E shtune, 27.12.2025, 11:15 PM (GMT)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Ukë Rugova në shënjestrën e armiqve të babës!

E shtune, 27.12.2025, 04:57 PM


UKË RUGOVA NË SHËNJESTRËN E ARMIQVE TË BABËS!

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Normalisht, Dr. Ibrahim Rugova me sjelljen njerëzore dhe morale supreme që kishte, nuk duhej të kishte armiq personal. "Askujt dreq me gojë nuk i ka thënë",-siç shprehet populli. Dalja për zot Atdheut-Kosovë, e përballi me pushtuesin shekullor serb. Kundërshtia e Tij, me fjalë e veprime të mençura, godiste si me topa.

Edhe pa ushtri, polici zyrtare e gjyqësi shtetërore, diciplinoi popullin e tij, duke e këshilluar dhe shpresuar se koha punon për shqiptarë dhe Kosovën, ditë të mira do të vijnë edhe për popullin tonë të shumëvuajtur.

Pushtuesi ishte i hershëm në planet e tij ogurëzeza. Argatët e tij shqipfolës akuzonin dhe koordinonin intriga e kurthe kundër udhëheqësit shpirtëror, tashmë, President i Kosovës. Zërat shtoheshin: "Duam luftë",- çirreshin ata. Por, kur filluan krismat, hileqarët ishin larg frontit!

Aleati i dorë së parë sugjeroi, më saktë, ultimatoi Presidentin Rugova: "Luftën duhet ta fillojë e para Serbia. Pëndryshe, çdo thyerje e kësaj porosie rrugë të mbarë pa Amerikën!" Kjo ishte porosi e brendshme, andaj kundërshtarët politikë vazhdonin kritikat dhe intrigat - njëherësh.

Pushtetin moral përgjatë një dekade para lufte, Presidenti Rugova e shtoi me pushtetin faktik fizik pas luftës. Disa "biçim komandantësh", të cilët mrizonin në "Bllokun e Zi" të Tiranës, gjatë luftës, tani, pas luftës donin pushtetin përdhunshëm e përgjakshëm. Vrasjet e kundërshtarëve politikë, gjatë pas luftës, ishin tmerr dhe terror. Në shënjestrën vrastare ishin oficerët luftëbërës të FARK-u të Ibrahim Rugovës: veprimtarët dhe aktivistët e LDK-së; gazetarët dhe korrespondentët e luftës; por, edhe brenda llojit, veprimtarë të hershëm të LPK-së, për të shmangur konkurrencën pushtetare të pritshme në Kosovën e lirë!

Autoriteti i Presidentit Rugova nuk u zbeh as nga tam-tamet agjitative se "ne, UÇK-ja e çliruam Kosovën, as akuza "tradhtar", siç bëri presidenti shqiptar Mejdani dhe e përsëriti zëdhënësi i UÇK-së në televizionin shqiptar!

Pasi dështoi propaganda lehaqene agjitative, banda e "komandantëve" vrasës, vendosi eliminimin fizik të Presidentit.

Kryetari i LDK-së të Rugovës, komandanti i UÇK-së të Rugovës dhe deputeti i Kosovës, Smajl Hajdaraj, përmes vëllait të tij, Fazliut, në Gjermani, na kërkoi blerjen e një veture të blinduar, sepse "jeta e Presidentit Rugova është në rrezik". Një grup mërgimtarësh, me dominim rugovas, u organizuam, duke dhënë nga 1.000 marka, ndonjë biznismen edhe më shumë, dhe në kohë rekorde u plotësua kërkesa.

Njëri nga atentatorët dëshmon: "Po të mos ishte makina e blinduar, makina normale do të fluturonte në ajër, së bashku me Rugovën".

Askush nuk u muar me tentim vrasjesn e Presidentit! Drejtësia ishte dhe mbeti peng e komandantëve pushtetarë. "Dashti Zoti dhe shpëtova edhe kësaj here",- tha Dr. Rugova asaj dite të takimit me sekretarin Solana. Dihen me emër e mbiemër organizatorët dhe tre pjesëtarët e telekomandës të tritolit shpërthyes. Dy syresh, në vazhdim të karrierës, janë kandidatë për deputetë!

Rasti Ukë Rugova:

Nënë Lezja e Luigj Gurakuqit e pyeti atë; pse nuk po martohej! Gurakuqi ynë qe përgjigjur: "Nuk dua t`ua lë fëmijvë të mi mërinë, urrejtjen e armiqve të mi". Dhe, pengu ynë i madh është se Gurakuqi nuk na la trashëgimtarë. Keqardhje e dhimbje shpirti!

Përkundrazi, Presidenti Rugova la dy djem dhe një vajzë, së bashku me nënën e tyre fisnike dhe dinjitare - Fane Rugova. Politikanë të pafisëm, rrugaçë e kriminelë, për ta denigruar figuren madhore të Presidentit Rugova, sajuan skandalin për çështje të vizave, edhe pse tregtia e vizave ka qenë masive dhe askush nuk është marrë në përgjegjësi. Gjthçka është e kurdisur nga pushtetarë të lartë, personat e ofruar, profiterët zyrtarë.

Qëllimi ishte denigrimi i Presidentit Rugova, ngritja artificiale e ndonjë figure zëvendësuese, me emërtesa "komandant", "kryekomandant", "komandant suprem", ndërkohë që, atëbotë, nuk kishte as batalione, as brigada ushtarake, pa të cilat njëssi nuk ka as komandantë!

Nuk u mjaftuan me Ukë Rugovën, për të cilin u sajua dosje e falsifikuar dhe u mbajt peng, pa guxuar ta shpallin të pafajshëm, pikërisht, nga zyrtarët e lartë, të cilët e kishin gatuar këtë "çorbë të thartuar". Më në fund u gjend edhe momenti i deklarimit të pafajësisë.

Komandantët pushtetarë, ngulmues në poshtërsinë e tyre. Ata iu turrën vajzës engjellore, Teutë Rugova! U përzgjodhë të votojë, përkundër përcaktimit të partisë të saj, LDK-së, për të dhënë votën për qeverinë e AAK-së! Nën shantazhin kriminal, kushtëzuar me ndëshkimin, dënimin e të vëllait, Ukës, nëse refuzon votën për qeverinë e arnuar edhe me deputetë të "Lista Serbe"!

Analoge me shantazhimin kriminal, që ka përdorur edhe PDK-ja, qysh në kohë lufte, ndaj të burgosurit politik dhe gazetarit të "Bota sot", Shefqet Jashari Strofci: "Ose hesht, mos shkruaj, ose ta vrasim djalin e hasretit"! I njëjti shantazh është përdorur edhe ndaj Jashar Salihit, për ta grabitur Fondin "Vendlindja thërret". Së fundi, për shantazh e kërcënim ose "tërhiqu nga dëshmia në Gjykatën e Hagës, ose ta vrasim djalin e hasretit", po përballën Hashim Thaçi me dostat e tij kriminelë.

Ukë Rugova - është përzgjedhur kandidat për deputet në listën e LDK-së me numër 10. Në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova;  në ngushëllim dhe lehtësim për vuajtjen fizike, psikologjike e shpirtërore, të pamerituar të Ukë Rugovës dhe të Familjes Simbol Rugova, është në nderin e anëtarësisë dhe të elektoratit rugovian, të dhurojnë votën e tyre fisnike.

Kjo votë do të ishte konfirmuese e një besimi dhe respekti, për të gjithë shqiptarët vendorë dhe botërorë, të cilët nderojnë shtet formuesin dhe shtet ndërtuesin e Kosovës tonë bashkëkohore.

Urojmë për bindjen dhe mirëkuptimin Tuaj!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ismet M. Hasani: Zgjedhjet në Kosovë - Opozita me strategji të gabuar në fushatë Asllan Dibrani – Luani: Intervistë Ekskluzive me Besim Hasanin – Kandidat për Deputet Dijana Toska: Shqiptari që po zhduket nga frika Florim Zeqa: Ndëshkoni me votë mashtruesit dhe bllokuesit e shtetit! Dijana Toska: Krishtlindjet në terrin e politikës – Shkup Isuf B. Bajrami: Parimi i kompetencës ekskluzive shtetërore mbi procesin zgjedhor dhe detyrimi i mos-implikimit diplomatik Fritz Radovani: Ku e dinte At Gjergj Fishta? Ilir Çumani: Dosja që rrëzon alibinë e “individit të veçuar” Ismet Hasani: Mendime etike e morale (4) Ilir Çumani: Legjitimiteti ndërkombëtar nuk mund të zëvendësojë legjitimitetin e vullnetit popullor Kalosh Çeliku: Kurvat politike Gani Qarri: Premtime apo mashtrim për marrjen e votës Albert Zholi: Gëzim Tushi - Qëndrim nihilist ndaj vlerave të trashëguara, politika ndjek pushtetin e paratë, jo vlerat Asllan Dibrani – Luani: Besim Hasani, sfida e 28 Dhjetorit për Kuvendin e Kosovës Ismet Hasani: Mendime etike e morale (3) Bashkim Saliasi: Të njohim faktorët që ulin dhe rritin jetëgjatësinë Albert Zholi: Dr. Enriko Ceko - Paqja Fiskale ngre shumë më shumë pikëpyetje sesa jep zgjidhje reale dhe të vlefshme Ismet Hasani: Mendime etike e morale (2) Gjergj – Bajram Kabashi: President Trump, “udhëheqësit tanë” nuk e ndalojnë islamizimin e kombit për interesat neoosmane, pa i detyruar që ta ndalojnë…! Kalosh Çeliku: Unë jam Kalosh Çeliku – jo “Dr. Alban Shkodra”

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx