E hene, 06.04.2026, 12:44 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nue Oroshi: Dom Kelmend Spaçi - prifti i atdhetarizmit shkoi në përjetësi

E diele, 05.04.2026, 06:58 PM


Dom Kelmend Spaçi - prifti i atdhetarizmës shkoi në përjetësi

Nga Nue Oroshi

Djemtë e familjeve atdhetare shqiptare, pavarësisht se çfarë profesioni dhe drejtimi kanë, ata në zemër, në shpirt dhe në gjen gjithmonë e kanë shqiptarizmën. E kanë në gjak, në gjen dhe në shpirt, sepse rriten nëpër familje ku flitet e shkruhet vetëm për shqiptarizëm.

Vetëm 6 vite pasi kishte kryer burgun, në vitin 1956, atdhetari Gjokë Spaçi, vëllait të tij Nrecës i lind një djalë. Në këtë rast Gjokë Spaçi e pagëzon me emrin Kelmend për t’i ngjarë Papa Klementit XI me emrin Shën Françesk Albani, që ishte Papë në Vatikan në vitet 1700-1721 dhe që e ndihmoi pa masë çështjen shqiptare. E Kelmendi i ri u rrit me veprimtarinë e axhës Gjokë dhe babës Nrec. Ai, edhe pse e mori rrugën e meshtarisë, asnjëherë nuk u ndal së punuari e vepruari për çështjen kombëtare. Që në vitet e nëntëdhjeta organizoi t’iu dalë në ndihmë shumë familjeve shqiptare në aksionin: "Familja ndihmon familjen", që ishte udhëhequr nga Abas Fejzullahi. Dom Kelmendi në periudhën më të vështirë historike të viteve 1998-1999 tërë qenien e tij kombëtare, edhe jetën e vuri në shërbim të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kishën ku shërbente në Gllogjan në këtë periudhë kohore e mbushi me plot shqiptarë dhe e vuri jetën e tij në rrezik për të shpëtuar qindra e mijëra shqiptarë. E diku në arkivin e kishës Dom Kelmendi ruante edhe ditarin e axhës së tij Gjokës, që e kishte shkruar me makinë shkrimi në vitet e shtatëdhjeta. Ndërsa origjinalin me shkrim dore e ruaja unë në Gjermani dhe që i shpëtoi flakëve të luftës së vitit 1999. Dom Kelmendi veproi e punoi siç i pati hije një pinjolli të një familjeje atdhetare e nacionaliste. Ai përherë ishte në shërbim të kombit dhe fesë. Shkoi në amshim në moshë relativisht të re, por u bë shembull se si duhet të punohet për ta mbrojtur popullin dhe kombin shqiptar kur ai është në rrezik. E si çdo herë, veprimtarët dhe atdhetarët nacionalistë që u takojnë familjeve atdhetare, ata nuk marrin shpërblime nga institucionet shqiptare ose kujtohen për ta pasi të ndërrojnë jetë. Por Dom Kelmendi moton e punës kombëtare e kishte betimin e Grupit të Lidhjes së Prizrenit: Shqipëria e shqiptarëve, që shumë mirë e shkruan në ditarin e tij axha i tij Gjoka me moton: "Në paqa shtu ose madhzu ndonjë fjalë, mos e gzofsha idealin tim kombëtar."



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Eduard M. Dilo: Qirjako Ilia Dilo — i lindur për të ndriçuar kohën që jetoi Lekë Mrijaj: Dom Kelmend Spaqi - 'Këtu nuk ka myslimanë e katolikë, këtu të gjithë janë shqiptarë të pafajshëm në vendin e tyre' Gjekë Gjonaj: Burrë i kuvendeve, pajtues gjaqesh, lahutar dhe vajtor i traditës malësore Gani Pllana: Prof. Dr. Jusuf Gacaferri-Pejani, Prijetar në Studime dhe Elektroekonomi në Kosovë Ilir Çumani: Rauf Fico - profili i një politikani dhe diplomati perëndimor Gani Pllana: Prof. Dr. Alfred Pema, inxhinier mekanik, studiues dhe autor i teksteve universitare Gjon Keka: Karakteri i kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) Asllan Dibrani-Luani: Kur arti bëhet mirënjohje për një zë të palodhur të kombit Ndue Dedaj: Baca Pal, një “Sokrat” mes Munellës dhe Myzeqesë Ndue Dedaj: Ndrec Ndue Gjoka, misionar i arsimit Eduard M. Dilo: Mihal dhe Petro Harito – Atë e bir në shërbim të kombit Violeta Allmuça: Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani, një fenomen i botës së shkencës Gëzim Loka: Lamtumirë Profesor i nderuar, Skënder Farka! Gjekë Gjonaj: Një histori bese, nderi dhe sakrifice kombëtare Lamtumirë Mërgim Korça! Telegram ngushëllimi i Shoqatës "Trojet e Arbrit" me rastin e vdekjes së studiuesit Mërgim Xhevat Korça Isuf B. Bajrami: Lëvizja Kombëtare Shqiptare mbeti pa aktivistin e saj Mentor Kaçi Gjon Keka: Adem Demaçi ishte një nga bijtë patriotë që mbante në venat e tij gjakun e Gjergj Kastriotit Përjetësisht në Kujtesë: Adem Demaçi Albert Habazaj: Miro Tërbaçja, shqiponjë e historisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx