E shtune, 27.12.2025, 11:15 PM (GMT)

Mendime

Dijana Toska: Shqiptari që po zhduket nga frika

E shtune, 27.12.2025, 04:53 PM


Shqiptari që po zhduket nga frika

Nga Dijana Toska

Këtë temë e kam trajtuar edhe para disa vitesh, por sot e shoh më qartë se kurrë:

ne po vdesim për së gjalli, çdo ditë e më shumë.

Shqiptari sot nuk po vritet. Ai po vdes nga frika. Pak nga pak. Çdo ditë.

Frika nuk po na vjen nga shteti, por nga partitë shqiptare, që me një vend pune, një tender, një favor mizerabël, e kanë shndërruar njeriun në qenie vegjetative:

që ha, që hesht, dhe që nuk i beson më as fjalës së vet.

Kështu mbahet pushteti.

Secili duke u frikësuar nga dikush.

Liderët shqiptarë nuk kanë frikë nga populli. Ata kanë frikë nga partneri maqedonas:

kush do të zgjidhet për koalicion, kush do të shpërblehet me pushtet, kush do të mbijetojë edhe një mandat.

Ata vdesin për pushtet, jo për komb.

Liderët shqiptarë jetojnë të tmerruar nga shërbimet sekrete dhe nga shefi i qeverisë.

Çdo ditë e kalojnë duke  “vdekur nga pak”, nga frika se kur do t’u hapen dosjet,

kur do t’u dalin në shesh veprat e tyre antikombëtare.

Ka edhe më keq. Disa vdesin edhe më shumë herë.

Janë spiunët e dyfishtë:

flasin shqip, mendojnë sllavisht e arabisht.

Një soj i tyre luan bixhoz fshehurazi në bodrumet e errëta sllave dhe nënshkruan verdikte antishqiptare.

Soji tjetër e mban sexhaden si kravatë. Falet kudo që i bie rruga:

në parlament, në xhami me bodigardë e policë. Në universitete u mban ders studentëve për pastërtin e “muslimanizmit”  të tij, shet poza morale dhe lobon kundër identitetit të kombit të vet edhe pse në pushtet ka ardhur me 200 vota, i mjaftojnë për ta shitur popullin e vet.

Disa liderë tanë kanë vdekur ditën që kanë hyrë në pushtet.

Ditën kur kanë premtuar zvogëlimin dhe ndryshimin e identitetit kombëtar, ditën kur pranuan që ne të shpallemi pakicë dhe të flasim gjuhën e “20 përqindshit”.

Jo nga padituria.

Por sepse kishin detyra për t’i kryer.

Nga një popullsi shtetformuese, me mbi 30 përqind, po copëtohemi për t’u zvogëluar.

Për t’u riformatuar si dy etnitete pakicë brenda së njëjtës etni:

“shqiptari” dhe “muslimani”.

Kjo që po ndodh nuk është fat. Është projekt.

Është sistem i këtij pushteti shtetëror dhe sistem i intereseve të huaja antishqiptare.

Liderët tanë nuk gabuan, ata zgjodhën këtë rrugë.

Identitetin nuk e humbëm.Ata e nënshkruan.

Pakica nuk u shpall rastësisht nga dikush. Ata e legalizuan

Akademia nuk u shua. Ata e shitën.

Kultura shqiptare nuk u harrua. Ata po e fshijnë çdo ditë.

Feja nuk po jetohet. Ata po e përdorin për ndarje.

Dhe frika nuk është më neutralitet.Është krim në bashkëfajësi.

Kush mban përgjegjësi?

Historia nuk i gjykon kombet nga sa herë u mashtruan,

por nga sa herë pranuan të vdesin për së gjalli.

Shqiptari nuk rrezikon të zhduket nga armiku.

Rrezikon të zhduket nga frika për ta thënë të vërtetën.

Pyetja nuk është më: a po vdesim.

Pyetja është:

kush do të mbajë përgjegjësi për këtë vdekje?

Dijana Toska

25.12.2025

https://www.facebook.com/dijana.toska.9



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Ndëshkoni me votë mashtruesit dhe bllokuesit e shtetit! Dijana Toska: Krishtlindjet në terrin e politikës – Shkup Isuf B. Bajrami: Parimi i kompetencës ekskluzive shtetërore mbi procesin zgjedhor dhe detyrimi i mos-implikimit diplomatik Fritz Radovani: Ku e dinte At Gjergj Fishta? Ilir Çumani: Dosja që rrëzon alibinë e “individit të veçuar” Ismet Hasani: Mendime etike e morale (4) Ilir Çumani: Legjitimiteti ndërkombëtar nuk mund të zëvendësojë legjitimitetin e vullnetit popullor Kalosh Çeliku: Kurvat politike Gani Qarri: Premtime apo mashtrim për marrjen e votës Albert Zholi: Gëzim Tushi - Qëndrim nihilist ndaj vlerave të trashëguara, politika ndjek pushtetin e paratë, jo vlerat Asllan Dibrani – Luani: Besim Hasani, sfida e 28 Dhjetorit për Kuvendin e Kosovës Ismet Hasani: Mendime etike e morale (3) Bashkim Saliasi: Të njohim faktorët që ulin dhe rritin jetëgjatësinë Albert Zholi: Dr. Enriko Ceko - Paqja Fiskale ngre shumë më shumë pikëpyetje sesa jep zgjidhje reale dhe të vlefshme Ismet Hasani: Mendime etike e morale (2) Gjergj – Bajram Kabashi: President Trump, “udhëheqësit tanë” nuk e ndalojnë islamizimin e kombit për interesat neoosmane, pa i detyruar që ta ndalojnë…! Kalosh Çeliku: Unë jam Kalosh Çeliku – jo “Dr. Alban Shkodra” Ismet Hasani: Mendime etike e morale (1) Llesh Ndoj: As politike, as juridike, por çështje identitare Ilir Çumani: Avokati i ri i Popullit në optikën makiaveliste

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx