E diele, 01.02.2026, 11:42 PM (GMT)

Mendime

Lëvizja për Rikthim: Gënjeshtra islamike si projekt i trysnisë fetare dhe politike

E diele, 01.02.2026, 06:56 PM


Gënjeshtra islamike si projekt i trysnisë fetare dhe politike

Nga Lëvizja për Rikthim

Veprimet e fundit publike të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), përfshirë përhapjen e deklaratave të pavërteta dhe tendencioze, paraqesin sjellje që përmbushin elementet thelbësore të veprave të ndaluara nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës, në veçanti ato që lidhen me dezinformimin e qëllimshëm, nxitjen e urrejtjes, dhunës, përçarjes dhe mosdurimit, si dhe rrezikimin e rendit dhe sigurisë publike.

Përhapja e pretendimit të rremë për kinse djegien e Kuranit në Gjakovë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për të inskenuar ngjarje dhe për t’ia atribuar ato Lëvizjes për Rikthim, përbëjnë veprime të kryera me plan operativ, të cilat synojnë manipulimin e ndjenjave fetare, krijimin e tensioneve shoqërore dhe cenimin e bashkëjetesës qytetare. Këto veprime, për nga natyra dhe pasojat e mundshme, biejnë në kundërshtim të plotë me dispozitat penale që ndalojnë nxitjen e urrejtjes dhe cenimin e rendit kushtetues.

Po ashtu, vazhdimi i përhapjes së pretendimit se Lëvizja për Rikthim është themeluar ose dirigjuar nga struktura serbe përbën deklarim faktikisht të pavërtetë, të bërë me qëllim diskreditimi dhe delegjitimimi publik. Ky veprim i hapur i strukturave të shtetit islamik në ardhje, përmban elemente të cenimit të rëndë të reputacionit, keqinformimit të opinionit publik dhe nxitjes së tensioneve ndërfetare, duke krijuar rrezik real për sigurinë publike dhe paqen shoqërore.

Lëvizja për Rikthim paralajmëron opinionin publik dhe misionet ndërkombëtare për reagimet e vonuara institucionale. Reagimi pas shpërthimit të ndonjë dhune të inicuar nga BIK-u dhe grupet me prirje terroriste të afërta me këtë institucion, nuk mund të konsiderohet masë efektive e mbrojtjes së rendit publik, por do të trajtohet si sjellje formale dhe e planifikuar kundër shqiptarëve që largohen nga feja islame dhe nuk pranojnë të jenë musliman.

Mungesa e veprimit preventiv, pavarësisht sinjaleve të qarta paralajmëruese dhe të përsëritura, i ka krijuar dhe i ka thelluar dyshimet e arsyeshme për ekzistencën e një plani më të gjerë të pastrimit fetar të Kosovës, i cili bie tërësisht në kundërshtim me detyrimet ligjore të institucioneve për mbrojtjen e sigurisë publike dhe rendit kushtetues.

https://www.facebook.com/levizjaperrikthim



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Vazhdimi i klaneve, kulmi i katandisjes së LDK-së! Idriz Zeqiraj: Kuvendi i Punës, parapërgatitje për Kuvendin Zgjedhor Lazim Miftari: Termi "Perandoria Turke" Nue Oroshi: Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos Ndue Dedaj: “Puna e mbarë!” – atyre që punojnë Isuf B. Bajrami: Në Kosovë, duhet mbisundimi i ligjit si mbizotërim i normës juridike mbi arbitraritetin dhe presionin jashtëinstitucional Shefqet Dibrani: Doktrina e titizmit jugosllav ndaj shqiptarëve dje dhe sot Lëvizja për Rikthim: Ideologjia islamike dhe policia e moralit Albert Zholi: Prof. Dr. Enriko Ceko - Ekonomia shqiptare ka krizë pasi ka marrë tiparin e një ekonomie konsumi, me pothuajse aspak tipare prodhimi Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (3) Rejhane Rexhepi: Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë – Ura e kujtesës, kulturës dhe identitetit kombëtar në Sarajevë Asllan Dibrani – Luani: Bota përgatitet për banim në Hënë, hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu mbetet bredharak nëpër xhami Kalosh Çeliku: Babës t’i ngjash adet t’ia kalosh marifet Gjon Keka: Djegja e librit do të thotë rënie e njeriut në errësirë dhe në demonizëm Asllan Dibrani (Luani): Shqiptarët nuk djegin libra – alarm pa prova: kur feja keqpërdoret për përçarje Shefqet Dibrani: Portret i Mërgimtarit – Fatmir Thaqi Ilir Çumani: Paradoksi dhe amnezia politike e Ramës – kur dhuna dënohet vetëm nga karrigia e pushtetit Rrezart Kalaja: Kur Gazeta Impakt dhe Rexhep Elezaj shpallin luftë kundër shqiptarëve Milazim Zeqiraj: LDK pas Rugovës në udhëkryq mes trashëgimisë rugoviane dhe rrugës së re Asllan Dibrani – Luani: Reagim publik kundër shpifjeve, etiketimit ideologjik dhe propagandës antikombëtare të gazetës “Impakt

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx