E shtune, 11.04.2026, 12:15 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Lahuta e Malësisë, zëri që nuk shuhet

E premte, 10.04.2026, 06:58 PM


LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET:

SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI

Nga Frank Shkreli

Më 8 prill 1937, në Shkodër është shënua dalja në dritë e botimit të plotë të “Lahutës së Malësisë”, kryevepra e At Gjergj Fishtës. Data kur Lahuta e Malësisë u bë zëri i pavdekshëm i Kombit shqiptar. Ndonëse e ndaluar, dhe përjashtuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës e sot e anashkaluar, zyrtarisht, për pothuaj një gjysëm shekulli, Frank Shkreli: Vazhdon krimi shtetëror ndaj At Gjergj Fishtës, i përjashtuar nga shteti që ai mbrojti | Gazeta Telegraf -- Lahuta e Malësisë ishte dhe mbetet epopeja kombëtare e shqiptarëve, që përshkruan luftërat dhe qëndresën e malësorëve ndër shekuj kundër pushtuesve sllavo-turq. Ideja për Lahutën e Malësisë lindi në fund të shekullit XIX.  Fishta filloi ta shkruante Lahutën rreth vitit 1905   -- 30 këngë dhe mbi 15,000 vargje, gjithsejt -- në një kohë kur shqiptarët po përballeshin me rrezikun e copëtimit të trojeve nga fuqitë ballkanike, ndërkohë që Perandoria Osmane ishte në rënie. Gjergj Fishta u frymëzua nga këngët epike popullore të veriut, të kënduara me lahutë nga rapsodët shqiptarë të maleve tona. Ai donte të krijonte një epope kombëtare shqiptare, të ngjashme me ato të kombeve të tjera evropiane.

Veç se po, moj Zanë Shqyptare

Krah më krah bashkë na tue këndue

Ndërtue kemi nji pomendore,

Rrfe as mot mos m’e dërmue”.

E frymëzuar pra nga tradita gojore, lahuta ruan shpirtin epik dhe identitetin shqiptar, ndërsa shërben gjithashtu edhe si një monument i gjuhës shqipe dhe i kulturës kombëtare. Në Lahutën e Malësisë, Fishta ka trajtuar në këtë vepër madhore, luftërat kundër Perandorisë Osmane dhe fqinjëve sllavë, heroizmin dhe nderin e malësorëve, duke theksuar, njëherazi, edhe vlerat e tyre stërgjyshore, besën, burrërinë, traditën, zakonet iliro-arbërore shqiptare dhe dashurinë për atdheun. Nderi, besa, trimëria, mikpritja e të tjera vlera janë elemente kyçe të identitetit shqiptar që, fatkeqsisht, rrezikojnë të zbehen me kalimin e kohës, duke marrë parasyshë anashkalimin zyrtar të Fishtës dhe veprave të tij, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.  “Lahuta” duhej të shërbente si një manual kulturor dhe moral për brezat e rinj. Sepse Lahuta e Malësisë mbetet një nga veprat më të fuqishme të letërsisë shqipe për forcimin e identitetit kombëtar shqiptar, për ruajtjen e kujtesës historike dhe për edukimin e brezave të rinj me vlera atdhetare, por edhe një thirrje aktuale shqiptarëve për kujtesë, unitet dhe krenari kombëtare në shekullin XXI. Por klasa aktuale politike shqiptare as akademitë e shkencave dhe as entet e tjera të gjuhës dhe kulturës shqiptare, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk janë të interesuara të brumosin brezat e rinj me vlerat kombëtare shekullore të shqiptarëve të cilave Fishta u këndon në Lahutën e Malësisë, botuar e plot për herë të parë me 8 prill, 1937.

Prandaj në mungesë të interesimit zyrtar për Fishtën dhe veprat e tija, në trojet shqiptare, po kujtojmë, aq sa mund të bëjmë prej së largu, këtë epope kombëtare, e punuar për dekada nga At Gjergj Fishta, jo, thjesht, si një krijim letrar, por si një monument i gjallë i shpirtit, historisë, traditës, trimërisë, atdhedashurisë dhe vlerave të tjera kombtare, përfshirë qëndresën shqiptare ndër shekuj. E ndërtuar mbi traditën gojore dhe frymën epike të lahutës, vepra sjell me forcë të rrallë jetën, luftërat dhe sakrificat e malësorëve shqiptarë, por jo vetëm, përballë pushtuesve. Në vargjet e saj mishërohen virtytet më të larta të kombit. Lahuta e Malësisë përshkruan sakrificat dhe luftërat për liri, sidomos në kontekstin e Lidhjes së Prizrenit: historinë e përbashkët, rrënjët e tyre dhe mbi të gjitha vlerën dhe rëndësinë e unitetit kombëtar duke zhvilluar respekt për figurat e harruara historike të shqiptarëve dhe sakrificat e së kaluarës me qëllim për të respekuar traditën por pa humbur hapin me modernitetin.

Lahuta e Malësisë nuk u krijua brenda një dite. Ajo u botua pjesë-pjesë që në fillim të shekullit XX, për të arritur kulmin botimin e plotë të saj në vitin 1937, kur u paraqit si një e tërë e përfunduar. Ai botim përbënte një moment kulmor në historinë kulturore shqiptare, duke e vendosur Fishtën në piedestalin e poetëve më të mëdhenj të kombit.  Në një kohë kur identitetet kombëtare përballeshin me sfida të mëdha, kjo vepër shërbeu si një thirrje për ndërgjegjësim dhe unitet ndër shqiptarët. Lahuta e Fishtës forcoi ndjenjën e përkatësisë dhe i dha zë historisë së një populli që kishte luftuar me shekuj për të mbijetuar dhe për të ruajtur dinjitetin dhe identitetin e tij kombëtar.

Edhe sot, “Lahuta e Malësisë” mbetet një burim frymëzimi për brezat e rinj të shqiptarëve. Ajo nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por një udhërrëfyes për të ardhmen – një dëshmi se kultura dhe gjuha janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet identiteti dhe interesat kombëtare të një populli. Prandaj, në një përvjetorë si ky, kujtesa kolektive do duhej të rikthehet te vlerat e përjetshme që kjo vepër përfaqëson, jo vetëm anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe për shqiptarët jasht trojeve, në diasporë. Për brezin tim, por jo vetëm -- në mërgim për pothuaj gjithë jetën tonë, Lahuta e Malësisë ka qenë dhe mbetet një urë lidhëse me atdhe duke na ndihmuar të ruajmë identitetin në një ambient të huaj gjuhësh e kulturash -- duke na shërbyer, njëherazi, edhe si simbol krenarie e prejardhjes kombëtare në një shoqëri grupesh etnike të botës. Në një botë të globalizuar si sot, kjo ndjenjë përkatësie është thelbësore për të mos humbur identitetin si komb, jo vetëm në trojet shqipotare në balalkanin Perëndomor, por sidomos në diasporë.

Mesazhi origjinal i Lahutës së Malësisë të At Gjergj Fishtës – ndonëse pothuaj një shekull më vonë, edhe sot mbetet i qartë: një komb që ruan gjuhën, historinë dhe kulturën e tij, është një komb që nuk shuhet kurrë. Si e tillë, vepra e At Gjergj Fishtës, Lahuta e Malësisë, mbetet edhe sot e kësaj dite një nga shtyllat më të forta të vetëdijes kombëtare shqiptare. Edhe pse u shkrua në një kohë tjetër, mesazhi i saj vazhdon të jetë aktual dhe tepër i nevojshëm.

Se një komb që harron këngën e vet, rrezikon të humbasë zërin e tij!

Nga fjalimi i At Gjergj Fishtës mbi të Drejtat e Shqiptarëve, mabjtur në Konferencën e Paqës në Paris, 1919

Lahutari Vasel Shkreli duke i kënduar lahutës në Washington, Qershor, 2019

Frank Shkreli/ Këndon Lahuta E Malësisë në Washington DC | Gazeta Telegraf



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Një gjuhë, një identitet – studentët dalin në mbrojtje të shqipes Frank Shkreli: 115-vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe - Nga pushka te shteti Frank Shkreli: 2 Prilli, 1991 në Shkodër – Plumbat që vranë shpresën dhe drejtësia që ende hesht! Frank Shkreli: Masakra e Tivarit, 1945: Heshtja zyrtare që vazhdon të vrasë Frank Shkreli: Një shembull i heshtur i fisnikërisë shqiptare në rrethin e Ulqinit Frank Shkreli: Me dr. Elez Biberajn në Tiranë, në çastin kur u thye vetizolimi komunist, mars 1991 Frank Shkreli: Kur historia trokiti në derë… Frank Shkreli: Themeli i AlbLibris – Libri shqip në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Frank Shkreli: Mallin e të parëve që malësorët e Rrjollit e mbronin dikur me gjak nga serbo-malazezët – sot ua merr shteti shqiptar me dhunë Frank Shkreli: Romani “Brenga” i autorit Dr. Pashko Camaj Frank Shkreli: Ironia dhe hipokrizia rreth pronësimit të Katedrales në Shkodër Frank Shkreli: 50 vjet Shqipëria priti! Frank Shkreli: Klasa politike në Shqipëri dhe në Kosovë po tradhton shpresën dhe besimin e shqiptarëve për të ardhmen Frank Shkreli: Pa u distancuar nga e kaluara, nuk fitohet besimi i së ardhmes Frank Shkreli: Hafiz Sabri Koçi – një jetë kujtese që sfidoi diktaturën Frank Shkreli: Athanas Gegaj – figurë e shquar e çështjes kombëtare Frank Shkreli: Për një normalitet në marrëdhëniet Shqipëri–Kosovë: Jo fjalë boshe! Frank Shkreli: 17 Shkurti – Pavarësia e Kosovës dhe shqiptarët e Amerikës Frank Shkreli: Shkurti 1967 – krimi që ende nuk quhet krim Frank Shkreli: “Lutje”, kamera, turizëm politik dhe dështime politike të importuara

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx