E marte, 14.04.2026, 06:00 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Eliot Engel dhe Harry Bajraktari - një bashkëpunim që fuqizoi zërin shqiptar në SHBA

E hene, 13.04.2026, 06:59 PM


Shkreli, Engel, Bajraktari, Berisha, Topalli

ELIOT ENGEL DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

Nga Frank Shkreli

Ndarja nga kjo jetë e kongresistit Eliot Engel ka rikthyer në vëmendje jo vetëm figurën e një miku të madh të shqiptarëve, por edhe bashkëpunimin e tij të vyer me përfaqësues të shquar të diasporës, mes tyre edhe aktivisti dhe biznismeni i dalluar shqiptaro-amerikan, Harry Bajrkatari. Ky bashkëpunim, i ndërtuar mbi përkushtim dhe vizion të përbashkët, ishte një shtyllë e rëndësishme në promovimin e çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte një kohë kur politika amerikane dhe veprimtaria e diasporës shqiptaro-amerikane u bashkuan në një aleancë të fortë për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare, në përgjithsi. Bashkëpunimi mes Eliot Engel dhe veprimtarit të njohur shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari përbën një kapitull të rëndësishëm në historinë e angazhimit të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Në një periudhë kur çështja e Kosova kërkonte mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, ky bashkëpunim u shndërrua në një urë lidhëse mes komunitetit shqiptaro-amerikan dhe vendim-marrësve politikë në amerikane niveleve më të larta të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara.

Harry Bajraktari, si një nga zërat më aktivë të diasporës shqiptaro-amerikane dhe botues i gazetës “Illyria”, luajti një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Përmes aktiviteteve të shumta, lobimit dhe informimit të vazhdueshëm, me shumë të tjerë aktivistë, ai ndihmoi që çështja shqiptare e sdiomos çeshtja e Kososvës, të fitonte vëmendjen e duhur në qarqet politike amerikane.  Në këtë kontekst, Eliot Engel u bë një aleat i palëkundur. Ai dëgjonte dhe merrte seriozisht shqetësimet e komunitetit, duke i reflektuar ato në qëndrimet dhe iniciativat e tij prej ligjvensi në Kongres. Bashkëpunimi i tij me Bajraktarin dhe figura të tjera të diasporës ndikoi drejtpërdrejt në forcimin e mbështetjes amerikane për ndërhyrjen e NATO kundër regjimit terrorist sllavo-komunist të Slobodan Milosheviçit.

Ky partneritet nuk ishte vetëm politik, por edhe strategjik. Bajraktari dhe komuniteti që ai përfaqësonte ndihmonin në artikulimin e qartë të kërkesave dhe prioriteteve të shqiptarëve, ndërsa kongresiosti Engel i shndërronte ato në veprim konkret në arenën politike amerikane dhe më gjërë.  Përmes takimeve, aktiviteteve dhe komunikimit të vazhdueshëm, të dy kontribuan në krijimin e një fryme bashkëpunimi që ndikoi në mënyrë të qëndrueshme në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, si asnjë hetë më par në histlorinë e marrëdhënieve midis dy kombeve tona. Ata dëshmuan se kur diaspora është e organizuar dhe e lidhur me përfaqësues të fuqishëm politikë, ajo mund të luajë një rol vendimtar në çështje ndërkombëtare.

Sot, bashkëpunimi i ngusht gjatë dekadave të kaluara mes Eliot Engel dhe Harry Bajraktarit mbetet një shembull i qartë i fuqisë së unitetit dhe i ndikimit që mund të ketë një komunitet i angazhuar në mbrojtjen e interesave kombëtare. Shpresojmë që trashëgimia e tyre vazhdojë të frymëzojë breza të rinj në diasporë për të ndjekur të njëjtin rrugëtim të përkushtimit dhe veprimit.

Ky bashkëpunim është një dëshmi e qartë se kur përfaqsues të  politikës amerikane dhe përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan bashkohen për një ideal të drejtë, ndikimi i tyre mund të jetë i jashtëzakonshëm. Trashëgimia e Engel dhe kontributi i Harry Bajraktarit mbeten një frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm edhe në forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane dhe në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Roli i Eliot Engel dhe i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në lobimin për Kosovën Frank Shkreli: Lahuta e Malësisë, zëri që nuk shuhet Frank Shkreli: Një gjuhë, një identitet – studentët dalin në mbrojtje të shqipes Frank Shkreli: 115-vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe - Nga pushka te shteti Frank Shkreli: 2 Prilli, 1991 në Shkodër – Plumbat që vranë shpresën dhe drejtësia që ende hesht! Frank Shkreli: Masakra e Tivarit, 1945: Heshtja zyrtare që vazhdon të vrasë Frank Shkreli: Një shembull i heshtur i fisnikërisë shqiptare në rrethin e Ulqinit Frank Shkreli: Me dr. Elez Biberajn në Tiranë, në çastin kur u thye vetizolimi komunist, mars 1991 Frank Shkreli: Kur historia trokiti në derë… Frank Shkreli: Themeli i AlbLibris – Libri shqip në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Frank Shkreli: Mallin e të parëve që malësorët e Rrjollit e mbronin dikur me gjak nga serbo-malazezët – sot ua merr shteti shqiptar me dhunë Frank Shkreli: Romani “Brenga” i autorit Dr. Pashko Camaj Frank Shkreli: Ironia dhe hipokrizia rreth pronësimit të Katedrales në Shkodër Frank Shkreli: 50 vjet Shqipëria priti! Frank Shkreli: Klasa politike në Shqipëri dhe në Kosovë po tradhton shpresën dhe besimin e shqiptarëve për të ardhmen Frank Shkreli: Pa u distancuar nga e kaluara, nuk fitohet besimi i së ardhmes Frank Shkreli: Hafiz Sabri Koçi – një jetë kujtese që sfidoi diktaturën Frank Shkreli: Athanas Gegaj – figurë e shquar e çështjes kombëtare Frank Shkreli: Për një normalitet në marrëdhëniet Shqipëri–Kosovë: Jo fjalë boshe! Frank Shkreli: 17 Shkurti – Pavarësia e Kosovës dhe shqiptarët e Amerikës

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx