Mendime
Klajd Kapinova: Parlamenti i Algjerisë shpall sundimin kolonial francez 130-vjeçar krim
E premte, 02.01.2026, 02:23 PM
Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka quajtur kolonizimin një “krim kundër njerëzimit", por nuk ka kërkuar Falje publike
Nga Klajd Kapinova
Parlamenti i Algjerisë
miratoi një ligj, që e shpallte sundimin kolonial 130-vjeçar të Francës Krim, duke kërkuar një falje
zyrtare nga ana franceze, dëmshpërblime dhe duke i njohur mizoritë si krime
kundër njerëzimit pa afat kufizimi.
Ky
veprim, i mbështetur nga ligjvënësit algjerianë, që brohorisnin slogane
historike, pasqyron marrëdhënie thellësisht të tendosura dhe synon të vendosë
përgjegjësi ligjore për dhunën, masakrat dhe zhvendosjen e epokës koloniale,
duke kërkuar drejtësi historike për popullin algjerian.
Franca ende nuk i është
përgjigjur zyrtarisht ligjit, por më parë ka pranuar disa gabime të epokës
koloniale pa ofruar një Falje të plotë publike.
Aspektet
kryesore të ligjit të ri të Algjerisë:
1. Kriminalizon
kolonializmin dhe shpall sundimin francez (1830-1962) Krim, jo ??vetëm një ngjarje
historike.
2.
Kërkon nga pala e qeverisë aktuale franceze
ish pushtuese, që të bëj publikisht Pendesë ose Falje zyrtare
publike dhe të filloj menjëherë
dëmshpërblimet financiare ndaj popullit të masakruar dhe perskeutuar algjerian.
Legjislacioni
rendit "krimet e kolonizimit
francez", duke përfshirë testet bërthamore, vrasjet jashtëgjyqësore,
"torturën fizike dhe psikologjike"
dhe "plaçkitjen sistematike të
burimeve". Ai thotë, se: "Kompensimi i plotë dhe i drejtë për të gjitha dëmet materiale dhe
morale të shkaktuara nga kolonizimi francez është një e drejtë e
patjetërsueshme e shtetit dhe popullit algjerian”.
Shteti
i pavarur dhe Parlamenti i Algjerisë, që
ndodhet në pjesën veriore të kontinentit me ngjyrë të Afrikës, po Kërkon sot me
27 dhjetor 2025 njohje zyrtare të krimeve dhe genocide prej disa shekujsh, si
dhe Falje dhe Kompensim për krimet koloniale, duke pohuar një të drejtë të
patjetërsueshme, për një dëmshpërblim të tillë.
Parlamenti
algjerian ka përcajtuar se krimet e
kryera gjatë kësaj periudhe nuk kanë afat kohor, për ndjekje të padive penale ose
llogaridhënie. Ajo Mbron Kujtesën
Kombëtare dhe Synon të luftojë mohimin dhe të vendosë të vërtetën historike për
pajtimin kombëtar, raporton Al
Jazeera.
Nga ana
e tjetër, ky ligj përshkallëzon tensionet që tashmë janë të pranishme mbi
kujtesën historike, Saharën Perëndimore dhe migrimin, duke shënuar një pikë të
ulët në lidhjet që nga pavarësia, sipas
BBC-së.
Kolonizimi
apo trashigimia koloniale franceze
asokohe përfshiu vrasje masive, deportime dhe një luftë brutale për pavarësi,
duke lënë plagë të thella në popullin me ngjyrë dhe myslimanë algjerian.
Ligji
i Parlamentit, nënkupton qëndrimin formal ligjor të Algjerisë, duke shkuar
përtej kërkesave politike, për të
përcaktuar fajësinë e Francës për të kaluarën e saj koloniale.
Për më tej, ligjvënësit në Algjeri votuan për të shpallur
kolonizimin e vendit të Afrikës së Veriut nga Franca një krim, duke miratuar një ligj, që kërkon kthimin e pronës së
marrë nga Franca gjatë sundimit të saj 130-vjeçar, si një ndër kërkesa të tjera që kërkojnë të
korrigjojnë padrejtësitë historike.
