Mendime
Idriz Zeqiraj: Shpifjet denigruese ndaj Presidentes Vjosa, normë e opozitës çoroditëse
E marte, 03.02.2026, 06:55 PM

Donald
Trump dhe Vjosa Osmani
SHPIFJET DENIGEUESE NDAJ
PRESIDENTES VJOSË, NORMË E OPOZITËS ÇORODITËSE
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Ka
kaluar një vit që kur ka filluar lukunia mediatike lehaqene, në Prishtinë dhe
Tiranë, të prirë nga agjenti i shumëfishtë, Baton Haxhiu, me këlyshërinë e tij,
duke shpifur e denigruar Presidenten Vjosë Osmanin. "E humbi mbështetjen e
LDK-së, e humbi partinë Guxo, kundër e ka edhe LVV, Vjosa nuk ka shanse të
marrë mandatin e dytë", - thonë ata që parashikonin rënien e përqindjes,
së shumti, 28-32 %, për LVV me aleatë, para zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025!
Por
kolegia e saj, bashkëveprimtare për 13 vjet radhazi, Donikë Gërvalla, demanton
horrakët e zuzarët, e çfarëdo kallëpi qofshin, kur deklaroi se partinë Guxo e
ka themeluar Vjosë Osmani, ne i jemi bashkangjitur asaj. Gërvalla më të madhe e
ka besnikërinë dhe fisnikërinë, se sa peshën e trupit. Veprimtarja më e shquar
në të gjithë Diasporën shqiptare botërore, e cila, në përballjet në debatet e
saj brilante në televizionet botërore, për çështjen e Kosovës, nën robërinë
serbo-sllave, i ka mundur ambasadorë, gjeneralë, ministra, kryeministra e
presidentë, akademikë ballkanikë dhe evropianë.
Albin
Kurti me LVV të tij, gjithsesi, e mbështetë pa rezerva presidenten Vjosë si dhe
minoritetet bashkëpunuese në Qeverinë Kurti. Kurse opozita, ajo e subjekteve
PAN-iste, nuk merakoset fare, është deklaruar kundër, "rrafsh
Kosova", "vetëm ne të rikthehemi në pushtet!
Ndërsa
LDK-ja, pas debaklit të pësuar, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si patericë e
PDK-së, duhet të mendojë seriozisht, për fatin e mëtejmë të LDK-së, sepse ka
edhe më keq! Ajo duhet ta pranojë fajësinë e rëndë, qartazi dhe me sinqeritet,
t`i kërkojë falje anëtarësisë, elektoratit të LDK-së dhe shqiptarëve botërorë,
për shqetësimin e dhimbjen mendore e shpirtërore të shkaktuar. Klanet brenda
LDK-së, të pauzojnë, duke pranuar fajin-krim, për degradimin dhe rrënimin e
LDK-së.
Ndërkohë
LVV me aleatët e saj simpatikë, Guxo, Alternativa, PSHDK, të veprojë me guximin
që e karakterizon, për ta nxjerrë Kosovën, nga kolapsi, bllokada, ku e futi
opozita e subjekteve politike PDK, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN, përmes
agjentëve të shumtë të huaj, që i kanë brenda subjekteve të tyre.
Bashkëqeverisja e LVV me aleatë dhe
LDK-në, ka qenë dhe mbetet pa alternativë, gjithnjë me parësinë e interesit të
Atdheut-Kosovë. Kjo kërkesë është gjithnjë në agjendë.
Kam
besimin dhe bindjen se presidentja Vjosë, ashtu siç ka çarë çdo bllokadë të
deritashme, do ta këtë forcën dhe guximin, për të tejkaluar edhe pengesat, sa
inatçore, aq edhe subjektive të kundërshtarëve politikë.
Shpifja
e fundit, e bërë ndaj babait të nderuar të presidentes Vjosë, Raif Osmanit, se,
gjoja, i ka shërbyer Serbisë, përmes një posti civil, qytetar që kishte në
komunë, nga shpifës kriminelë e rrugaçë, kondom të Baton Haxhiut, është kulmore
e poshtër, që ka për qëllim goditjen e imazhit të presidentes -par exellence-,
Dr. Vjosë Osmanit.
Atdhetari
i nderuar Raif Osmani, ka qenë ushtar i orëve të para të Forcave të Armatosura
të Republikës të Kosovës, me akronimin FARK, të formuara nga Dr. Ibrahim
Rugova, për çka edhe është burgosur dhe dënuar me grupin e parë të ushtarakëve,
me komandant gjeneral Hajzer Hajzeraj. Shtrohet pyetja, ku është Prokuroria e
shtetit që heshtë për rastin në fjalë, kur dihet se shpifja për kuadro të
cilësuar hetohet dhe, në rast të kualifikimit si shpifje, dënohet?!
Ku
është Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili reagon vend e pavend, madje
edhe atëherë kur provokohet në vendin e punës, anëtari i KQZ, ish- i burgosuri
shumëvjeçarë politik, Sami Kurteshi, i cili i luti gazetarët provokatorë ta
lëshojnë zyrën, ku kanë hyrë pa autorizimin përkatës!
Kushtetuta
e Kosovës, më saktë e Ahtisarit, është një pranim -ad hoc-, e imponuar dhe e
pranuar nën presionin e Serbisë, të bërë ndërkombëtarëve dhe sidomos
shantazhimi i disa zyrtarëve kyç të Kosovës, me dosje penalizuese të krimeve
faktike, gjatë luftës dhe sidomos të pasluftës, kryesisht, vrasjen e
kundërshtarëve politikë shqiptarë.
Pengesa
e ndryshimeve të domosdoshme kushtetuese, siç është zgjedhja e Presidentit me
votimin e drejtpërdrejtë të popullit, duke kërkuar kuotën e caktuar aprovuese të
deputetëve të minoriteteve, dështimi i zgjedhjes të presidentit, në mars apo në
prill të këtij viti, e çon vendin në zgjedhje.
Me
këtë strukturë të deputetëve të një opozite sa destruktive, aq edhe e
papërgjegjshme, një bllokadë e përsëritur, si ajo që zgjati 9 muaj, rrezikon
përsëritjen e zgjedhjeve. Ngulmohet për konsensues, por me subjektet politike,
që kanë brenda vrasës, hajna zyrtarë, haraçxhinj, makro-kontrabandistë, nuk
mund të pranohet rehabilitimi i tyre. LVV me aleatë, u dha shansin e artë për
spastrimin e listave të kandidatëve për deputetë. Por, ata nuk lëvizën nga
"istikami" i krimit dhe i përsëritën të njëjtit edhe në zgjedhjet e
28 dhjetorit 2025! Pamundësia e pastrimit të listave është reale, sepse
kriminalizimi i subjekteve të tyre politike është masiv. Zgjidhja e vetme është
riformimi i këtyre partive, prandaj porosia Kurtit është e drejtë, që këto
subjekte duhet të qëndrojnë gjatë në opozitë.
Qysh
kur ka filluar fushata parazgjedhore, paligjshëm, në gjysmën e dytë të nëntorit
2024 dhe zgjatën 3 muaj për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, edhe për ato të 28
dhjetorit, 2025, kemi paralajmëruar të gjithë rrugaçërinë politike dhe
mediatike, se sforcimi i fushatës shpifëse e denigruese ndaj pozitës, "do
t`u kthehet në bumerang ", do t`jua thellojë humbjen", ashtu siç
ndodhi realisht.
Edhe
tani vazhdon i njëjti "avaz" dhe të tri partitë opozitare janë
deklaruar se "pa konsensues nuk japim votë dhe as nuk bëjmë kuorumin, me
qëndrimin në sallë, për zgjedhjen e presidentes Vjosë Osmani"! Kjo opozitë
ka dëshmuar se nuk i intereson emri i personit konkurrues, por hallin e kanë
tek rikthimi në pushtet. Edhe pse tani kanë thelluar disfavorin për rikthim,
qenëria lehëse mediatike, i fton qytetarët për përsëritjen e `97-ës si në
Shqipëri, tani një të dytë, këtë herë në Kosovë! Një shtet i mirëfilltë ligjor,
këta qenër do t`i zinxhiroste!
Dështimi
i zgjedhjes të presidentit, do të ndikojë fatalisht keq, për stabilitetin
politik të Kosovës. Marrëveshjet bankare me Evropën dhe ato ndërkombëtare
presin krijimin e Qeverisë dhe të institucioneve tjera shtetërore. Kosova do të
vazhdojë të mbetet peng i kësaj opozite, të dëshmuar si kundra-kombëtare dhe
palë me Serbinë armike. Çdo bllokadë e përsëritur, do ta godasë rrastë edhe
opozitën, madje pa shpresë ngritjeje të afërt.
Megjithatë,
shpresojmë të jenë këndellur, duke besuar se do të këtë reagime pozitive, nga
deputetë të përgjegjshëm, për misionin që ka vetë emërtesa -deputet-!
Urojmë
për reflektim, madje pavarësisht të vendimit të shefave partiakë!









