Mendime
Idriz Zeqiraj: Aleanca LDK-PAN amnistoi krimin dhe lëndoi miqtë e Rugovës
E diele, 05.04.2026, 06:54 PM
ALEANCA LDK-PAN AMNISTOI KRIMIN DHE LËNDOI MIQTË E RUGOVËS
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Kryetari i partisë uzurpoi kompetenca
tej mbretërore. Ai shantazhonte të gjitha strukturat e partisë. Tandemi
Hashimi-Isa kishin planifikuar ta kopjonin tandemin rus Putin-Medvedev, në
ndërrimin e posteve president-kryeministër dhe anasjellats! Drejtori i
Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Siramy, me dashje apo padashje,
denoncoi në "TV Canal+ francez", se Hashim Thaçi ishte agjentë i yni,
agjent i Francës dhe i Serbisë - njëherësh. Ishin bashkëpunëtorët e tyre,
brenda LPK së djeshme, PAN-it të sotëm, në mes tyre edhe Jakup Krasniqi, të
cilët akuzuan për sabotimin e Luftës të Kosovës, rrjedhimisht, për tradhti,
katërshen katërshen e parë: Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën,
Kadri Veselin.
Disa nga "komandantët", e
thojzojmë emërtesën, sepse, realisht, kurrë nuk kanë qenë të tillë, por, vetëm
kanë përfituar, në vend që të luftonin armikun, ata hartonin lista morbide
vrastare, përgjakën shqiptarët, duke i konsideruar si armiq politikë. Kjo
mjaftoi për armiken Serbi, të krijojë dosje për krime faktike të disa
"komandantëve", të cilat Serbia i përdori suksesshëm, për t`i
shantazhuar, duke kërkuar shërbime dhe lëshime, të cilat Kosova vazhdon t`i
vuajë edhe sot pas një çerek-shekulli.
Kuadrot që kanë sakrifikuar shumë për
LDK-në, janë shqetësuar dhe kanë paralajmëruar Lidershipin, fillimisht,
intimisht, për aleancën me shoqërinë satanike, përkatësisht, me eksponentët e
PAN-it, që kanë përgjakur LDK-në. Ndonëse nuk kanë hasur në mirëkuptim, për të
shpëtuar atë që mund të shpëtohet partinë, kanë denoncuar edhe publikisht
"miqësinë" e rreme, duke kërkuar distancimin. Megjithatë, klanit
uzurpator kurrë nuk i dëgjoi zërat shqetësues të veprimtarëve veteranë dhe të
rinj të LDK-së. Aq më pak u kushtoi vëmendje vërejtjeve të miqve të sinqertë të
Presidentit Rugova, të cilët kanë qenë dhe mbetën gjithmonë roje besnike të
partisë-Lëvizje, LDK-së!
Gazeta kombëtare "Bota Sot",
pa referimin tek shkrimet në faqet e saja, në vite e dekada, historia e kohës
të sotme e Kosovës, do të ishte e mangët. Botuesi saj, Xhevdet Mazrekaj, me
vëllezër, ka rrezikuar shumë, pikërisht, në mbrojtjen e LDK-së, pasqyrimin me
besnikëri të përndjekjes, deri në vrasjen të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut
të Ibrahim Rugovës, veprimtarëve të LDK-së, gazetarëve të kësaj gazete, por
edhe brenda llojit, veprimtarët e hershëm të LPK-së, me qëllim të
shmangies të konkurrencës për pushtet në të ardhmen. Krimi mori përmasa
tmerruese. Nën sundimin e Qeverisë të Përkohshme, në Kosovë, një jetë njeriu
kushtonte vetëm një plumb o33 fenik të Markes gjermane!
Selia e "Bota Sot", në Zyrih
të Zvicrës, kishte 12 redaktorë dhe gazetarë brenda, përfshirë edhe çiftin
Skënder dhe Elida Buçpapaj. Lidershipi i LPK-së e gjeti Jeton LLeshin, nga një
fshat i Dibrës të Maqedonisë, me librezë të njërës nga partitë e PAN-it, dërgoi
"dhuratë" në pako një bombë ruse, e cila po të hapej nga anën e
kundërt, do ta hidhte në erë selinë me stafin e gazetës. Megjithatë, zoti Mazrekaj,
një mik i mirë dhe besnik i Presidentit Rugova, as pas këtij akti makabër, nuk
e ndërpreu botimin e gazetës, qoftë edhe si portal.
Vitin e shkuar, gazetari dhe
intelektuali i kompletuar, Xhevdet Mazrekaj, bëri disa shkrime te serta, duke
alarmuar se kah po shkon LDK-ja?! Eksponentë klanistë brenda LDK-së, miq për
kokë të PDK-së, u nxituan ta akuzojnë botuesin Mazrekaj se "tradhtoi"
LDK-në dhe iu bashkua LVV! Vërtet, ishte një zemër-plasje e Mazrekaj, për
katandisjen e LDK-së, të cilës ia ka bërë fushatën zgjedhore përtej tri
dekadash radhazi. Gjenerali Napoleon vlerësonte shumë mirënjohjen, madje
thoshte se "më shumë i urrej mosmirënjohësit, se sa tradhtarët".
LDK-ja i ka borxh ndihmën materiale
"Bota Sot", për ta mundësuar edhe hapjen e një televizioni, si
dritare të vetme, për mbështetjen e të djathtës të Kosovës. Aq më parë, kur
janë dhjetëra agjenci televizive, që financohen nga e majta vendore dhe ajo e
Tiranës zyrtare, për luftimin e të djathtës gjithë shqiptare.









