Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Tetori “Nacional”

| E merkure, 11.02.2026, 06:23 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Tetori “Nacional”

Po vjen tetori me lajmin e ri,

Zgjedhjet na trokasin përsëri.

Kësaj radhe më herët në garë,

Për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në Luginë nis valle preshevare,

Pa muzikë, veç llogari bankare.

Karriget sillen, dosjet rënkojnë,

Projektet nuk dinë kujt i takojnë!

Ky Këshill Kombëtar “madhor”,

Nga brenda mbetet teatër amator.

Kurrë gjithpërfshirës, as unik,

Gjithnjë i dështuar në politikë.

Dy a tri parti - si kripë në plagë,

Njëra lëshon gushë, tjetra bark.

Drejtorët vijnë me bekim partie,

Shkollat ndahen si byrek shtëpie.

E kur populli qesh me gaz e ironi,

Në tetor vijnë zgjedhjet - ogur i zi!

Për drejtuesit e këshillit “shqiptar”,

Që s’ishin kurrë vërtet kombëtarë!

(Karikatura marrë nga interneti)