Franca e kritikoi ligjin
si një “akt armiqësor”, që kërcënon përpjekjet dypalëshe për të shëruar plagët e së
kaluarës. Të dy vendet mbajnë lidhje të ngushta kulturore dhe ekonomike, por
kanë marrëdhënie diplomatike të trazuara.
Në
një ceremoni solemne të mbushur me simbolikë, 340 nga 407 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Algjerisë votuan të mërkurën vonë
për të miratuar ligjin. Ky veprim erdhi vetëm disa javë pasi 8 (tetë) vendet afrikane nxorën dhe
miratuan një Rezolutë kolektive, për njohjen dhe dëmshpërblimet për krimet e
epokës koloniale.
Ligji
mbulon periudhën nga zbarkimi i ushtrisë së Mbretit Charles X në plazhet e Sidi
Ferruch në perëndim të Algjerit në vitin 1830 deri më 5 korrik 1962, datën e
Pavarësisë zyrtare të Algjerisë.
Teksti, parashikon
kthimin e arkivave dhe pronave algjeriane të zhvendosura në Francë, gjatë periudhës koloniale, dhe transmetimin në Algjer të hartave të
detajuara të testeve bërthamore franceze të kryera në Algjeri në vitet
1960-1966. Ai gjithashtu bën thirrje për riatdhesimin e eshtrave të disa
luftëtarëve të rezistencës algjeriane të çuara në Francë.
Kombet
afrikane njëzëri po kërkojnë për njohjen e krimeve koloniale francize në 8
shtete afrikane dhe fillimin e nisjes sëprocedurave për dëmshpërblime
financiare.
Po
ashtu Ligji në fjalë përcakton dënime me vute burgu për çdo veprim nga një algjerian, që
feston kolonializmin francez, për
sulme ndaj simboleve të rezistencës algjeriane dhe “vërejtje me konotacione koloniale”.
Franca,
kokëforte nuk ka gjasa t'i kushtojë vëmendje kërkesave në ligj. Ligji
është “një iniciativë qartësisht
armiqësore”, tha zyra e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Franceze, në
një deklaratë për Associated Press.
Ajo vuri në dukje përpjekjet nën Presidentin francez Emmanuel Macron për të
adresuar ankesat e epokës koloniale dhe shtoi: “Ne vazhdojmë të punojmë drejt ripërtëritjes së dialogut, veçanërisht
në lidhje me çështjet e sigurisë dhe migracionit”.
Macron,
në vitin 2017, përshkroi elementë të historisë së Francës në Algjeri si një
krim kundër njerëzimit, por nuk bëri një
kërkimfalje zyrtare.
Kostoja ekonomike e
kolonializmit në Afrikë besohet të jetë marramendëse. Algjeria vuajti disa
nga format më brutale të sundimit kolonial francez. Mësohet se mbi 1 milion kolonistë evropianë mbanin
privilegje më të mëdha politike, ekonomike dhe sociale, edhe pse Algjeria ishte ligjërisht pjesë e
Francës dhe burrat e saj u rekrutuan në Luftën e Dytë Botërore. Qindra
mijëra vdiqën në revolucionin e Algjerisë, gjatë të cilit forcat franceze
torturuan të burgosurit, zhdukën të dyshuarit dhe shkatërruan fshatra si pjesë
e një strategjie kundër kryengritjes, për të ruajtur kontrollin e tyre në
pushtet.
Këto ditë flamuj të mëdhenj kombëtar algjerianë
zbukuruan dhomën e ulët të parlamentit, ndërsa kryetari Mohamed Boughali mbajti
fjalimin e tij të hapjes.
“Sot,
24 dhjetor 2025, është një ditë historike, që do të shkruhet me shkronja të
arta në narrativën kombëtare”, filloi ai, përpara se të ndërpritej nga
ligjvënësit, që këndonin një fragment nga himni kombëtar algjerian: “O Francë, ora e llogaridhënies ka
mbërritur… ne jemi betuar të ringjallim Algjerinë, dëshmo! Dëshmo!”
