Mendime
Bashkim Saliasi: Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
E hene, 09.02.2026, 06:53 PM
PSIKOLOGJIA E ZHVILLIMIT TË FËMIJËS
Përgatiti Bashkim
SALIASI
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës synon: -Të
përshkruajë ndryshimet që ndodhin në hapsirën jetësore, të shpjegojë arsyet e
zhvillimit në përputhje me rregullat, të krahasojë njerëzit me prejardhje të
ndryshme, të parashikojë ndryshimet që mund të ndodhin, të lidhin zbulimet e
psikologjisë së zhvillimit me zbulimet e fushave të tjera psikologjike dhe të
influencojë te ndryshimet.
Procesi ndryshimeve që ndodhin gjatë gjithë hapsirës
jetësore është shumë dimensional, ku përfshihen zhvillimi biologjik që ka të
bëjë me sjelljen, zhvillimin fizik që ka të bëjë me ndryshimet që ndodhin në
trupin e njeriut, zhvillimi kongnitiv që ka të bëjë me seritë e ndryshimeve që
ndodhin në aktivitetin mendor-të menduarit, kujtesën, preceptimin, vëmendjen
dhe gjuhën, zhvillimin social, që ka të bëjë me ndërveprimet e individit me
individët e tjerë në mjedisin ku jeton, zhvillimi emocional, që ka të bëjë me
ndjenjat dhe reagimet aktive të individit dhe zhvillimi i personalitetit, që ka
të bëjë me veten dhe preceptimin e vetes, me sjelljen seksuale, me zhvillimin e
roleve gjinore si dhe zhvillimin moral.
Për shpjegimin e zhvillimit të fushave që përshkruam
më lartë, psikologjia e zhvillimit shfrytëzon zbulimet e shkencave të tjera si
biologjia, fiziologjia, mjeksia, sociologjia, antropologji e tje.
Zhvillimi është tërësor, që do të thotë se ndryshimet
nuk ndodhin kurrë të izoluara, por këto varen nga njëra-tjetra dhe gjithë
zhvillimi është rezultat i këtij ndërveprimi. P.sh, zotërimi i gjuhës varet nga
maturimi i kordave zanore, gojës, trurit (zhvillimi fizik), nga zhvillimi
kognitiv (aftësia për të kuptuar se fjalët përfaqësojnë objekte që nuk janë
prezente) dhe ndërveprimet me njerëzit e tjerë (zhvillimi social).
Zhvillimi është i vazhdueshëm dhe nuk ndodh vetëm në
fëmijëri, por gjatë gjithë jetës. Zhvillimi është akumulativ, që do të thotë se
zhvillimi bazohet në atë që ka ndodhur dhe në atë që është arritur më parë.
Eksperiencat e mëparshme ndikojnë në zhvillimin e
mëvonshëm të një individi. Megjithatë ku zhvillim nuk është apsolut.
Zhvillimi shkon nga e thjeshta drejt një
kompleksiteti më të madh. Në fillim foshnja bëhet fëmijë, më pas adoleshent.
Fillimisht ai tenton të kap objektet me gjithë pëllëmbën e dorës, më pas, kur
zhvillohen muskujt dhe nervat e dorës dhe gishtrinjëve, fëmija arrin të kap
objektin me gjithë gishta.
Zhvillimi është i diferencuar. Kjo
nënkupton se zhvillimi shkon drejtë diferencimit përherë në rritje, pra
diferencohen elementet e eksperiencës dhe më pas fëmija është i aftë të bëjë
dallimin midis perceptimeve, ndjenjave, mendimeve dhe veprimeve të tij. Zhvillimi
është i organizuar, që nënkupton se shprehitë e ndryshme fillojnë të
integrohen dhe foshnja organizon dhe kordinon veprimet, kurse të rriturit
organizojnë dhe kontrollojnë detyra të ndryshme që lidhen me punën dhe jetën
familjare.
Zhvillimi është relativ. Kjo nënkupton
se ne edhe kur arrijmë një stad të caktuar të pjekurisë, përsëri vazhdojmë të
ndryshojmë.
Ndikimet e zhvillimit janë reciproke. Kjo
nënkupton se jo vetëm fëmija ndikohet nga ata që ka përrreth, por edhe ata që
janë përrreth saj ndikohen nga fëmija.
Zhvillimi reflekton si vazhdimësi ashtu dhe si
mosvazhdimësi. Disa studjues pranojnë se zhvillimi është një proces
gradual dhe i vazhdueshëm, kurse disa të tjerë mendojnë se zhvillimi është një
seri stadesh të dallueshme nga njëri-tjetri dhe si pasojë zhvillimi nuk është i
vazhdueshëm. Kata studjues theksojnë rolin e trashëgimisë dhe maturimit në
procesin e rritjes.
Zhvillimi reflekton si stabilitetin, ashtu edhe
ndryshimin. Disa herë, ndodhi të jashtme me natyrë shumë traumatike,
ndryshojnë në mënyrë rrënjësore jetën e një individi.
Zhvillimi ka disa herë, natyrë përsëritëse. Pra te
individët gjatë jetës mund të përsëriten disa faza të përshtatjes së tij. Zhvillimi
ndikohet si nga mjedisi ashtu edhe nga trashëgimia. Studjues të ndryshëm
kanë mendime të ndryshme.
Disa mendojnë se trashëgimia është vedimtare, kurse
të tjerë mendojnë se rolin parësor e luan mjedisi. Në të vërtetë, zhvillimi
ndikohet si nga mjedisi dhe nga trashëgimia.
Qendra e kontrollit është si e brendshme, ashtu edhe
e jashtme. Ne kontrollohemi nga ndodhi edhe nga njerëz ndaj të cilëve kemi
pak kontroll, por shumica prej nesh është në gjendje që të ushtrojë një farë
kontrolli mbi zhvillimin tonë. Që një individ të quhet i maturuar duhet të ketë
kontroll veten dhe të mbajë përgjegjësi për veten e tij dhe nuk mund të
fajësojë të tjerët për zhvillimin e tij.
Zhvillimi është variabël dhe kjo do të thotë se jo të
gjitha dimensionet e personalitetit zhvillohen në të njëjtën nivel dhe ritëm.
Zhvillimi është një proces kompleks, pra një produkt
i proceseve të ndryshme të rritjes, maturimit dhe të mësuarit. Të mësuarit
përfshin ndryshimet që janë rezultat i eksperiencave. Ato janë të ndryshme:
biologjike, ushqimet, aksidentet e natyrës fizike, ilaçet dhe sociale si:
shkolla, familja, komuniteti, moshatarët, media etj. Zhvillimi përfshin si
rritjen dhe pleqërinë.
Zhvillimi është kontekstual, që nënkupton
se zhvillimi ndikohet dhe nuk mund të kuptohet jashtë kontekseve që ai ndodh.
Ajo që ndodh në shtëpi, ndikon në atë çka ndodh në shkollë dhe anasjelltas.
Zhvillimi social i individit kuptohet më mirë kur merren në konsideratë
influencat që vijnë nga disa mjedise dhe kur ato shihen të lidhura me
njëri-tjetrin.
Të gjithë elementet e lidhur me mjedisin dhe vlerat
kanë efekte të ndryshme mbi fëmijët dhe ato ndërveprojnë dhe nuk qëndrojnë të
izoluara.
P.sh., prindi i fëmijës humbet punën (ekosistemi) dhe
familja lëviz në një vend tjetër, ku fëmija ndeshet me një shkollë tjetër
(ndryshime në mikro dhe makrosistemet).
Rritja është një procesi kompleks, pra është produkt
i proceseve të ndryshme të rritjes, maturimit dhe të mësuarit.
Rritja përfshin ndryshimet sasiore, kurse maturimi
përfshin ndryshimet që janë të varura nga mjedisi dhe që përcaktohen nga
përbërja gjenetike e individit. P.sh., të mësuarit për të ecur. Të mësuarit
përfshin ndryshimet që janë rezultat i eksperimenteve, biologjike, të
ushqyerit, etj.
Zhvillimi është kontekstual, që do të
thotë se zhvillimi nuk mund të kuptohet jashtë mjedisit, ku përfshihen shkolla,
familja etj. Zhvillimi kontekstual përfshin mikrosistemin, mesosistemin dhe
makrosistemin në të cilën personi merr pjesë. P.sh., një fëmijë që vjen nga
familje me marrëdhënie të ngrohta, mund të priret të ketë rezultate të mira në
mësime.
Ajo çka ndodh në shtëpi, ndikon në atë çka do të
ndodh në shkollë dhe anasjelltas.
Zhvillimi social i individit kuptohet më mirë kur
merret në konsideratë influencat që vijnë nga disa mjedise dhe kur shihen të
lidhura me njëri-tjetrin.
Makrosistemi është modeli i një shoqërie për
zhvillimin e individit që përfshijnë idologjinë, vlerat, qëndrimet, ligjet dhe
zakonet e një shoqërie të veçantë.
I pari që studio psikologjinë e fëmijëve ka qënë
psikologu amerikan Granvil Stanlei Hall. Sukses ishte formulimi i testit të
inteligjencës nga Alfred Binet dhe Theodor Simon, në Francë, në vitin 1915.
Në vitin 1926, Luis Terman e përshtati për ta
përdorur në Amerikë, kurse në Europë Zhan Piazhe studio zhvillimin kongitiv të
fëmijëve. Zhan Uatson, themeluesi i bihejviorizmit në Amerikë shkroj
psikologjinë e fëmijve…
Tiranë
08/02/2026









