E enjte, 12.03.2026, 09:53 AM (GMT)

Mendime

Sevdail Hyseni: Shqiptarët synojnë përfaqësim në zgjedhjet komunale në Belmont- Broye të Zvicrës

E merkure, 11.03.2026, 06:44 PM


Shqiptarët synojnë përfaqësim në zgjedhjet komunale në Belmont- Broye të Zvicrës

Nga Sevdail Hyseni

Në Kantonin e Friburgut në Zvicër, më 8 mars të këtij viti mbahen zgjedhjet komunale, një proces i rëndësishëm demokratik për përfaqësimin lokal dhe për drejtimin e komunave në pesë vitet e ardhshme. Mes komunave ku këto zgjedhje priten me interes të veçantë është edhe Belmont-Broye, një komunë e njohur për praninë dhe angazhimin aktiv të komunitetit shqiptar në jetën shoqërore dhe politike.

Kjo komunë ka qenë tashmë e njohur edhe për kontributin e përfaqësuesve me prejardhje nga Lugina e Preshevës, konkretisht nga fshati Tërnoc Komuna e Bujanocit, të cilët në vitet e fundit kanë qenë pjesë e strukturave vendimmarrëse lokale. Njëri ndër ta është edhe Ismail Ismaili, i cili për dy mandate radhazi, nga pesë vite secili, ka qenë anëtar i Kuvendit të komunës (Conseil général), duke përfaqësuar qytetarët dhe duke dhënë kontribut në zhvillimin dhe funksionimin demokratik të komunës.

Pas dy mandateve të suksesshme në këtë institucion lokal, Ismaili këtë herë nuk do të garojë më në zgjedhjet e radhës. Megjithatë, tradita e angazhimit qytetar në familjen e tij pritet të vazhdojë përmes vajzës së tij, Valentina Ismaili-Xheladini, e cila ka vendosur të kandidojë dhe të synojë vazhdimin e përfaqësimit në Kuvendin komunal të Belmont- Broye për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Kandidatura e saj shihet si një vazhdimësi e përfaqësimit të komunitetit shqiptar në këtë komunë dhe një dëshmi e integrimit të suksesshëm të diasporës shqiptare në jetën institucionale dhe politike të Zvicrës.

Një tjetër risi në këto zgjedhje është edhe kandidatura e Din Rexhajt, me prejardhje nga Peja, i cili garon në listën e Partisë Socialiste dhe të Gjelbërve. Kandidimi i tij pasqyron gjithashtu rritjen e rolit dhe të angazhimit të shqiptarëve në politikën lokale zvicerane, duke sjellë energji dhe ide të reja për zhvillimin e komunitetit dhe të komunës ku jetojnë.

Prania e kandidatëve shqiptarë në zgjedhjet komunale të Belmont-Broye është një tregues i qartë i integrimit të diasporës shqiptare në shoqërinë zvicerane, por edhe i besimit që komuniteti ka fituar ndër vite përmes punës, përkushtimit dhe kontributit në jetën publike.

Zgjedhjet e së dielës priten me interes të veçantë nga komuniteti shqiptar në këtë komunë dhe më gjerë, me shpresën që Valentina Ismaili-Xheladini dhe Din Rexhaj të fitojnë mbështetjen e qytetarëve dhe të bëhen pjesë e Kuvendit të ri komunal për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Një sukses i mundshëm i tyre do të ishte jo vetëm një arritje personale, por edhe një dëshmi tjetër e rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që shqiptarët po luajnë në jetën politike dhe shoqërore të Zvicrës.

Legjenda:

Ismail Ismaili ish deputet në Belmont- Broye të Zvicrës;

Deputetët e PS së bashku me dy kandidatë shqiptarë të munshëm për deputetë: Valentina Xheladini - Ismaili dhe Din Rexhaj;

Deputetet e PS së bashku me dy kandidatë shqiptarë të munshëm për deputetë: Valentina Xheladini - Ismaili dhe Din Rexhaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Isuf B. Bajrami: Kosova dhe sfidat globale Lazim Miftari: Gjallesat fluturuese dhe kujtesa e humbur e njeriut Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (4) Asllan Dibrani – Luani: Provokim në zemër të Kosovës - Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë dhe policia që e ruan atë Isuf B. Bajrami: Kriza institucionale dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës: Analizë kritike dhe perspektiva juridiko-politike Albert Zadrima: Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Zef Mulaj: Një monitorim i ri kundër krimit të organizuar shqiptar dhe global Sadbere Emshiu: Kur gruaja arsimohet, shoqëria përparon – një reflektim për 8 Marsin Fahri Xharra: Cili është ujku të cilin nuk po e njohim? Florim Zeqa: Rënja e 'Monarkisë Osmani'! Gjon Keka: Krizat politike si gurë pengese, Kosova nuk ka kohë për të humbur Isuf B. Bajrami: Bllokadat Parlamentare dhe Zgjedhja e Presidentit në Republikën e Kosovës (2008–2026) Refik Hasani: Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës Albert Zholi: Flet ish-ushtaraku i lartë Memush Habilaj: Irani nuk ka interes të sulmojë Shqipërinë Aurel Dasareti: Kriminelë ekonomikë, analfabetë dhe tradhtarë në Kuvendin jofunksional të Kosovës, të maskuar si deputetë Petrit Dibrani: S'kemi alternativë për të votuar Asllan Dibrani-Luani: Kur pushteti gabon dhe opozita dështon - Kosova peng i ambicieve politike Nue Oroshi: Kosova në rrezik të themelimit të dy parlamenteve paralele pas mbajtjes së dy palë zgjedhjeve Idriz Zeqiraj: Zgjedhja e presidentit nga populli shmang pazaret e deputetëve Lekë Mrijaj: Një shtet që e dëgjon zërin e qytetarëve të tij ndërton institucione më të forta, më të qëndrueshme dhe më demokratike

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx