Mendime
Nue Oroshi: Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos
E diele, 01.02.2026, 06:53 PM
Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos
Nga
Nue Oroshi
Vendimi
i delegatëve të LDK-së ditën e djeshme më 31 janar 2026 , për votëbesimin e
kryetarit të LDK-së edhe pse ishte shumë i ngushtë ai duhet të respektohet nga
te gjithë.Po ashtu edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku duhet të mësoj nga
gabimet në të kaluarën që bëri ish kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu i cili pasi
e mundi Nexhat Dacin me një rezultat të ngushtë nuk e përfshiu fare në kryesinë
e LDK-së. Më këtë rastë ndodhi ajo ndarja e dhimshme e LDK-së ku Nexhat Daci
formoi një parti te re dhe i ndau një copë të mirë LDK-së e cila nuk u ngjitë
kurrë .Më pas ,ajo që Fatmir Sejdiu ia bëri Nexhat Dacit ju kthye Fatmir
Sejdiut nga ish këshilltari i tij Isa Mustafa. I cili pasi i mori partinë e
pensionoj Fatmir Sejdiun dhe ky i gjorë edhe sot është i habitur se si ndodhi
ashtu.Të njejtin gabim e bëri edhe Isa Mustafa me Donika Gërvallën kur nuk e la
të futet mbrenda si delegate e Degës se LDK-së në Gjermani.Gabimi i Isa
Mustafës ishte me Donika Gërvallën por jo edhe me Vjosa Osmanin. Vjosa Osmanin
LDK që udhëhiqet në ato vite nga Isa Mustafa e pati futur edhe kandidate për
Kryeministre të Kosovës. Më një fjalë edhe ky 46 % i delegatëve të LDK-së që
kanë votuar kundër që Lumir Abdixhiku të jetë Kryetar i LDK-së janë veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së që
mëndojnë ndryshe për shkak të rezultatit të dobët të LDK-së , duke ra në një
rezultat që është buzë greminës.Për të ringjallur LDK-në, duhet të përgaditet
një koncept i ri politikë i cili do ti bashkoj të gjithë të larguarit nga LDK
të bëhen përseri pjesë e LDK-së.Madje duhet të bisedohet edhe me Donika
Gërvallën dhe deputetët e tjerë të krahut të ndarë të LDK-së me emrin Guxo që
të shkrihet kjo parti dhe të kaloj pa kushte komplet në LDK duke ju
bashkangjitur edhe deputetët e saj grupit parlamentar të LDK-së.Më këtë rastë
ky grup parlamentar do të jetë grupi parlamentar i dytë dhe do të kishte dikund
afërsisht 25 deputet. Këta 25 deputet do
të kishin bërë një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Kosovës me fitusin e
zgjedhjeve Albin Kurti ku Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri të jetë nga
radhët e VV kurse Presidenti ti takoj LDK-së së bashkuar.Në politikë asnjëherë
nuk është një gjë e pamundshme kur egziston vullneti politikë. Marrëveshjet
politike nuk e dëmtojnë demokracinë.Ato e rrisin dhe e zhvillojnë atë.









