E hene, 02.02.2026, 11:21 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Im atë ishte burrë i natës, jo i ditës së sotme

E hene, 02.02.2026, 06:56 PM


IM ATË ISHTE BURRË I NATËS

DHE JO I DITËS SOTSHME

NGA KALOSH ÇELIKU

Im Atë, përsëgjalli në jetë i kishte kaluar disa luftëra: me armik, e për armik. E kishte përjetuar robërinë. Perandorinë Osmane, “Serbinë e Madhe“, “Shqipërinë e Madhe”, dhe Jugosllavinë komuniste: Vëllazërim-bashkimin” Neokomunist pas Lufte, që e vazhdojmë edhe Sotekesajdite: Robërinë. Edhe, “Lirinë”.

Një ditë përmes telefonit në Shkup më paraqitet vëllai nga Kërçova: vëlla, ecë se babai nuk është mirë me shëndet, dhe do të shihet me ty patjetër, nu ikë. Mirë, do të ishte të vish në Katund, dhe ta vizitosh Babain.

Ditën e nesërme, herët në mëngjes u nisa për në Kërcovë. Vrik e verik edhe për në Katund. Babain, e gjeta të shtrirë në shtrat. Edhe, u përqafuam. Mezi më tha:

-Mendova se, nuk do të kesh mundësi të vish?

-Jo, i thash. Për ty do të vija edhe nga Xhehnemi (Parajsa). Mos, u dorëzo! Qeshi.

-Unë, nuk jam dorëzuar në luftë mes plumbave, fushëbetejën e mejdanit me armikun. E, jo tashti para Zonjës Vdekje.

Atë natë rash të flej në shtatin tjetër, në odën e miqëve. Vëllai me familje, në shtëpinë e re, që posa e kishin ndërtuar në mes të Livadhit, rrëzë “Çuke”. Nana, në dhomën e tyre të përbashkët, si dikur me Babain në katin e poshtëm të Shtëpisë. Edhe, unë si fëmij kisha fjetur në atë dhomë mes tyre Nanës dhe Babit, mos më merrnin xhindet e asaj kohe, që më hudhnin dorë më dorë gjithë natën majë lisave, shelgjeve dhe çative të shtëpive, në Katund. Dhe, në mëngjes, pak para Agimit më kthenin në shtrat mes Nanës dhe Babait.

Pasmesnate, e dëgjova zërin e Babait: kërkonte ujë. U zgjova përgjumshëm, dhe u afrova te shtrati. Tha:

-Dua ujë! E, mbusha gotën dhe ia afrova te koka në shtrat. Jo, tha:

-Tashti, nuk dua ujë, por desha të të them diçka. Hë, iu përgjigja:

-Thuaje!

-Jo, nuk ta them.

Edhe, nuk ma tha atë natë. E morra disi me mend, se çka donte të ma thoshte atë natë. Nuk donte të ma lente barrë të rëndë lufte edhe mua në “liri”. Shkaku, se: vetë, i kishte kaluar disa luftëra në robëri dhe “liri”. Armët e luftës me vite, i kishte fshehur hatullave të shtëpisë dhe kasollës. Mureve të burgut të kafshëve shtëpiake dhe ferrave rreth Livadhit, rrëzë “Çuke”. Edhe, pasi e piu ujin i mbylli sytë, iku. E mori me vete porosinë e fshehur në varr, rrëzë “Çuke”.

Im Atë, ishte Burrë i Natës. Dhe, jo i Ditës Sotshme…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx