E merkure, 11.02.2026, 06:28 AM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Azem Shkreli, më i zëshmi zë i këndimit të kushtrimshëm të fjalës së shpirtshme

E marte, 10.02.2026, 06:56 PM


Azem Shkreli, më i zëshmi zë i këndimit të kushtrimshëm të fjalës së shpirtshme

Nga Albert Vataj

Sot, më 10 shkurt 2026, mbushen 88 vjet nga lindja e poetit, narratorit dhe mendimtarit Azem Shkreli, një nga kumbimet më të zëshme që ka ditur të flakërohet në eterin shqiptar si kushtrim brezash, si kandil i pashoq përjetimi të fjalës, e konceptuar jo thjesht si shenjë, por si energji që kapërcen qiejt e lirisë. Zëri i tij nuk ishte britmë, por dridhje e thellë ndërgjegjeje; jo retorikë, por densitet përvoje që i jep fjalës peshë ontologjike.

I formësuar si shprehje e një ndjeshmërie të lartë dhe një etike rigoroze të artit, opusi poetik i Azem Shkrelit hapi shtegun e të ekzistuarit dhe të funksionuarit të poezisë vetëm brenda parametrave estetikë. Tek ai, poezia nuk kërkon të bindë, as të predikojë; ajo kërkon të jetë. Fjala shfaqet si akt krijimi, si tension i brendshëm mes heshtjes dhe domosdoshmërisë për të thënë, mes përmbajtjes dhe shpërthimit të matur.

Në këtë kuptim, mund të thuhet se, pas shenjtërisë poetike të De Radës, poezia e Shkrelit përbën një nga kapërcimet më të rralla estetike në poezinë shqipe, ku fjala është parë dhe trajtuar si fuqi kreative, si substancë që mban peshën e qenies dhe të historisë. Ai e zhvendosi poezinë nga zbukurimi në thelb, nga deklarimi në përvojë, nga patosi në përqendrim.

Shkreli u bë mjeshtër i ekonomisë së shprehjes, me pak thotë shumë, me heshtje sugjeron univers. Ai njihet si “fanatik i vargut”, i latimit të tij deri në kufijtë e përkryerjes, i ritmit dhe i muzikalitetit tekstor që nuk kërkon zhurmë, por rezonancë të brendshme. Ironia e tij, shpesh e shndërruar në sarkazmë të ftohtë, nuk shërben për të goditur, por për të çliruar mendimin nga iluzionet dhe klishetë. Kjo është veti e krijuesve të mëdhenj, ata e dinë pse shkruhet dhe e kuptojnë artin si punë mjeshtërore, si disiplinë shpirtërore dhe intelektuale.

Azem Shkreli mbetet një pikë referimi jo vetëm për poezinë, por për vetë idenë e qëndrueshmërisë estetike në kulturën shqiptare. Në një kohë kur fjala rrezikon të bëhet e lehtë dhe e shpenzueshme, vepra e tij na rikujton se poezia është përgjegjësi, ndaj gjuhës, ndaj njeriut dhe ndaj lirisë që kërkon të artikulohet me dinjitet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Dhimbja e ndarjes nuk është vetëm "në kokën tonë", por në çdo rrahje zemre dhe në çdo qelizë Albert Vataj: “Amaneti i Tylit” çon “Daja dhe Nipi”, nga “Portokalli” në Teatrin “Migjeni” Albert Vataj: Bruno Shllaku, aktori i prezencës së fuqishme skenike, ky kalorës i fushëbetejave të artit të shenjtërisë së fjalës Albert Vataj: Biblioteka rritet dhe unë vogëlohem, nën peshën e ëndrrës për të zotëruar dritën e dijes Albert Vataj: Kur Nënë Tereza, shpirti shqiptar i mëshirës lartësohej në mirënjohjen indiane, “Bharat Ratna” Albert Vataj: 20 vite nga kalimi në amshim i Ibrahim Rugovës Albert Vataj: Sot në përvjetorin e 558 të kalimit në përjetësi të Skënderbeut, udhëprijësit arbër që u ngjit në legjendë Albert Vataj: Shkodra, 14 Janari 1990, historia që nisi si shpresë dhe përfundoi si faj Albert Vataj: Robert Ndrenika, aktori që shndërroi çdo rol në monument të artit tonë skenik Albert Vataj: Mary Sherman Morgan, një grua gjeni që u mbulua me harrim Albert Vataj: Klea Marku, një yll i ri rroku që shkëlqen vezullimshëm në galaksinë “X Factor Kids Albania” Albert Vataj: At' Gjergj Fishta, gurëthemeli i qenësishëm i vetëdijes sonë kombëtare Albert Vataj: Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit Blerim Latifi: Kërshëndellat, kujtesë se jemi të moçëm në gjeografinë fizike e shpirtërore të Europës Albert Vataj: Rita Petro, laureate e poezisë së shpirtshme, e forcës së fjalës si “një formë e ndërgjegjes që i reziston heshtjes” Albert Vataj: Letra emocionuese që Charlie Chaplin i dërgoi së bijës natën e Krishtlindjeve Albert Vataj: Ismet Bellova, zëri i një legjende që do të dëgjohet si një jehonë në qiellin e kujtesës dhe përjetësisë Albert Vataj: Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Albert Vataj: Visjan Ukcenaj, rrezja e një drite që sheh thellë në shpirtin e një nëne sakrifikuese deri në vetëmohim Albert Vataj: Tinka Kurti, ikonikja e artit skenik shqiptar

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx