E merkure, 31.12.2025, 02:15 AM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: At' Gjergj Fishta, gurëthemeli i qenësishëm i vetëdijes sonë kombëtare

E marte, 30.12.2025, 06:59 PM


SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES

At' Gjergj Fishta, gurëthemeli i qenësishëm i vetëdijes sonë kombëtare

Nga Albert Vataj

Ai ishte tempull.

Ai ishte dhe mbeti kreshta më e lartë e vetëdijes dhe krenarisë kombëtare.

Ai nuk jetoi si një qenie, por si një fenomen, një erë e ngulmimeve të hovshme të mendimit dhe veprimit.

Ai erdhi për të mbetur një yjësi e shqiptarizmës.

Ai, ishte ai, ai që ende nuk ka zënë vendin e merituar, por akti i tij ka shënjuar historinë e shqiptarëve në gjithëkohësi.

Në çdo përvjetor të ndarjes së At’ Gjergj Fishtës nga jeta, kujtesa jonë kolektive përdridhet ndërmjet mirënjohjes, dhimbjes dhe përgjegjësisë. Mirënjohje, sepse ai u bë zë i ndërgjegjes kombëtare. Dhimbje, sepse mbi të ra një harresë e dhunshme dhe e padrejtë. Përgjegjësi, sepse sot na takon neve ta rilexojmë, ta riqasim dhe ta rikthejmë si busull vlerash në jetën publike dhe kulturore. Të flasësh për Fishtën do të thotë të prekësh rrënjët e vetëdijes sonë historike, të kuptosh se si një njeri, përmes fjalës, veprës dhe përkushtimit, mund të bëhet gurëthemel i identitetit të një kombi.

Me përulësi dhe respek, me përkorje dhe ngulm të epërm shëlbimi në shpirt dhe vullnete, vijmë sot në këtë përshpirtje dhe kujtesë, sot në përvjetorin e vdekjes së të madhit, At Gjergj Fishta.

At' Gjergj Fishta ishte figurë qendrore e veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike, e jo vetëm. Roli dhe kontributi i tij në ato vende ku ai behu si një zë, ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes sonë kombëtare.

E pamatshme është vepra që gatoi me pasion e përkushtim. Gjithçka që rreket të formësojë përmbledhtazi jetën dhe aktin e tij krijues, do ta kishte të pamundur ta përfshinte të gjithin në këtë përqafim dëshmimi. Ai ishte një univers, ishte një kapacitet gjithëdimensional. I lindur për të qenë një i jashtëzakonshëm, ai e ndërtoi këtë mit, pikërisht atë që na qaset sot në nevojën gjithnjë të pashterrur për ta përvetësuar si kapacitet, si vlerë dhe si një fenomen.

Pak njerëz kanë pasur fatin e At Gjergj Fishtës në të mirë dhe të keq.

Vdiq dhe u përcoll me nderime të mëdha duke lënë pas një akt të pashoq krijimi. Pak vite më pas... eshtrat ia derdhën në lumë. Dhe vjen si një gjamë harresa dhe anatema prej diktatutës komuniste. U bë çmos të shtypej me dhunë e me gjak, me frikë e me mohim çdo gjurmë yjësie që ai la. Dhe vjen demokracia.

Edhe pse i ç'burgosur nga anatema, mohi e harrimi, ende mbeti jo krejt i shpaluar, jo gjithkund i pranuar, jo gjithqysh i këtushëm.

E keqja, lëngimi, anatema i kishin ngulur thellë thonjt. E megjithatë ai mundi të rivinte si një vigan, si një zë i fuqishëm, si një e vërtetë e pamohueshme. Ai mundi të rigjente vendin e vet në zemrat që e kishin strukur dhe e mbanin të fshehur si një amanet i vetë Zotit dhe Kombit që i kishte gjithçka.

Sot, kur e kujtojmë At’ Gjergj Fishtën, nuk përkujtojmë vetëm një shkrimtar, një klerik, një politikan apo një intelektual të madh. Përkujtojmë një frymë që mbijetoi dhunës së historisë, që kaloi përmes persekutimit, ndalimit dhe shkatërrimit fizik të kujtesës së tij, por që nuk u shua kurrë. Ai u rikthye si një dëshmi se e vërteta dhe drita kulturore mund të shtypen, por nuk mund të zhduken. Le ta kujtojmë Fishtën jo vetëm me fjalë, por duke e përkthyer trashëgiminë e tij në vepra: në respekt për gjuhën, në dashuri për kombin, në guxim për të thënë të vërtetën. Vetëm kështu përvjetori i tij nuk mbetet një rit ceremonial, por bëhet një thirrje për përgjegjësi dhe dinjitet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit Blerim Latifi: Kërshëndellat, kujtesë se jemi të moçëm në gjeografinë fizike e shpirtërore të Europës Albert Vataj: Rita Petro, laureate e poezisë së shpirtshme, e forcës së fjalës si “një formë e ndërgjegjes që i reziston heshtjes” Albert Vataj: Letra emocionuese që Charlie Chaplin i dërgoi së bijës natën e Krishtlindjeve Albert Vataj: Ismet Bellova, zëri i një legjende që do të dëgjohet si një jehonë në qiellin e kujtesës dhe përjetësisë Albert Vataj: Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Albert Vataj: Visjan Ukcenaj, rrezja e një drite që sheh thellë në shpirtin e një nëne sakrifikuese deri në vetëmohim Albert Vataj: Tinka Kurti, ikonikja e artit skenik shqiptar Albert Vataj: Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit, njerëzorja, thellësisht njerëzore e shenjtores Albert Vataj: Mendimet tona janë përcaktueset e pandryshueshëm të fatit tonë Albert Vataj: Lahuta në UNESCO – fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe Albert Vataj: Ata që na mëkuan dashurinë e vërtetë, dhe mbeten përjetshmëri në qielloren e ndjenjës që na bëri me krahë Albert Vataj: Kryevepra e Giovanni Spertini, balanca perfekte e natyralizmit dhe idealizimit në mermer Albert Vataj: “Mjerimi” të Cristóbal Rojas, thirrja e një shpirti që guxon të mos i dorëzohet dhimbjes Albert Vataj: E vërteta e plotë e historisë së fotografisë virale të violinistit 12-vjeçar brazilian Albert Vataj: Historia e jashtëzakonshme e Mary Sawyer dhe qengjit të saj Albert Vataj: Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe nga dje, dhe ikën për të mos u kthyer më Albert Vataj: Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror Albert Vataj: Xhokonda e Prados, një tjetër Mona Lizë Albert Vataj: Lamtumira pa lavdi e Oscar Wilde

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx