Kulturë
Albert Habazaj: Çast në Tërbaç
E premte, 03.04.2026, 06:50 PM

ÇAST NË TËRBAÇ
Albert HABAZAJ
O i bukuri im, Tërbaçi im
O kura natyrore për shërim!
Sa herë të ndjej në shpirt e më vjen 'ú
Vij me mall e hidhem në krahët e tu.
Tungjatjeta - më thotë lumi - Mirë se
erdhe - mali
Buzëqesh ballin Tërbaçi, kur derën i
hap djali.
Sa mirë që vjen, o bir, po eja më
shpesh
Ngado që të shkosh, si unë nuk do
gjesh.
Rrofsh që më mbulon të mos mërdhij
Si ti, secili t'i mbajë fort rrënjët e
tij.
Po, kam një merak, si i thonë fjalës,
Shikomëni pakëz edhe tej fasadës.
Mos më lyeni vetëm buzët me buzëkuq
Kam ca plagë që më lëndojnë në trup.
Për ju më dhemb shpirti, sa unë e di
Ngela me ca pleq e shumë pak fëmijë.
Sa pak zjarre e oxhaqe që bëjnë tym
Qilim lulesh kam dhe zogj në fluturim.
Me këtë natyrë që më fali i madhi Zot
Pa ju, tretem si qiriri, e laj ditën me
lot.
Në të shtrenjtën vendlindje një çast
përmallimi
Kalova trishtuar me një dritë
reflektimi...
I bukur Tërbaçi im
Ti je kura për shërim!









