Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Patriotë të vonuar me brekë mbi pantollona
E hene, 26.01.2026, 06:58 PM
PATRIOTË TË VONUAR ME
BREKË MBI PANTOLLONA
(Roman,
i publikuar shumë vite më herët: Qyteti i qyqeve (1997), ende në sistemin ish
komunist jugosllav. E, pak më vonë edhe si fragment romani. I marrur edhe
njëherë nëpër duar Ditën e Sotshme. Përtej, Ditës Nesërme me përmbytje: shi,
breshër, stuhi dhe borë...)
NGA
KALOSH ÇELIKU
Vështirë
e ke sot, o burrë! Legjendar, kur “patriotët” presin të ngritesh nga varri.
Hipësh kalit bardhë në shpinë. Nxjerrësh
shpatën nga brezi. E, t’i çlirosh shqiptarët nga “Liria”. Jo, nga Robëria
shekullore. Që sot e kanë varë përqafe, si këmbonë kishe “shqiptarët”. Dhe,
“muslimanët” me “Allahu Akber” nëpër minare të xhamive me flamurin dhe hënën
drapër e çajtore. Vite e shekuj. Dhe, Histori.
Vështirë
e ke sot, o burrë. Legjendar. Që, në Shkup e fute shpatën në brez. Dhe, nëpër
përvjetore i rehabiliton melezët. Eksponentët e “vëllazërim - bashkimit“.
Vështirë e ke sot, o burrë Legjendar. Luftë të bësh me komunistët e arratisur.
Hadumët e “Vëllazërim - bashkimit“ Neokumunist...
Edhe,
Sot: Si zakonisht, dola nëpër faqet e romanit “Qyteti i qyqeve”. Roman, i
publikuar shumë vite më herët (1997), ende në sistemin e egër ish komunist
jugosllav. Edhe, sipas rrufjanëve të sistemit Policisë letrare, duheshte të
përgjigjesha për këtë roman artistik, si “armik” i Shtetit të “përbashkët”.
Sokaqeve, të “Bit-Pazarit” me bërllok, nën Rrapin historik të Shkupit.
I
frekuentova lokalet e mia më të preferuara qytetare kulturore shqiptare -
“maqedonase” me kryqa, dhe “Din e Iman”. Hënën Drapër nëpër minaret e xhamive,
dhe Kryqin e Madh në male. Në njërin, e piva rakinë e rrushit, uzon te tjetri,
birrën te i treti, verën e kuqe “Bukefal” dhe drekën mbretërore me mish viçi të
palëpi. Po, ku do ta pi Miken Di me Dy shtama verë?!
I
shfletova, edhe tri gazetat e ditës partiake të “pavarura” e varura. Mezi i
gjeta dy - tri shkrime për lexim dite. Pordhë e piskamë para mjeteve të
informacionit, kotnasikoti me veshje partiake. Dhe, faqe plotë me raklama e
konkurse të shpallur në Facebook dhe Instagram nga Qeveria, sipas “Marrëveshjes
Kornizë të Ohërit”: Shpallje, për administratorë shtetëror shqiptarë, dhe
“Gjatë vitit të ri (2026), do të hapim më shumë fronte pune, duke krijuar mijëra
vende të reja pune për qytetarët”?!
E
këto administratorë partiak, ende rrinë në shtëpi pa vende pune, e me paga
mujore qeveritare. Vitin tjetër, e ndante pushtetin me “vëllezërit”, partia
politike e radhës “demokratike”-shqiptare, sipas “fitoreve” parazgjedhore, dhe
i përzente këto administratorë ish partiak. I ndante postet partiake me
“vëllezërit” e Njerkës: ministra, zv. ministra, drejtorë e zv/ drejtorë në
shtetin e “përbashkët”. “Kryeministrin shqiptar”, si parullë dhe moto
parazgjedhore lokale dhe parlamentare, edhe kësaj radhe e lanë për Nesër. E,
kishin harruar, se: në sistemin komunist ish jugosllav, pas vdekjes të shokut
Tito, e kishin pasur edhe Kryetarin e shtetit si shqiptar të Jugosllavisë Sinan
Hasanin. Përmëtepër edhe shkrimtar, autorin e parë të romanit Rrushi ka nisë me
u pjek, në Kosovë. E, sot bëjnë luftë politike partiake mes vete dhe
“vëllezërit” për “kryemistër shqiptar” të Maqedonisë Veriut?! Po, më kot. Në
vend të tyre, “vëllezërit” i pranonin partizanët e vet partiak. Përsëri,
vazhdonin ende të marrin vende pune dhe pagesa mujore pa asnjë ditë pune në
Qeveri, partiznët e partive politike “demokratike” me brekët nëpër këmbë. Kur,
populli shqiptar sot, vdesë edhe për bukën e gojës.
Përçudi,
gjatë këtyre viteve “lirie” në shtetin e “përbashkët, partitë tona politike
shqiptare, nuk ishin marrë me politikë, por me pasuri personale dhe familjare,
ishin shndërruar në argatë politik, dhe ente punësimi për partizanët partiak.
Edhe, të “maqedonasve” me partitë e tyre politike të “vëllazërim-bashkimit” ish
jugosllav.
Populli,
u duartrokiste për “fitore”. E priste Lirinë në çajtore me çaj rusi dhe tespi
kuqezi në xhami. Edhe pse, ishin mësuar dhe e donin me shekuj Robërinë. Mjaftonte,
vetëm Nëna Parti t’i thirrte në “protesta paqësore”, dhe ato: i vogël e i madh
me parulla, pankarta e flamuj kuqezi lidhur qafë për qefe dilnin në rrugë para
Qeverisë. I kërkonin të drejtat e barabarta kombëtare në shtetin e
“përbashkët”.
Të
nesërmen, herët në gjumë: Policia speciale partiake me maska e gjithë arsenalin
më modern të armatimit në Shtetin e “përbashkët” Neokomunist, u binte befasisht
natën nëpër shtëpi, katunde e çajtore. I vriste. Burgoste. Ndonjëherë, u binte
edhe në Qytete, ua tmerronte fëmijët. Familjen, me arsye, se: Gjoja kërkonin
“terroristë”. “Kriminelë lufte”. Armiqë të shtetit të “përbashkët”.
Partive
tona politike shqiptare, përsëri të nesërmen u nxirrnin punë në rrugë me
protesta paqësore. Dhe, jo në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Turr, në
mjetet e informacionit, gazeta e ato elektronike të fotografohen para kamerave
televizive si “patriotë” - kuqezi shqiptar, t’i dalin zot popullit shqiptar...
Atdheut… Nuk e them dot, Mëmëdheut të Çajupit. Kandarit tij përmejdani.
Populli
i shkretë, vit për viti hante burg dhe çotek (dajak). Dhe, çdo katër vite gjatë
parazgjedhjeve lokale dhe parlamentare, përsëri ua jepte votat po të njëjtëve
“patriotë” partiak kuqezi. Siç duket, e kishin pasur pak çotekun (dajakun) nga
“shkau”. U duheshte, ende dajak “vëllai” nga Njerka…
Edhe,
pse: Duhej fajësuar partitë tona politike “demokratike” shqiptare të arratisura
dhe dalldisura, që gjithë jetën mbetën lypës për të drejta të barabarta të
popullit shqiptar, argatë e hyzmeqarë te “Ura e Gurit” mbi Vardar në Shkup me
moton për të drejta kombëtare, kur ky popull me këto politikanë e kërkonte
burgun, çotekun (dajakun) dhe Robërinë natë e ditë me pishë e qiri nëpër
shekuj.
-Eh,
o burrë, më tha: Një ditë Dum Dumi. I ashpër ke qenë gjatë këtyre viteve me
penë në portalet elektronike, gazeta dhe libra...
-
Dhe, ç’doni të thoni ju si “demokratë” të partive politike shqiptare me këtë
parullë partiake?! Është dashur si ju: Çdo katër vite t’u shkoj përmbrapa mos u
bien udhës herdhet, si dhelpëra pas Dashit. Duartrokis me brohoritje, në skenë
si arushës me dajre nëpër “Bit - Pazar”. Rroftë Partia Demokratike Shqiptare,
në Shkup…
-
Ta merr mendja.
-
Hi-hii-hiii… E ke gabim. Trusakatët, çdo katër vite, para zgjedhjeve përurojnë
politikanët e arratisur, artistët e vet partiak… Shkrimtarë… Shkencëtarë…
Gazetarë… Trima pas lufte… Edhe, në emisionet radio-televizive “Europa pa
kufunj”: Trima pas lufte, që askush nuk ua kishte dëgjuar emrat.
-
Po, u fry Dum Dumi.
-
Në fund, nderohen edhe me Çmime letrare shtetërore si ptariotë të vonuar
kuqezi. Mjete materiale qeveritare. Vende pune. Banesa. Shtëpi… Gra besnike…
Honorare marramendëse nga shteti i “përbashkët”.
-
Puna e tyre për popull, duhet edhe të shpërblehet si patriotë të vonuar të
partive tona “demokratike” - politike shqiptare me “Din e Iman” në pushtet,
fotografohen para varrezave të heronjëve dhe dëshmorëve të Kombit...
-Hi-hii-hiii…
Dhe, ne Sot: Falë, këtyre “patriotëve” kuqezi me thasë, trima pas lufte është
dashur ta presim tridhjetë vite Lirinë… Nusen e maleve… Shtetin e
“përbashkët”?!
-
Lufta për shkolla shqipe… Gjuhë Shqipe… Kulturë shqiptare… Shqipëri Etnike,
kërkon gjak dhe kohë… Viktima luftë heroike për Liri maleve… U përgjigjë,
Dudumi, që gërhet me poste partiake në kabinetet e Qeverisë ende për Liri…
-
Po. E, ku ishin këta patriotë “kuqezi” të vonuar gjatë këtyre tridhjetë viteve,
në Luftën Heroike maleve Shqiptare me armë dhe Penë në dorë?!
-
Dihet, në prehërin e Nënës Parti. Qeveri të “vëllazërim - bashkimit”, ish
komunistë me një torbë taxhi përqafe… Qeveri… Ministri... Kabinete...
-
E tashti, pse nuk vazhdojnë të koten ende nëpër ato biruca politike partiake?!
-
Liria - Nuse, e ndërroi rrugën… Partive tona politike u doli bytha lakuriq për
mejdani. Tata e Madhe i përcjellë nëpër Çarshi me këngë, valle dhe dajre. U
këndon me çifteli këngë patriotike në Lëmë… Koçinë me krushka, ua ka bërë gati
për ta përcjellur Nusen matanë maleve…
Xha
Habibi, u pri para krushqëve për në Katund me shkopin e dushkut me gunga, majë
të cilit e valon flamurin kuqezi para koçisë: “Haj-haaaj, kasolla me kashtë!
Sot, një javë, nja pesa gjashtë”!...
-
Dhe, burrat e mejdanit: Turr, te Partia e Re “Demokratike” me “besë”, në
pushtet. E shajnë Komandantin e maleve, që deri dje i duartrokisnin shuplakë
për poste partiake. Pasuri personale, familjare dhe klanore. I këndonin
përsëgjalli këngë me çifteli. Nateditë, ia fërkonin herdhet me dorë, edhe Sot:
Tu pri maleve Shqiptare me borë…
-
Hi-hii-hiii… Edhe kjo nuk është risi. Trusakatët, nuk shohin më larg se para
këmbëve të tyre topalle-sakate… Aqmëpak, në Lëmë. Matanë porte. Bythekrye, në legenin përtej Hoxhës
“Allahut… E, ku më në Breg-Lumi, nën Hijen e Lisit midis Livadhit, rrëzë
“Çuke”.
-
Megjithatë, o burrë: Sot, duhet pasur sy Shqiponje për të parë Natën, përtej
dritareve, në Lëmë. Matanë, Portës Madhe me dërrasa lisi: Ditën e Nesërme…
Edhe, nga qielli Lepurin ta zënë me qerre nën dëllinja te “Guri i Hysenit” mbi
Katund…
-
Burrat e mejdanit me rëndësi është që e shohin torbën me taxhi përqafe... Nuk u
intereson Lepuri, që pushteti e zë edhe me qerre…
-
Luftë kanë bërë gjithë jetën si argatë në Qeverinë partiake të
“vëllazërim-bashkimit” ish jugosllave për një torbë taxhi përqafe. Luftë.
Gjakun e kanë derdhë deri në gju përrua maleve…
-
Përsëri, deri më Sot: Asgjë. Liria na doli kurvë... Natë për natë i ndërron
burrat.
-
Kurvë na doli, se: Partitë tona “demokratike” - shqiptare, ishin vetë kurva.
Xhadi. I zgjidhnin brekët e kanapit çdo katër vite para zgjedhjeve lokale dhe
parlamentare për pushtet. Pillnin kopila dhe, të Nesërmen: na i lenin lyrekët
pas dere të Shtëpisë Babait me shul dru lisi…
-
Dhe, gjatë këtyre viteve për në Liri: ne, si shqiptarë, i zgjidhnim dhe i
lidhnim brekët… Patriotë të vonuar kemi qenë në Histori. Rrospia meshkuj me
brekët mbi pantollona… Nuk pajtohem, edhe me disa burra trusakatë - “analistë
politik” partiak. Ne, kemi bërë luftë me shekuj në Histori. Maleve, kemi derdhë
gjakun rrëke për Liri… Atdhe… Edhe, Mëmëdhe…
Plumb,
m’u përgjigjë Tata e Madhe me një shkop dushku në dorë, dhe flamurin kuqezi
nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit Historik…
-
E di, edhe këtë luftë “patriotike”, ngriti zërin Tata e Madhe: Burra, të tjerë
ishin ato të maleve, e tjerë burra jeni ju Sot, të fushave në Qeverinë e
“vëllazërim-bashkimit” me një torbë taxhi përqafe. Trima pas lufte, me brekët
nëpër këmbë në Qeveri… Ministri… Kabinete… Asgjë, nuk kam kundër jush si
politikanë, vazhdoni, punën “patriotike” rrugëve të “Bit-Pazrit”, në Shkup!
-
Çka doni të thuani me këtë, Zoti Shkrimtar?! Matanë tavolinës, ndërhyri Tata e
Madhe me një shkop dushku, dhe në majë tij flamrin kuqezi.
-
Unë, them., se: Ju, të fushave jeni kurva… Kurvë, nuk është ajo që shkon burrë
më burrë… Por, kurvë është ajo, që shkon parti më parti politike.
Patriotë
të vonuar me brekë mbi pantollona…









