Kulturë
Sevdail Hyseni: Tetori “Nacional”
E merkure, 11.02.2026, 06:23 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Tetori
“Nacional”
Po
vjen tetori me lajmin e ri,
Zgjedhjet
na trokasin përsëri.
Kësaj
radhe më herët në garë,
Për
Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Në
Luginë nis valle preshevare,
Pa
muzikë, veç llogari bankare.
Karriget
sillen, dosjet rënkojnë,
Projektet
nuk dinë kujt i takojnë!
Ky
Këshill Kombëtar “madhor”,
Nga
brenda mbetet teatër amator.
Kurrë
gjithpërfshirës, as unik,
Gjithnjë
i dështuar në politikë.
Dy
a tri parti - si kripë në plagë,
Njëra
lëshon gushë, tjetra bark.
Drejtorët
vijnë me bekim partie,
Shkollat
ndahen si byrek shtëpie.
E
kur populli qesh me gaz e ironi,
Në
tetor vijnë zgjedhjet - ogur i zi!
Për
drejtuesit e këshillit “shqiptar”,
Që
s’ishin kurrë vërtet kombëtarë!
(Karikatura marrë nga
interneti)









