E hene, 06.04.2026, 12:44 AM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Kombëtarja ka fytyrën e qeverisë!

E diele, 05.04.2026, 06:53 PM


Kombëtarja ka fytyrën e qeverisë!

Nga Nikoleta Kovaçi

Eliminimi i Italisë nga Bosnja ishte nji nga dramat ma të mëdha për ekspertët e futbollit në Itali! Reaguan ashpër! Folën me gjuhë ekspertësh po edhe me gjuhën që meritonte grupi që përmbante Kombëtaren! I quajtën të pa 'gjak', të 'paturp', të pa denjë me vesh fanellën e Italisë! Pastaj morën me rrallë komponentët që i mungojnë sod, dje e pardje asaj kombëtareje! Por ata e dinë ku iu pikon 'çatia', ata e dinë se Italia asht e pashpresë në futboll, ata e dinë se Kombëtarja ka fytyrën e qeverisë!

Unë s'e kam pëlqye kurrë atë skuadër! Madje veç Napolit, asnji skuadër italiane! Por kjo s'do të thotë që s'kam veçue futbollistë italianë, që nga Maldini-bisha e mbrojtjes, te Roberto Baxho-virtuozi i sulmit, Del Piero-futbollisti intelektual e deri te Pirlo-djali i mirë dhe mesfushori brilant! Ndiqja argjentinasit po gjithnjë duke mos i përzie me pjesën tjetër të asaj çka përfaqësonte futbolli italian: cinik, i mefshtë dhe hileqar!

Tani ata janë në zgrip! I zoti i punës dha dorëheqje! Trajneri si iku si jo, kot asht, asgja nuk ndryshon! Vite ma parë Baxho u vetë ofrua me nji projekt gjigant te federata dhe qeveria! Projekti kishte fokus moshat, terrene sportive dhe rekrutues talentesh në çdo fshat, shkollë e ngado ku janë italianët! Por jo! Mas rreth nji viti i kthehet përgjigje se projekti i tij nuk mundet me u realizue për shkak se ishte shumë i kushtueshëm! Tash ai rithirret sërish sepse italianët nuk munden me e pranue të mos kenë flamurin e tyne në kupën e Botës!

Ndryshe ndodh me ne e te na! Ktu askush nuk skuqet as nuk zverdhet pse na smundena me garues në këtë sport në nivele të larta; që na skena asnji skuadër futbolli, që na skena asnji akademi, që na skena asnji element premtues mrena vendi! Edhe ata që na i ka ba dhuratë bota i lamë në stol se s'janë pjesë e fryteve të mekanizmit mjeran partiak që sundon Shqipninë!

Na skena fusha, se mafia politike ka ngrit kulla, na skena akademi, se i kena zëvendësue me ambiente kursesh private ku zhvaten prindërit që hala mendojnë se fëmijët e tyne aty munden me nxanë ma shumë se në shkollat-thertore të vendit tonë! Na madje skena as katunde e lagje fshatrash ma, ku të shohësh fëmijë që vënë porta me gurë në rrugë e luajnë, se tashma skena as fëmijë ma se kanë emigruar qysh foshnje!

Por na kena nji fat: askujt nuk i bahet vonë që na s'i kena asnji prej komponentëve me ba nji akademi, me zbulue telente, me ba nji skuadër futbolli që me i pasë dy-tre lojtarë nga brenda vendi! Pra ndryshe Italisë që e kanë kthyer në problem kombëtar, ktu 'fermat e kafshëve' mbulojnë çdo dështim e skandal i çfarëdo lloj niveli le të jetë!

Mjafton që Duka të jetë dukë, që trajnerët e huj të zbatojnë direktivat e atyne që u japin rrogën, që ata lojtarët që luajnë nëpër botë kur të duhet të vijnë e të jenë gati, se për rezultate s'ka problem! Se fundja na justifikon fakti se Shqipnia s'ka ma fuqi, boll edhe aq, thue vedi se ata tjerët janë UFO, e ne prapë mirë që na pranojnë me u ndesh me ta! E në fakt të drejtë do të kishin! Na skena kurrgja që mundena me i thanë vedi se garojmë, sepse lekët  që iu vidhen shqiptarëve mrena dhe jashtë vendi nuk mund t'i çojmë për nji akademi futbolli po për mafien politike, për antishqiptarët që na mbijnë nga çdo cep i globit në zemër të Shqipnisë!

Kombëtarja ka fytyrën e qeverisë, madje në shumë dimensione, po jo lojtarët: ata janë aq sa munden e aq sa lejohen, fundja si krejt na, që orvatemi të mbijetojmë në llumin mafioz të sunduesve të vendit!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Isuf B. Bajrami: Kaosi dhe Sfida Demokratike në Zgjedhjet Lokale në Serbi Gani Pllana: Prof. Dr. Isak Hoxha – pedagog me vlera njerëzore dhe profesionale Kalosh Çeliku: Rrezik sot për një shtet shqiptar Florim Zeqa: Nuk ka tejkalim të krizës pa një alternativë të re politike! Isuf B. Bajrami: Kriza e Ngushticës së Hormuzit dhe fragmentimi i rendit ndërkombëtar Fejzulla Berisha: E vërteta që serbët nuk mund ta mohojnë: Shqiptarët autoktonë në Kosovë, serbët ardhacakë! Luljeta Pula: Mosmirënjohja, turpi ynë i heshtur! Isuf B. Bajrami: E drejta e qytetarëve për vetëmbrojtje ligjore ndaj kërcënimeve psikologjike, rreziqeve natyrore dhe situatave emergjente Ndue Dedaj: Politikanët në kisha e xhami si të “deleguar”, pse? Fahri Dahri: Një bashkëbisedim për Çamërinë Kalosh Çeliku: Jeta qenka e bukur mes kafshëve shtëpiake Llesh Ndoj: Vogjëlia dhe paria… Idriz Zeqiraj: Atë ditë bashkova lotin tim me lotin e Vjosa Osmanit Sevdail Hyseni: 1 Prilli - Rrena pa maskë Fejzulla Berisha: Si diaspora shqiptare ruan identitetin, kulturën dhe lidhjen me atdheun Isuf B. Bajrami: Egocentrizmi i Edi Ramës si personalizim i lidershipit dhe implikimet e afrimit me Beogradin Petrit Dibrani: Zemra e Dardanisë shqiptare do të fitojë kundër Turqisë Isuf B. Bajrami: Bashkëpunimi Midis Rusisë dhe Iranit në Gjirin Persik Asllan Dibrani – Luani: Skandali i ekspozitës dhe deformimi i së vërtetës – një dështim i autorit dhe i shtetit! Gjon Keka: A mund të bëhet realitet integrimi i shtetit të Kosovës në BE dhe anëtarësimi në NATO nën qeverisjen e Albin Kurtit?!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx