngarkuara parimisht me ndonjë dobësi, moskosekuencë ose pafuqi që problemet indirekte t’i shqyrtojnë dhe t’i kuptojnë  në perspektivë të përgjithshme njerëzore. Shumë situata të përditshme reale, që prekin një shtresë të madhe, duke u nisur nga problemet shtetërore, papunësia, madje edhe në disa raste probleme intime, ne dukshëm i shohim në emisionin “Përrallë me tupan”, dhe të gjitha këto na shfaqen me disa mesazhe dhe qëllime, apo me zgjidhje të larta dhe të kuptimta. Në disa raste subjekti i tekstit të këtij emisioni kalon edhe në satirën, sepse kur komedia kritikon disa dukuri ose karaktere duke i përqeshur keq dhe duke i dënuar rreptë, flasim për satirën, ndërkaq, kur  ndaj dobësive dhe të metave njerëzore, flet me mirëkuptim dhe pa dëshirë që t’i dënojë, atëherë behët fjalë për humorin si paraqitje artistike direkt dhe e drejtpërdrejt, respektivisht paraqitja e të qeshurit pa pretendime të tjera. Të gjitha situata, dhe momente te cilat i shfaqin aktorët e “Përrallës me tupan”, nganjëherë  monologët dhe dialogët e tyre, na vijnë në mënyrë direkt pa ndonjë pretendim të keq, por ajo mënyrë direkt në esencë përmban një qëllim të madh i cili kërkon zgjidhje ose ngritje të zërit ndaj një mase të gjerë shoqërore. Shpesh aktorët interpretojnë edhe figura të shquara politike, duke i pasqyruara defektet e tyre të tepruara, apo shprehitë nga të cilët asnjëherë nuk mund të dalin, por gjithnjë në mënyrë të drejtpërdrejt, me nuanca artistike. Themeluesit e këtij emisioni Valon Maloku dhe Antigona Kotori, me punën e tyre të palodhshme dhe me vlerë, kanë krijuar një ansambël tejet të madh, ku secili merr një pagë të majme. Ndërkaq, udhëheqësi i këtij emisioni  Maloku, i cili gjithnjë na prezantohet me batuta humori, ka bërë që ky emision të ekzistojë për tri vjet, dhe gjithnjë në ngritje e sipër, duke u thelluar në bashkëkohoren dhe të përditshmen. Mendoj se jetë gjatësia e këtij emisioni është ndoshta si pasojë e një ansambli profesional, ku shumica e aktorëve duke u nisur prej regjisorit, kanë përfunduar Akademinë e Arteve të Prishtinës, drejtimin e aktrimit dhe të regjisë, por e tëra kjo gërshetohet dhe puqet me  një ansambël paksa amator  ku secili ka veti të veçanta, interesante dhe të pranuara, e të koordinuara mirë nga ana e brendshme psikologjike e deri tek ajo e jashtme. Andaj, i uroj suksese këtij ansambli, edhe në emisionet e ardhshme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora