| E diele, 01.02.2026, 06:56 PM |
Gënjeshtra islamike si projekt i trysnisë fetare dhe politike
Nga
Lëvizja për Rikthim
Veprimet
e fundit publike të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), përfshirë përhapjen e
deklaratave të pavërteta dhe tendencioze, paraqesin sjellje që përmbushin
elementet thelbësore të veprave të ndaluara nga legjislacioni penal i
Republikës së Kosovës, në veçanti ato që lidhen me dezinformimin e qëllimshëm,
nxitjen e urrejtjes, dhunës, përçarjes dhe mosdurimit, si dhe rrezikimin e
rendit dhe sigurisë publike.
Përhapja
e pretendimit të rremë për kinse djegien e Kuranit në Gjakovë, si dhe
përpjekjet e vazhdueshme për të inskenuar ngjarje dhe për t’ia atribuar ato
Lëvizjes për Rikthim, përbëjnë veprime të kryera me plan operativ, të cilat
synojnë manipulimin e ndjenjave fetare, krijimin e tensioneve shoqërore dhe
cenimin e bashkëjetesës qytetare. Këto veprime, për nga natyra dhe pasojat e
mundshme, biejnë në kundërshtim të plotë me dispozitat penale që ndalojnë
nxitjen e urrejtjes dhe cenimin e rendit kushtetues.
Po
ashtu, vazhdimi i përhapjes së pretendimit se Lëvizja për Rikthim është
themeluar ose dirigjuar nga struktura serbe përbën deklarim faktikisht të
pavërtetë, të bërë me qëllim diskreditimi dhe delegjitimimi publik. Ky veprim i
hapur i strukturave të shtetit islamik në ardhje, përmban elemente të cenimit
të rëndë të reputacionit, keqinformimit të opinionit publik dhe nxitjes së
tensioneve ndërfetare, duke krijuar rrezik real për sigurinë publike dhe paqen
shoqërore.
Lëvizja
për Rikthim paralajmëron opinionin publik dhe misionet ndërkombëtare për
reagimet e vonuara institucionale. Reagimi pas shpërthimit të ndonjë dhune të
inicuar nga BIK-u dhe grupet me prirje terroriste të afërta me këtë
institucion, nuk mund të konsiderohet masë efektive e mbrojtjes së rendit
publik, por do të trajtohet si sjellje formale dhe e planifikuar kundër
shqiptarëve që largohen nga feja islame dhe nuk pranojnë të jenë musliman.
Mungesa
e veprimit preventiv, pavarësisht sinjaleve të qarta paralajmëruese dhe të
përsëritura, i ka krijuar dhe i ka thelluar dyshimet e arsyeshme për
ekzistencën e një plani më të gjerë të pastrimit fetar të Kosovës, i cili bie
tërësisht në kundërshtim me detyrimet ligjore të institucioneve për mbrojtjen e
sigurisë publike dhe rendit kushtetues.
https://www.facebook.com/levizjaperrikthim
