E premte, 06.02.2026, 02:02 AM (GMT)

Mendime

Vladimir Shyti: Politikantët shqiptarë dalin nga hiçi

E enjte, 05.02.2026, 06:55 PM


Politikantët shqiptarë dalin nga hiçi

Përshkrim

Nga Vladimir Shyti

Me lirinë e fituar pas komuniste, njerzit e shkolluar e kuptuan menjëherë pafuqinë e gjeniut të politikës. Dashakeqët, keqbërësit e mosmirënjohësit iu turrën të pambrojturit dhe misionarëve që kryen me shumë plasaritje e midis kaosit ardhjen e kapitalizmit në Shqipëri. Dhe aty mbi lartësitë e politikës, figura të gjujëzuara ngrihen nga hiçi dhe, mendojnë se do të rilindin vendin me idetë e tyre të “vyera”. Por, jo zotërinjë “I jepni vendit tënd para se të marrësh!”Nuk mjafton hidhërimi juaj të shndërrohet në njohje të personalitetit dhe nevoja të mirëkuptimit të hareshëm, duke shkuar përtej lirisë më të lartë, rikthimin në Tërësi nga dëshirat tuaja të çmendura lakmintare.

Hyni në parlament gjithë zhurmë. Dikush sjellë një shalqi, me gjasme po jep ndihmën e tij në drejtim të bujkut shqiptarë. Të tjerët tallen, e qeshura përhapet në sallën e kuvendit dhe, tulatet në një kënd të errët e kthehet në kumtin e harrimit. Një tjetër deputete heq këpucën e qëllon fluturimthi drejtë nga drejtuesi i seancës kuvendore. Më pas kalojnë në përplasje grushtash mbi tryezat e punës dhe karrike që hidhen vend e pavend. Dhe, së fundmi kopshti zoologjik bie në qetësi me mbylljen e rendit të ditës.

Gazetari sado i fisnikruar, që asnjëherë nuk i mungojnë ndjenjat, aroma e kohës të peridhës së tij, nuk merr atë frutë të shëndetshëm, por shijen e njelmët të fatit shqiptarë. Ndërhyn midis deputetëve, ata harlisen si të lojtur. Njeri shprehet; se jam misionar. Një tjetër përplas kokrrën e shalqirit në dalje të sallës dhe thotë;se nuk i dëgjuan kërkesat e tij. Dhe kështu me radhë, tërë ankesa e ankime shpërndahen nëpër kafenetë aty pari.

Pra, ju zhvisheni nga personaliteti në mënyrë të vetëdishme, elementi individual në disa raste i kundërvihet njeriut të dlirë që ka synime. Ju s’e filloni politikën duke dhënë nga vetja, por duke u mbështetur vetëm te vrulli si mjete fluturuese: përherë sikur ka ndjesinë e diçkaje engjëllore, të një sendi të dlirë, qëndrim pezull në ajër, të tejdukshëm, luftarak pa armën e zgjedhur mirë. Kaloni si ëndërr përmbi tokë, dukeni si të lumtur nga mungesa e peshës, por fort mirë e di se sa vuani, ose jo. Shkriheni në melodinë e vetvetes e, kërkoni vëmendje, por tejkaloni fushën e rëndesës si tretjen e shprehjes në tinguj, rikthimin e elemrntin e paqëndrueshëm. Respekti për politikanin e moshuar duket se varet nga fakti që nderi u jepet të rinjëve, ku është vërtetuar se ata diçka kanë dhënë gjatë jetës së tyre në rrjedhjen e jetës politike, që ka të bëj pikërisht me besueshmërin. Ndërsa të vjetrit i është vërtetuar veprimtaria politike, ndaj u duhet të largohen dhe të respektohen, jo të vlerësohen, sepse vlerësimin e kanë marrë gjatë punës së tyre.

Politikanët e rinjë ende të papregatitur mirë kërkojnë lavdinë e mjëhershme. Por, përballë lavdisë ka një karakter pozitiv,  ku nderi në një fare mënyre ka një karakter të pastër negative. Ai nuk është vlerësim i cilësive të veçanta, por vlerësimi i cilësive të përbashkëta. Kush e dhunon mirëbesimin e të tjerëve, e humbet përgjithmonë, çfarëdo që të bëjë dhe kushdo që të jetë dhe, s’do vonojë të shijojë frutat e hidhura që sjellë një humbje e tillë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kristaq Turtulli: Letër e hapur për Kryeministrin Edi Rama Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (4) Kalosh Çeliku: Hajdutët e shtetit “të përbashkët” Idriz Zeqiraj: Shpifjet denigruese ndaj Presidentes Vjosa, normë e opozitës çoroditëse Asllan Dibrani (Luani): Përçarja e kombit po shkatërron gjithçka - Dorëheqja e Naim Tërnavës dhe Bashkësisë Islame te Kosovës është urgjente Kalosh Çeliku: Im atë ishte burrë i natës, jo i ditës së sotme Florim Zeqa: Fitoi 'minihamburgeri' antirugovist në LDK! Sadbere Emshiu: Zinxhiri i dritës profetike dhe devijimet e tij moderne Lëvizja për Rikthim: Gënjeshtra islamike si projekt i trysnisë fetare dhe politike Florim Zeqa: Vazhdimi i klaneve, kulmi i katandisjes së LDK-së! Idriz Zeqiraj: Kuvendi i Punës, parapërgatitje për Kuvendin Zgjedhor Lazim Miftari: Termi "Perandoria Turke" Nue Oroshi: Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos Ndue Dedaj: “Puna e mbarë!” – atyre që punojnë Isuf B. Bajrami: Në Kosovë, duhet mbisundimi i ligjit si mbizotërim i normës juridike mbi arbitraritetin dhe presionin jashtëinstitucional Shefqet Dibrani: Doktrina e titizmit jugosllav ndaj shqiptarëve dje dhe sot Lëvizja për Rikthim: Ideologjia islamike dhe policia e moralit Albert Zholi: Prof. Dr. Enriko Ceko - Ekonomia shqiptare ka krizë pasi ka marrë tiparin e një ekonomie konsumi, me pothuajse aspak tipare prodhimi Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (3) Rejhane Rexhepi: Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë – Ura e kujtesës, kulturës dhe identitetit kombëtar në Sarajevë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx