| E shtune, 27.12.2025, 04:57 PM |
UKË RUGOVA NË SHËNJESTRËN E ARMIQVE TË BABËS!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Normalisht,
Dr. Ibrahim Rugova me sjelljen njerëzore dhe morale supreme që kishte, nuk
duhej të kishte armiq personal. "Askujt dreq me gojë nuk i ka
thënë",-siç shprehet populli. Dalja për zot Atdheut-Kosovë, e përballi me
pushtuesin shekullor serb. Kundërshtia e Tij, me fjalë e veprime të mençura,
godiste si me topa.
Edhe
pa ushtri, polici zyrtare e gjyqësi shtetërore, diciplinoi popullin e tij, duke
e këshilluar dhe shpresuar se koha punon për shqiptarë dhe Kosovën, ditë të
mira do të vijnë edhe për popullin tonë të shumëvuajtur.
Pushtuesi
ishte i hershëm në planet e tij ogurëzeza. Argatët e tij shqipfolës akuzonin
dhe koordinonin intriga e kurthe kundër udhëheqësit shpirtëror, tashmë,
President i Kosovës. Zërat shtoheshin: "Duam luftë",- çirreshin ata.
Por, kur filluan krismat, hileqarët ishin larg frontit!
Aleati
i dorë së parë sugjeroi, më saktë, ultimatoi Presidentin Rugova: "Luftën
duhet ta fillojë e para Serbia. Pëndryshe, çdo thyerje e kësaj porosie rrugë të
mbarë pa Amerikën!" Kjo ishte porosi e brendshme, andaj kundërshtarët
politikë vazhdonin kritikat dhe intrigat - njëherësh.
Pushtetin
moral përgjatë një dekade para lufte, Presidenti Rugova e shtoi me pushtetin
faktik fizik pas luftës. Disa "biçim komandantësh", të cilët mrizonin
në "Bllokun e Zi" të Tiranës, gjatë luftës, tani, pas luftës donin
pushtetin përdhunshëm e përgjakshëm. Vrasjet e kundërshtarëve politikë, gjatë
pas luftës, ishin tmerr dhe terror. Në shënjestrën vrastare ishin oficerët
luftëbërës të FARK-u të Ibrahim Rugovës: veprimtarët dhe aktivistët e LDK-së;
gazetarët dhe korrespondentët e luftës; por, edhe brenda llojit, veprimtarë të
hershëm të LPK-së, për të shmangur konkurrencën pushtetare të pritshme në
Kosovën e lirë!
Autoriteti
i Presidentit Rugova nuk u zbeh as nga tam-tamet agjitative se "ne, UÇK-ja
e çliruam Kosovën, as akuza "tradhtar", siç bëri presidenti shqiptar
Mejdani dhe e përsëriti zëdhënësi i UÇK-së në televizionin shqiptar!
Pasi
dështoi propaganda lehaqene agjitative, banda e "komandantëve"
vrasës, vendosi eliminimin fizik të Presidentit.
Kryetari
i LDK-së të Rugovës, komandanti i UÇK-së të Rugovës dhe deputeti i Kosovës,
Smajl Hajdaraj, përmes vëllait të tij, Fazliut, në Gjermani, na kërkoi blerjen
e një veture të blinduar, sepse "jeta e Presidentit Rugova është në
rrezik". Një grup mërgimtarësh, me dominim rugovas, u organizuam, duke dhënë
nga 1.000 marka, ndonjë biznismen edhe më shumë, dhe në kohë rekorde u plotësua
kërkesa.
Njëri
nga atentatorët dëshmon: "Po të mos ishte makina e blinduar, makina
normale do të fluturonte në ajër, së bashku me Rugovën".
Askush
nuk u muar me tentim vrasjesn e Presidentit! Drejtësia ishte dhe mbeti peng e
komandantëve pushtetarë. "Dashti Zoti dhe shpëtova edhe kësaj here",-
tha Dr. Rugova asaj dite të takimit me sekretarin Solana. Dihen me emër e
mbiemër organizatorët dhe tre pjesëtarët e telekomandës të tritolit shpërthyes.
Dy syresh, në vazhdim të karrierës, janë kandidatë për deputetë!
Rasti
Ukë Rugova:
Nënë
Lezja e Luigj Gurakuqit e pyeti atë; pse nuk po martohej! Gurakuqi ynë qe
përgjigjur: "Nuk dua t`ua lë fëmijvë të mi mërinë, urrejtjen e armiqve të
mi". Dhe, pengu ynë i madh është se Gurakuqi nuk na la trashëgimtarë.
Keqardhje e dhimbje shpirti!
Përkundrazi,
Presidenti Rugova la dy djem dhe një vajzë, së bashku me nënën e tyre fisnike
dhe dinjitare - Fane Rugova. Politikanë të pafisëm, rrugaçë e kriminelë, për ta
denigruar figuren madhore të Presidentit Rugova, sajuan skandalin për çështje
të vizave, edhe pse tregtia e vizave ka qenë masive dhe askush nuk është marrë
në përgjegjësi. Gjthçka është e kurdisur nga pushtetarë të lartë, personat e
ofruar, profiterët zyrtarë.
Qëllimi
ishte denigrimi i Presidentit Rugova, ngritja artificiale e ndonjë figure
zëvendësuese, me emërtesa "komandant", "kryekomandant",
"komandant suprem", ndërkohë që, atëbotë, nuk kishte as batalione, as
brigada ushtarake, pa të cilat njëssi nuk ka as komandantë!
Nuk
u mjaftuan me Ukë Rugovën, për të cilin u sajua dosje e falsifikuar dhe u mbajt
peng, pa guxuar ta shpallin të pafajshëm, pikërisht, nga zyrtarët e lartë, të
cilët e kishin gatuar këtë "çorbë të thartuar". Më në fund u gjend
edhe momenti i deklarimit të pafajësisë.
Komandantët
pushtetarë, ngulmues në poshtërsinë e tyre. Ata iu turrën vajzës engjellore,
Teutë Rugova! U përzgjodhë të votojë, përkundër përcaktimit të partisë të saj,
LDK-së, për të dhënë votën për qeverinë e AAK-së! Nën shantazhin kriminal,
kushtëzuar me ndëshkimin, dënimin e të vëllait, Ukës, nëse refuzon votën për
qeverinë e arnuar edhe me deputetë të "Lista Serbe"!
Analoge
me shantazhimin kriminal, që ka përdorur edhe PDK-ja, qysh në kohë lufte, ndaj
të burgosurit politik dhe gazetarit të "Bota sot", Shefqet Jashari
Strofci: "Ose hesht, mos shkruaj, ose ta vrasim djalin e hasretit"! I
njëjti shantazh është përdorur edhe ndaj Jashar Salihit, për ta grabitur Fondin
"Vendlindja thërret". Së fundi, për shantazh e kërcënim ose
"tërhiqu nga dëshmia në Gjykatën e Hagës, ose ta vrasim djalin e
hasretit", po përballën Hashim Thaçi me dostat e tij kriminelë.
Ukë
Rugova - është përzgjedhur kandidat për deputet në listën e LDK-së me numër 10.
Në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova;
në ngushëllim dhe lehtësim për vuajtjen fizike, psikologjike e
shpirtërore, të pamerituar të Ukë Rugovës dhe të Familjes Simbol Rugova, është
në nderin e anëtarësisë dhe të elektoratit rugovian, të dhurojnë votën e tyre
fisnike.
Kjo
votë do të ishte konfirmuese e një besimi dhe respekti, për të gjithë
shqiptarët vendorë dhe botërorë, të cilët nderojnë shtet formuesin dhe shtet
ndërtuesin e Kosovës tonë bashkëkohore.
Urojmë
për bindjen dhe mirëkuptimin Tuaj!