Folësi
e quajti ligjin “një mesazh politik dhe
një qëndrim të qartë moral”. Zyrtarë qeveritarë, profesorë dhe
ish-anëtarë të Parlamentit algjerian, që mbështetën projektligjin ishin të
gjithë të ftuar në ceremoni. Ndërsa kryetari i parlamentit shpalli ligjin të
miratuar, nga salla u dëgjuan thirrje
"Allahu Akbar!" dhe "Tahya Al Djazair!" (Rroftë Algjeria!).
“Kjo është një ditë e veçantë për mua, plot
emocione dhe krenari. Sot shënohet kulmi i një beteje të gjatë, që filluam në
vitin 2001 me kolegët anëtarë të parlamentit, për kujtimin dhe nderin e të
gjithë atyre që luftuan kundër kolonizimit francez", tha për AP Mohamed
Arezki Ferrad, një ish-ligjvënës që inicioi projektligjin.
Ligji, i cili përmban 5
kapituj dhe 27 nene, deklaron se nuk ka statut parashkrimi për krimet e epokës
koloniale.
Ai e shpall kolonizimin e Francës krim.
Franca
ktheu eshtrat e 24 luftëtarëve të rezistencës algjerianë në vitin 2020. Ligji
gjithashtu kriminalizon glorifikimin e kolonializmit, raporton televizioni
shtetëror algjerian. Votimi, është
shenja e fundit e marrëdhënieve diplomatike gjithnjë e më të tendosura midis dy
vendeve, me disa vëzhgues që thonë se ato janë në nivelin më të ulët, që kur
Algjeria fitoi pavarësinë 63 vjet më parë.
Kolonizimi
i Algjerisë nga Franca gjatë viteve 1830-1962 u shënua nga vrasje masive,
deportime në shkallë të gjerë dhe përfundoi në një luftë të përgjakshme për
pavarësi. Algjeria thotë se lufta vrau
1.5 milion njerëz, ndërsa historianët francezë e vënë numrin e të vdekurve
shumë më të ulët.
Ligjvënësit
mbanin shalle me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe brohoritën Rroftë Algjeria, ndërsa duartrokitën
miratimin e projektligjit në Parlament.
Algjeria liron
romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike mes dy vendeve dhe
kërkon nga Franca për të kthyer artefaktet e plaçkitura që ende mbahen në
muzetë e tyre
Grindja
e vazhdueshme franceze me Algjerinë përshkallëzohet më tej me dëbime të tipit dhëmbë për dhëmbë. Zhurma
e madhe dhe kriza e re plasi Algjeria dënon gazetarin francez të sportit me 7
vjet burg.
Ai
thotë se legjislacioni thotë se Franca ka
"përgjegjësi ligjore" për "tragjeditë që shkaktoi" dhe se
kompensimi "i plotë dhe i drejtë", ishte një "e drejtë e
patjetërsueshme e shtetit dhe popullit algjerian".
Kjo
vjen në një kohë të presionit në rritje mbi fuqitë perëndimore, për të ofruar
dëmshpërblime për skllavërinë dhe kolonializmin, dhe për të kthyer artefaktet e plaçkitura që ende mbahen në muzetë e tyre.
Ligjvënësit
algjerianë kanë kërkuar që Franca të
kthejë një kanun bronzi të shekullit XVI, të njohur si Baba Merzoug, që do të
thotë Ati i Bekuar, që konsiderohej si mbrojtësi i Algjerit, tani
kryeqyteti i Algjerisë.
Forcat
franceze pushtuan qytetin në vitin 1830, në përpjekjen e tyre të tretë, dhe
hoqën topin, i cili tani ndodhet në qytetin port të Brestit në Francën
veriperëndimore.
Në
vitin 2020, Franca ktheu eshtrat e 24 luftëtarëve algjerianë, që u vranë, duke
iu rezistuar forcave koloniale franceze në shekullin XIX.
Gjatë muajit nëntor
2025, Algjeria priti një Konferencë të shteteve afrikane, për të nxitur
drejtësi dhe dëmshpërblime. Ministri i Jashtëm i Algjerisë, Ahmed
Attaf, tha se një kuadër ligjor do të siguronte që dëmshpërblimi të mos
konsiderohej as si “dhuratë dhe as si
favor”.
Marrëdhëniet
diplomatike midis Algjerisë dhe Francës u përkeqësuan në vitin 2024, kur
Presidenti Macron njoftoi se Franca po
njihte sovranitetin maroken të Saharasë Perëndimore dhe mbështeti një plan për
autonomi të kufizuar për territorin e kontestuar.
Algjeria
mbështet Frontin Polisario pro-pavarësisë në Saharanë Perëndimore dhe shihet si
aleati i saj kryesor. Novelasi franko-algjerian Boualem Sansal u
arrestua më pas në aeroportin e Algjerit në vitin 2014 e u burgos për 5 vjet,
përpara se të falej nga Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, muajin e
kaluar. Prokurorët
thanë se ai kishte dëmtuar Sigurinë Kombëtare, për shkak të komenteve, që vunë
në dyshim kufijtë e Algjerisë.
Prof. Hosni Kitouni, një studiues i historisë koloniale në
Universitetin e Exeter në Mbretërinë e Bashkuar, tha se: “ligjërisht, ky ligj nuk ka fushëveprim ndërkombëtar dhe për këtë arsye
nuk është detyrues për Francën”. Por, “rëndësia
e tij politike dhe simbolike është e rëndësishme: Ai shënon një ndërprerje në
marrëdhënien me Francën në aspektin e kujtesës”, tha ai.
Algjeri
ende nuk ka përcaktuar shumën e kompensimit që kërkon. Ministria franceze e punëve
të jashtme e quajti ligjin e ri “një
iniciativë hapur armiqësore, si ndaj dëshirës për të rifilluar dialogun
franko-algjerian, ashtu edhe ndaj një pune të qetë mbi çështjet e përkujtimit”.
Ligji
i ri liston një inventar të "krimeve të kolonizimit francez", duke
përfshirë testet bërthamore, vrasjet jashtëgjyqësore, torturat sistematike, dhunën seksuale të institucionalizuar dhe
plaçkitjen e burimeve algjeriane. Legjislacioni kërkon që Franca të dekontaminojë vendet e
eksperimenteve bërthamore, që u kryen në Sahara dhe të ofrojë harta të
detajuara të vendeve të varrimit toksik.
Po
ashtu është përcaktuar se algjerianët trathtarë,
që lavdërojnë ose miratojnë kolonializmin francez, ose kritikojnë rezistencën
algjeriane, përballen gjithashtu me
dënime me burg deri në 10 vjet dhe gjoba të konsiderueshme.
Ligji
gjithashtu kërkon kthimin e pronës
algjeriane dhe riatdhesimin e mbetjeve të mbajtura në Francë të disa prej
luftëtarëve të rezistencës së vendit.
Pranohet 158? mizoritë dhe torturat nga forcat ushtarake franceze në
Algjeri
Gjatë
vetë luftës, censorët qeveritarë francezë ndaluan shfaqjen në kinema të të
gjithë filmat të temës së luftës. Në vitin 1962, ra pak censura e filmave, në
lidhje me luftën të cilat u lehtësuan dhe konfliktin ushtarak e kanë
portretizuar vazhdimisht si një grup kujtimesh kontradiktore dhe rrëfimesh
rivale.
Herë pas here, kujtimi i Luftës
Algjeriane shfaqej në Francë. Në vitin 1987, kur SS-Hauptsturmführer Klaus
Barbie, "Kasapi i Lionit", u nxor në gjyq për krime kundër
njerëzimit, grafiti u shfaqën në muret e banlieues, lagjeve të varfra ku
jetojnë shumica e emigrantëve algjerianë në Francë, duke shkruar: "Barbie në Francë! Kur do të jetë Massu në
Algjeri!".?
Avokati i Barbie-t, Jacques Vergès, miratoi një mbrojtje tu quoque, që i pyeti gjyqtarët “a duhet të përkufizohet një krim kundër njerëzimit vetëm si një krim i
nazistëve kundër hebrenjve apo nëse zbatohet për krime më serioze... krimet e
imperialistëve kundër njerëzve që luftojnë për pavarësinë e tyre?”.
Në
vitin 1997, kur Maurice Papon, një nëpunës civil francez me karrierë, u nxor në
gjyq për krime kundër njerëzimit, për
dërgimin e 1600 hebrenjve nga Bordeaux për t'u vrarë në Aushvic në vitin 1942,
gjatë gjyqit doli në pah se më 17 tetor
1961, Papon kishte organizuar një masakër prej 100 deri në 200 algjerianësh në
qendër të Parisit, që ishte hera e parë që shumica e francezëve kishin dëgjuar
ndonjëherë për masakrën.?
Zbulimi
se qindra njerëz ishin vrarë nga Paris Sûreté ishte një tronditje e madhe në
Francë dhe çoi në ngritjen e pyetjeve të pakëndshme rreth asaj që kishte
ndodhur gjatë Luftës Algjeriane.?
Gjenerali
Paul Aussaresses dha një intervistë
më 23 nëntor 2000, në të cilën ai pranoi hapur se kishte urdhëruar tortura dhe ekzekutime jashtëgjyqësore dhe deklaroi se
kishte ekzekutuar personalisht 24 fellagha. Ai argumentoi se ato ishin të
justifikuara, pasi tortura dhe ekzekutimet jashtëgjyqësore ishin e vetmja
mënyrë për të mposhtur FLN-në.
Lufta
Algjeriane u diskutua më në fund gjerësisht nga media franceze, e cila e kishte
injoruar temën sa më shumë që të ishte e mundur për dekada, por nuk u shfaq
asnjë konsensus se si ta kujtohej më mirë lufta.? Lufta Algjeriane mbetet
një ngjarje e diskutueshme.
Deri më sot ka mbi 3,000
botime në frëngjisht mbi Luftën e Argjerisë, ende nuk ka asnjë vepër të prodhuar nga
autorë francezë dhe algjerianë që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Shteti
francez, e vendosi 19 marsin 1962, Marrëveshjen e Evianit, theksojnë se
masakrat e harkive dhe rrëmbimi i pieds-noir-ëve ndodhën më vonë. Kjo u dëshmua nga krijimi i ligjit mbi
kolonializmin nga Asambleja Kombëtare më 23 shkurt 2005, i cili pohoi se
kolonializmi kishte qenë përgjithësisht "pozitiv". Në të vërtetë,
Lufta Algjeriane nuk është as subjekt i një kapitulli specifik në librin
shkollor për terminalë. Askush nuk po u shpjegon studentëve se çfarë ka qenë
kolonizimi. Ato i kanë penguar studentët të kuptojnë pse ndodhi dekolonizimi.
Njohja
franceze e përdorimit historik të torturës, pasi e mohoi ose e minimizoi
përdorimin e saj për 40 vjet, Franca më në fund e njohu historinë e saj të
torturës, por nuk pati kurrë një shpallje transparente zyrtare për të. Kështu
si shembull është Gjenerali Paul
Aussaresses, i cili u dënua pas justifikimit të tij për përdorimin e torturës për “kërkim
faljeje për krimet e luftës”.
Shteti
fajtor francez tani pretendon se tortura ishte një devijim i keq, për shkak të
kontekstit të luftës jashtëzakonisht të egër. “Tortura në Algjeri ishte gdhendur në aktin kolonial; është një ilustrim
'normal' i një sistemi jonormal”, shkruan Nicolas Bancel, Pascal Blanchard
dhe Sandrine Lemaire, të cilët diskutuan fenomenin e "kopshteve zoologjike
njerëzore", therja me thithje tymi e shpellave Darha në vitin 1844 nga
Aimable Pélissier deri te trazirat e vitit 1945 në Sétif, Guelma dhe Kherrata,
represioni në Algjeri përdori të njëjtat metoda. Pas masakrave të Sétif,
ndodhën trazira të tjera kundër pranisë evropiane në Guelma, Batna, Biskra dhe
Kherrata që rezultuan në 103 vdekje midis pieds-noirs. Shtypja e trazirave
zyrtarisht pa 1,500 vdekje të tjera, por N. Bancel, P. Blanchard dhe S. Lemaire
vlerësojnë se numri është 8,000 vrasje.
Kjo vjen pas faktit
se me shumë se 8 shtete brenda kontinentit me ngjyrë të Afrikës kanë shpallur
pavarësinë nga varësia e tyre e mëparshme shumë shekullorë ose prej disa
dekadash nga shteti kolonial pushtues europian me emrin Francë. Pas shumë protestave të
njëpasnjëshme popullore të mbajtura nga populli algjerian, Franca perms
makinacioneve të ndryshme politike dhe diplomatike, gjatë këtyre 5 viteve është munduar me të gjithë mënyrat të ruaj
influencën ose kolonitë e saj në këtë continent, por sot në shekullin XXI (viti
2025) mbi 8 shtete kanë kërkuar dhe realizuar ëndrrën e tyre të pavarësisë së
përhershme nga makina barbare e shtypjes dhe shfrytëzimit të pasurive të saj
nëntokësore dhe sipërfaqsore, nga francezët, që kurrë nuk kanë kërkuar falje me
pendesë, duke i lënë këto shtete me ngjyrë në varfëri tepër ekstreme.
Pavarësia nga Franca e 8
shtetëve, si: Mauritania, Senegali, Sudani Francez (Mali), Guinea Franceze
(Guinea), Bregu i Fildishtë, Volta e Sipërme (Burkina Faso), Dahomei (Benin)
dhe Nigeria
Afrika
Perëndimore Franceze, ishte një federatë e tetë territoreve koloniale franceze
në Afrikën Perëndimore, ku bënin pjesë shtetet e tilla, si: Mauritania, Senegali, Sudani Francez
(Mali), Guinea Franceze (Guinea), Bregu i Fildishtë, Volta e Sipërme (Burkina
Faso), Dahomei (Benin) dhe Nigeri.
Federata
ekzistonte në vitet 1895-1958, ku kryeqyteti i saj ishte Saint-Louis në Senegal
deri në vitin 1902, dhe pastaj Dakari deri në rënien e federatës në vitin 1960.
Me një sipërfaqe prej 4,689,000 km2,
Afrika Perëndimore Franceze ishte tetë herë më e madhe se Franca Metropolitane.
Sikurse dihet nga harta gjeografike politike dhe administrative Afrika Ekuatoriale
Franceze kishte një sipërfaqe shtesë prej 2,500,000 km2.
Deri
pas Luftës së Dytë Botërore, pothuajse asnjë nga afrikanët (që jetonin në kolonitë e Francës) nuk
ishte shtetas i Francës, por përkundrazi, ata ishin subjekte franceze, të cilëve u mungonin të drejtat para ligjit, të
drejtat e pronësisë së pronës, të drejtat për të udhëtuar, për të mospajtuar
ose për të votuar.
Këtu
përjashtim bënin Katër Komunat e Senegalit: këto zona kishin qenë qytete të
Kolonisë së vogël të Senegalit në vitin 1848 kur, me heqjen e skllavërisë nga
Republika e Dytë Franceze, të gjithë banorëve të Francës iu dhanë të drejta të
barabarta politike. Kushdo që ishte në gjendje të provonte se kishte lindur në
këto qytete ishte ligjërisht francez. Ata mund të votonin në zgjedhjet
parlamentare, të cilat më parë ishin dominuar nga banorët e bardhë dhe të racës
së përzier të Senegalit.
Në
vitin 1914, afrikani i parë, Blaise Diagne, u zgjodh si deputet për Senegalin
në Parlamentin Francez. Në këmbim, ai premtoi të ndihmonte në rekrutimin e
miliona afrikanëve për të luftuar në Luftën e Parë Botërore.
Ndërsa
francezët ndiqnin rolin e tyre në luftën për Afrikën në vitet 1880-1890, ata
pushtuan zona të mëdha të brendshme dhe në fillim i sunduan ato si pjesë të
kolonisë së Senegalit ose si entitete të pavarura. Këto zona të pushtuara
zakonisht qeveriseshin nga oficerë të Ushtrisë Franceze dhe quheshin
"territore ushtarake".
Në
fund të viteve 1890, qeveria franceze filloi të frenonte zgjerimin territorial
të "oficerëve të saj në terren"
dhe i transferoi të gjitha territoret në perëndim të Gabonit një guvernatori të
vetëm me seli në Senegal, i cili raportonte drejtpërdrejt te Ministri i
Çështjeve Jashtë Vendit. Guvernatori i parë i përgjithshëm i Senegalit u emërua
në vitin 1895 dhe në vitin 1904, territoret që ai mbikëqyri u quajtën
zyrtarisht Afrika Perëndimore Franceze (AOF).
Gaboni
më vonë do të bëhej selia e federatës së vet Afrika Ekuatoriale Franceze (AEF),
e cila do të kufizohej me fqinjin e saj perëndimor në kufirin modern midis
Nigerit dhe Çadit.
Franca
hoqi skllavërinë në Afrikën Perëndimore Franceze. Ky proces ishte gradual.
Skllavëria ishte zyrtarisht e paligjshme në të gjithë tokën franceze, përfshirë
kolonitë e tyre që nga viti 1848, por ky ligj zbatohej vetëm për qytetarët
francezë në territoret zyrtarisht nën ligjin francez, që do të thoshte se
subjektet indigjene pa shtetësi franceze nuk ishin të detyruara t'i bindeshin.
Në Afrikën Perëndimore Franceze në vitet 1903-1905, autoritetet franceze
filluan të zbatonin ligje kundër skllavopronarëve indigjenë në territoret nën
kontrollin francez për shkak të presionit nga abolicionistët francezë: ligjet
kundër tregtisë së skllevërve u zbatuan dhe skllevërit e arratisur nuk u kthyen
pronarëve të tyre.
Në
vitin 1905, francezët hoqën zyrtarisht skllavërinë në pjesën më të madhe të
Afrikës Perëndimore Franceze.
Pas
rënies së Francës në qershor të vitit 1940 dhe dy betejave të Dakarit kundër
Forcave të Lira Franceze në korrik dhe shtator të vitit 1940, autoritetet në
Afrikën Perëndimore shpallën besnikëri ndaj regjimit të Vishisë, ashtu si edhe
kolonia e Gabonit Francez në AEF. Gaboni ra në duart e Francës së Lirë pas
Betejës së Gabonit në nëntor të vitit 1940, por Afrika Perëndimore mbeti nën
kontrollin e Vishisë deri në zbarkimin e Aleatëve në Afrikën e Veriut në nëntor
të vitit 1942.
Pas Luftës së Dytë
Botërore,
qeveria franceze filloi një proces të zgjerimit të të drejtave të kufizuara
politike në kolonitë e saj. Në vitin 1945, Qeveria e Përkohshme Franceze i ndau
dhjetë vende Afrikës Perëndimore Franceze në Asamblenë e re Kushtetuese të
thirrur për të shkruar një Kushtetutë të re Franceze.
Kushtetuta
e Republikës së Pestë Franceze e vitit 1958 ndryshoi përsëri strukturën e
kolonive nga Unioni Francez në Komunitetin Francez. Çdo territor do të bëhej
një "Protektorat", me asamblenë konsultative të quajtur Asamble
Kombëtare.
Të gjitha kolonitë
përveç Guinesë votuan për të qëndruar në strukturën e re. Guineanët votuan me
shumicë dërrmuese për pavarësi.
Në
vitin 1960, një rishikim i mëtejshëm i kushtetutës franceze, i detyruar nga
dështimi i Luftës Franceze të Indokinës dhe tensionet në Algjeri, u lejoi
anëtarëve të Komunitetit Francez të ndryshonin në mënyrë të njëanshme
kushtetutat e tyre.
Çdo koloni e Afrikës
Perëndimore Franceze administrohej nga një Guvernator-Lejtnant, përgjegjës ndaj
Guvernatorit të Përgjithshëm në Dakar.









