E marte, 22.06.2021, 05:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Pse (Cikël poetik)

E hene, 27.04.2009, 06:21 PM


PSE

Kur te shikoj ne sy
pyes kush eshte perendi?!
Po te me sheh njeri
do t'me quaje i marre.
Endrra perveluse
tek ti te marre zjarr,
pleq as te rinj
dashurise s'mund t'i vene kufi,
pse lojen e tjetrit
e dine per marri?

NE KOPSHT

Si hije e trazuar erdhe
tek nxente dielli ne kopsht,
flututres ate mot i ngjaje,
luleve qe rriteshin
s'u more ere dot!
Mos ishte e marte,
kur hyre ne loje,
Muajin as vitin s'dua t'i kujtoj!
Endrrat e djajve kerkoje t'i shihje syçele,
fjala te rrodhi si vetetima ne vere,
rrokjet çdo gje prene si teh shpate,
kur erdhe ne kopsht sa pranvera i pate?
Valle, gjithe ate helm
ku e mbajte?!

RETE S'E DI NGA ERDHEN

Mbi gershetin tim pushove, pellumb;
si shqiponja zogun me vure ne gjume,
endrrat me perveluan si syri yt ne gji,
kur me kalli buze lumit e me s'pashe njeri,
rete s'e nga erdhen e m'i moren syte,
dielli lindur, iku nje dite!
Pas si hije e vdekjes me ndoqen tradhtite,
tek lumi qysh t'kthehem, o pellumbardhe?!
Mbi varrin tim
qyqja te leshohet ne vaj.

NATA

Nata eshte pjelle e endrrave
dhembjet
si eren me bresherin i perpjek.
pritjeve shtratin ua rrit
si flutura krahet nektar i leshon ne drite.
Nata gjithmone s'eshte e zeze.
Zemrat shpeshhere flake i ndez
dhe mbjell faren e gezimit
pas tretjes se lules se kujtimit.
Nata me ore te gjata,
lind shpresa,
rrit shtrengata.

PRITJA

Nusja pret vajin e femijes
nen hijen e qershise,
pema prej dege kokerr s'i leshon.
Ajo pyet veten
mos valle per mua shkroi Migjeni,
apo me nenen te njejtin fat kemi?

KUR ISHIM FEMIJE

Ne flete bagremi kerkonim suksesin
shoke e shoqe filloriste,
pas humbjes i hidhnim gjethet
me dhjetera here ne dite,
qellimi ne lloje ia arrinim
qofte edhe me hile ne bisk,
kurse tash qe u poqem
si eshke u dogjem,
pa ditur gje per njeri-tjetrin,
kendej e matane detit,
fatet si dikur ne loje
gjithe jeten s'mund t'i nderrojme.

Klithme e Kenge (Tirane, 1996)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora