Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Lahuta e Malësisë, zëri që nuk shuhet
E premte, 10.04.2026, 06:58 PM

LAHUTA
E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET:
SI
MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
Nga
Frank Shkreli
Më 8 prill 1937, në Shkodër është shënua
dalja në dritë e botimit të plotë të “Lahutës së Malësisë”, kryevepra e At Gjergj
Fishtës. Data kur Lahuta e Malësisë u bë zëri i pavdekshëm i Kombit shqiptar. Ndonëse
e ndaluar, dhe përjashtuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës e sot e
anashkaluar, zyrtarisht, për pothuaj një gjysëm shekulli, Frank Shkreli: Vazhdon krimi
shtetëror ndaj At Gjergj Fishtës, i përjashtuar nga shteti që ai mbrojti |
Gazeta Telegraf -- Lahuta e Malësisë
ishte dhe mbetet epopeja kombëtare e shqiptarëve, që përshkruan luftërat dhe
qëndresën e malësorëve ndër shekuj kundër pushtuesve sllavo-turq. Ideja për
Lahutën e Malësisë lindi në fund të shekullit XIX. Fishta filloi ta shkruante Lahutën rreth
vitit 1905 -- 30 këngë dhe mbi 15,000
vargje, gjithsejt -- në një kohë kur shqiptarët po përballeshin me rrezikun e
copëtimit të trojeve nga fuqitë ballkanike, ndërkohë që Perandoria Osmane ishte
në rënie. Gjergj Fishta u frymëzua nga këngët epike popullore të veriut, të
kënduara me lahutë nga rapsodët shqiptarë të maleve tona. Ai donte të krijonte
një epope kombëtare shqiptare, të ngjashme me ato të kombeve të tjera
evropiane.
Veç
se po, moj Zanë Shqyptare
Krah
më krah bashkë na tue këndue
Ndërtue
kemi nji pomendore,
Rrfe
as mot mos m’e dërmue”.
E frymëzuar pra nga tradita gojore, lahuta
ruan shpirtin epik dhe identitetin shqiptar, ndërsa shërben gjithashtu edhe si
një monument i gjuhës shqipe dhe i kulturës kombëtare. Në Lahutën e Malësisë,
Fishta ka trajtuar në këtë vepër madhore, luftërat kundër Perandorisë Osmane
dhe fqinjëve sllavë, heroizmin dhe nderin e malësorëve, duke theksuar,
njëherazi, edhe vlerat e tyre stërgjyshore, besën, burrërinë, traditën, zakonet
iliro-arbërore shqiptare dhe dashurinë për atdheun. Nderi, besa, trimëria, mikpritja
e të tjera vlera janë elemente kyçe të identitetit shqiptar që, fatkeqsisht,
rrezikojnë të zbehen me kalimin e kohës, duke marrë parasyshë anashkalimin
zyrtar të Fishtës dhe veprave të tij, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. “Lahuta” duhej të shërbente si një manual
kulturor dhe moral për brezat e rinj. Sepse Lahuta e Malësisë mbetet një nga
veprat më të fuqishme të letërsisë shqipe për forcimin e identitetit kombëtar
shqiptar, për ruajtjen e kujtesës historike dhe për edukimin e brezave të rinj
me vlera atdhetare, por edhe një thirrje aktuale shqiptarëve për kujtesë,
unitet dhe krenari kombëtare në shekullin XXI. Por klasa aktuale politike
shqiptare as akademitë e shkencave dhe as entet e tjera të gjuhës dhe kulturës
shqiptare, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk janë të interesuara
të brumosin brezat e rinj me vlerat kombëtare shekullore të shqiptarëve të
cilave Fishta u këndon në Lahutën e Malësisë, botuar e plot për herë të parë me
8 prill, 1937.
Prandaj në mungesë të interesimit
zyrtar për Fishtën dhe veprat e tija, në trojet shqiptare, po kujtojmë, aq sa
mund të bëjmë prej së largu, këtë epope kombëtare, e punuar për dekada nga At
Gjergj Fishta, jo, thjesht, si një krijim letrar, por si një monument i gjallë
i shpirtit, historisë, traditës, trimërisë, atdhedashurisë dhe vlerave të tjera
kombtare, përfshirë qëndresën shqiptare ndër shekuj. E ndërtuar mbi traditën
gojore dhe frymën epike të lahutës, vepra sjell me forcë të rrallë jetën,
luftërat dhe sakrificat e malësorëve shqiptarë, por jo vetëm, përballë
pushtuesve. Në vargjet e saj mishërohen virtytet më të larta të kombit. Lahuta
e Malësisë përshkruan sakrificat dhe luftërat për liri, sidomos në kontekstin e
Lidhjes së Prizrenit: historinë e përbashkët, rrënjët e tyre dhe mbi të gjitha vlerën
dhe rëndësinë e unitetit kombëtar duke zhvilluar respekt për figurat e harruara
historike të shqiptarëve dhe sakrificat e së kaluarës me qëllim për të respekuar
traditën por pa humbur hapin me modernitetin.
Lahuta e Malësisë nuk u krijua brenda
një dite. Ajo u botua pjesë-pjesë që në fillim të shekullit XX, për të arritur
kulmin botimin e plotë të saj në vitin 1937, kur u paraqit si një e tërë e
përfunduar. Ai botim përbënte një moment kulmor në historinë kulturore
shqiptare, duke e vendosur Fishtën në piedestalin e poetëve më të mëdhenj të
kombit. Në një kohë kur identitetet
kombëtare përballeshin me sfida të mëdha, kjo vepër shërbeu si një thirrje për
ndërgjegjësim dhe unitet ndër shqiptarët. Lahuta e Fishtës forcoi ndjenjën e
përkatësisë dhe i dha zë historisë së një populli që kishte luftuar me shekuj për
të mbijetuar dhe për të ruajtur dinjitetin dhe identitetin e tij kombëtar.
Edhe sot, “Lahuta e Malësisë” mbetet
një burim frymëzimi për brezat e rinj të shqiptarëve. Ajo nuk është vetëm një
kujtim i së kaluarës, por një udhërrëfyes për të ardhmen – një dëshmi se
kultura dhe gjuha janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet identiteti dhe interesat
kombëtare të një populli. Prandaj, në një përvjetorë si ky, kujtesa kolektive do duhej
të rikthehet te vlerat e përjetshme që kjo vepër përfaqëson, jo vetëm anë e
mbanë trojeve shqiptare, por edhe për shqiptarët jasht trojeve, në diasporë. Për
brezin tim, por jo vetëm -- në mërgim për pothuaj gjithë jetën tonë, Lahuta e
Malësisë ka qenë dhe mbetet një urë lidhëse me atdhe duke na ndihmuar të ruajmë
identitetin në një ambient të huaj gjuhësh e kulturash -- duke na shërbyer,
njëherazi, edhe si simbol krenarie e prejardhjes kombëtare në një shoqëri
grupesh etnike të botës. Në një botë të globalizuar si sot, kjo ndjenjë
përkatësie është thelbësore për të mos humbur identitetin si komb, jo vetëm në
trojet shqipotare në balalkanin Perëndomor, por sidomos në diasporë.
Mesazhi origjinal i Lahutës së Malësisë
të At Gjergj Fishtës – ndonëse pothuaj një shekull më vonë, edhe sot mbetet i
qartë: një komb që ruan gjuhën, historinë dhe kulturën e tij, është një komb që
nuk shuhet kurrë. Si e tillë, vepra e At Gjergj Fishtës, Lahuta e Malësisë,
mbetet edhe sot e kësaj dite një nga shtyllat më të forta të vetëdijes
kombëtare shqiptare. Edhe pse u shkrua në një kohë tjetër, mesazhi i saj
vazhdon të jetë aktual dhe tepër i nevojshëm.
Se një komb që harron këngën e vet,
rrezikon të humbasë zërin e tij!

Nga fjalimi i At Gjergj Fishtës mbi të
Drejtat e Shqiptarëve, mabjtur në Konferencën e Paqës në Paris, 1919

Lahutari Vasel Shkreli duke i kënduar
lahutës në Washington, Qershor, 2019
Frank Shkreli/ Këndon Lahuta E Malësisë në Washington DC | Gazeta Telegraf









