E premte, 26.12.2025, 10:55 PM (GMT)

Mendime

Dijana Toska: Krishtlindjet në terrin e politikës – Shkup

E premte, 26.12.2025, 04:56 PM


KRISHTLINDJET NË TERRIN E POLITIKËS – SHKUP

Nga Dijana Toska

Ndërsa Krishtlindjet festohen anë e kënd botës, me dritë, gëzim dhe bekim në botën katolike, në Maqedoninë e Veriut mbi këtë festë ka rënë mort.

Asnjë urim.

Asnjë fjalë.

Asnjë shenjë kujtese.

Një heshtje që nuk është rastësi, por akt i vetëdijshëm braktisjeje.

Të ashtuquajturit liderë shqiptarë nuk gjetën as minimumin njerëzor për ti uruar familjet shqiptare katolike, që tashmë kanë mbetur sa grushti – jo nga fati, por nga neglizhenca institucionale shumëvjeçare.

Asnjë organizim institucional për shënimin e kësaj feste themelore të qytetërimit evropian dhe të identitetit tonë historik.

Edhe më rëndë:

institucionet që duhet të mbrojnë trashëgiminë kulturore shqiptare i kanë fshirë Krishtlindjet nga kalendari institucional, sikur kjo festë të mos ishte pjesë e ADN-së sonë historike dhe evropiane.

Prej 25 vitesh nuk ka vullnet, gatishmëri apo përpjekje që të sigurohet së paku një prift, qoftë edhe një herë në javë, për të mbajtur meshë në gjuhën shqipe për këto familje.

Një e drejtë elementare shpirtërore – jo privilegj.

Në Maqedoni, sonte shqiptarët katolikë meshat mund t’i ndjekin vetëm në televizion.

Ndërkohë që në katedralet e Shqipërisë dhe Kosovës po festohet me gëzim, këtu po festohet me braktisje nga vetvetja.

Kjo nuk është më çështje feje.

Kjo është dështim i politikës shqiptare dhe dështim i hierarkisë fetare shqiptare për ta mbrojtur njeriun e vet, gjuhën e vet dhe kujtesën e vet.

Është çështje dinjiteti, përgjegjësie kombëtare dhe ndërgjegjeje historike.

Kur politika shqiptare hesht, kur kisha nuk flet, kur institucionet fshijnë festat, atëherë kjo nuk është më neglizhencë,

është akt i organizuar i përjashtimit të një pjese të popullit nga trungu i vet.

PS:

Me zemër të thyer, fillimisht u uroj Krishtlindjet të gjitha familjeve shqiptare katolike në Maqedoni, e më pas të gjithë shqiptarëve në trojet tona.

Lutuni sonte edhe për ne

siç po na quajnë: “pakicë”, qoftë katolike apo myslimane.

Sonte bien kambanat.

Por jo për të gjithë.

Dijana Toska, 24/12/2025

https://www.facebook.com/dijana.toska.9



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Isuf B. Bajrami: Parimi i kompetencës ekskluzive shtetërore mbi procesin zgjedhor dhe detyrimi i mos-implikimit diplomatik Fritz Radovani: Ku e dinte At Gjergj Fishta? Ilir Çumani: Dosja që rrëzon alibinë e “individit të veçuar” Ismet Hasani: Mendime etike e morale (4) Ilir Çumani: Legjitimiteti ndërkombëtar nuk mund të zëvendësojë legjitimitetin e vullnetit popullor Kalosh Çeliku: Kurvat politike Gani Qarri: Premtime apo mashtrim për marrjen e votës Albert Zholi: Gëzim Tushi - Qëndrim nihilist ndaj vlerave të trashëguara, politika ndjek pushtetin e paratë, jo vlerat Asllan Dibrani – Luani: Besim Hasani, sfida e 28 Dhjetorit për Kuvendin e Kosovës Ismet Hasani: Mendime etike e morale (3) Bashkim Saliasi: Të njohim faktorët që ulin dhe rritin jetëgjatësinë Albert Zholi: Dr. Enriko Ceko - Paqja Fiskale ngre shumë më shumë pikëpyetje sesa jep zgjidhje reale dhe të vlefshme Ismet Hasani: Mendime etike e morale (2) Gjergj – Bajram Kabashi: President Trump, “udhëheqësit tanë” nuk e ndalojnë islamizimin e kombit për interesat neoosmane, pa i detyruar që ta ndalojnë…! Kalosh Çeliku: Unë jam Kalosh Çeliku – jo “Dr. Alban Shkodra” Ismet Hasani: Mendime etike e morale (1) Llesh Ndoj: As politike, as juridike, por çështje identitare Ilir Çumani: Avokati i ri i Popullit në optikën makiaveliste Fritz Radovani: At Gjergj Fishta – “Shqypnis” Gjon Keka: Zgjedhjet e 28 dhjetorit sfidat dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx