Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Ditë të humbura të Kosovës
E shtune, 28.02.2026, 06:56 PM
Ditë të humbura të Kosovës
Nga
Ndue Ukaj
Shkrimtari
Dino Buzzati, te tregimi “Ditë të humbura”, me pak rreshta, por me një rrëfim
tronditës, flet për ditët e humbura të një pronari të një vile luksoze.
Ky
pronar, një ditë, ndërsa kthehej në shtëpi, vë re një burrë me një arkë në
shpinë që del nga dera e murit të shtëpisë së tij, dhe të njëjtën e ngarkon në
një kamion. I habitur, e ndjek me makinë deri te një luginë, ku ndalet kamioni.
Dhe aty fillon një debat i ankthshëm mes burrit me arka dhe pronarit.
Pronari,
pasi i shpjegon burrit arsyen pse e ndoqi, i intereson të dijë më shumë se çka
kishte në arka.
Burri,
qeshet dhe i thotë pronarit se të tilla ka shumë në kamion. Burri i panjohur e
vazhdon punën e tij dhe e hedh arkën në përrua, ku ka shumë arka tjera.
Kureshtar
tej mase, pronari e pyet:
Çfarë
ka brenda?
Burri
e shikoi buzagaz: Në kamion kam plot të tjera që duhen hedhur. Ju nuk e dini
ç’janë këto? Janë ditët tuaja të humbura.
Pronari
i shikoi, ishte një sasi e madhe, ku kishte ditë të tija të humbura, kur ai
duhej t’i plotësonte me diçka, kur ai duhej të ishte afër dikujt që kishte
nevojë për të. Ai fillon t’i hap dhe vëren momentet të dhimbshme kur ai duhej
të bënte ndonjë gjest të mirë, të ishte pranë të dashurve të tij. Ishin ato
ditë të shumta që ai i kishte bjerrë kot.
E
në fund të tregimit, pronari i drejtohet burrit:
Zotëri,
më jep leje të marrë të paktën këto tri ditë.
Bëhej
fjalë për tri ditë të rëndësishme.
Pronari
i thotë burrit të panjohur, që i kishte arkat, se, ai ka të holla dhe e paguan
sa të donë.
Por,
bartësi i arkave, bën një lëvizje për të treguar diçka që nuk mbërrihej dot,
dhe për të thënë se tani s’mund të bënte gjë, sepse ishte shumë vonë.
Apo
bëhet vonë për Kosovën?
Kjo
pyetje, me gjasë, pakkënd e shqetëson, këtu ku cektësia politike ka shtrirë
pushtetin kudo.
Prandaj,
në vedin tonë bërtet injoranca, por, përreth saj njerëzia sillen si të
shurdhër.
Dhe
tani, Kosova duket si në prag errësirë. Po bëhet vonë dhe ky realitet shihet
kudo: në demoralizimin e madh që rëndon ashpër mbi vendin tonë, në krizat e
thella identitare e më gropat e zeza politike që hapën përditë.
Thjesht,
jemi vendi i fundit në Europë dhe më tragjikja nuk qëndron këtu, tragjizmi i
vërtetë lidhet me faktin se ne sillemi si në terr, pa asnjë vizion si të dilet
prej këtij mjerimi.
Dhe
në vend se të luftojmë për të zënë kohën e humbur, shekujt e humnur, kur jetuam
keq e përkundrejt kulturës e zhvillimit, ne zhytemi thellë e më thellë në
baltën e injorancës.
Po,
ne kemi humbur ditë, muaj, vite e shekuj, si pronari i kësaj ville për të cilën
rrëfen Buzzati, por,
dallimi
është se te ky tregim, shkrimtari rrëfen për fatin individual të një pronari,
kurse ditët e humbura të Kosovës, janë ditë të humbura të një populli dhe kanë
pasoja tragjike dhe përcillen brezni pas breznie.









