E merkure, 24.12.2025, 09:26 PM (GMT)

Mendime

Ismet Hasani: Mendime etike e morale (4)

E merkure, 24.12.2025, 04:52 PM


Mendime etike e morale (4)

Nga Ismet M. Hasani, Suedi

Me qenë se njeriu nuk e ka të drejtën të zgjedhë kur dhe ku do të vdes, e ka të drejetën të zgjedhë ku të jetojë.

Mendja dhe mendimet e njeriut i ngjajnë parashutës, e cila, perderisa rri e mbyllur nuk shërben për asgjë, e pasi të hapet - (ta) shpëton jetën.

Të jetuarit është gjithëfare: "Jeton miza nën bisht t'kalit, jeton bleta në maje të malit!" Sido që të jetoi, njeriu, jeta është jetë.

Jeta e jetuar në begati, lumturi, harmoni, mirëbërje, dallon nga jeta e kaluar me djersë e mund e punë me nderë, dallon nga jeta e atyre që e kalojnë me intriga, mashtrime, ndërskamca e shantazhime, lëndime, gënjeshtra e trillime. Por, prapë po thëm se jeta është jetë.

Mirëpo, procesi jetësor për secilin individ, grup shoqëror, popull do të duhej të jetë bamirësia* dhe përkushtimi deri në sakrificë dhe vetëmohim për tjetrin, apo të tjerët, pa dallim kush janë dhe çfarë janë ata.

*Bamirësia sikur një guralec të hedhesh në lumë të thellë, ai (guraleci) bie thellë e  ti nuk e shef më kurrë, por ai aty qëndron dhe kurrë nuk humbë.

Etika është rrënja dhe trungu më i qëndrueshëm, cilësor dhe sasior i lashtësisë, vlershmërisë dhe arsyes dhe domëthënies së gjërave. Ajo është  filizi më i shëndoshë dhe shpresëdhënës i ardhëmërisë.

Për filozofinë thuhet se është nëna e të gjitha shkencave, ndërkaq etika bija më e devotshme e saj. Etika është lule e shkencës, kusht i ekzistencës, zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë njerëzore.

Etika është disciplinë shkencore e cila ka të bëjë me të mirën e të keqën.

Pa etikë dhe pa drejtësi nuk mund të ketë përparim dhe zhvillim shoqëror.

*

Mund të thuhet se etika është synonim i filozofisë së moralit, por ka domethënie dukshëm më të thellë. Sipas qëndrimit etik heteronom, morali buron nga një instancë superhumane, nga relevata hyjnore, nga praksisi profetik, nga e vërteta absolute; pra morali paraqet  vlerë substanciale.

Etika autonome gjenezën e moralit e kërkon te vet njeriu. Këtë qendrim e mbrojnë me ngulm shkencëtarët ateistë, sekularistët, materialistët, nihilistët etj. Sipas kësaj  përspektive vetëm njeriu është  kriter i të gjitha gjërave, të qena e të paqena.

Në objektin e saj studimor, etika përfshinë edhe parimet e mirësjelljës se individit dhe kolektivitetit të caktuar, në kushte dhe rrethana të caktuara kohore dhe të veprimit. Ajo është shkencë e së mirës, moralit, normave morale dhe moralshmërisë. Pra, etika mund të definohet edhe si sjellje e përshtatshme dhe e përputhshme me rregullat morale. Normat morale të etikës, zakonisht manifestohen dhe vihen në spikamë si deklaracione ose rregulla të përgjithshme, si psh: "Gjithëmonë thuaje të vërtetën, të mirën ktheje me të mirë, sa më shumë punë, aq më shumë begati, sa më shumë mirësi (dashamirësi) aq më shumë humanizëm (njerëzishmëri) dhe e kundërta e sintagmave: sa më keq, aq më mirë, pas se keqes vjen e mira.

Vlerat morale janë standarde vlerësuese të se mirës e të se keqes, që i dëmtojnë. "Ndershmëria dhe sinqeriteti janë të mira, ndërkaq padrejtësia është e ligë."

Një autor, në librin e tij "Reformo zemrën!"shkruan: "Sot zemra është e zbrazur dhe e uritur për drejtësi! A thua çka i nidhmon zemrës i ashtuquajturi përparim? Një mashtrim, zemrën prapë e lën të uritur. Zemra e zbrazët, forma e zbrazët!" Këto janë karakteristikat e jetës sonë shoqërore aktuale. Vetëm ndikimi i traditës,  edukatës, ndonjë xixë-shkëndijë e fésë (besimit në Zot),e cila, njerëzve ende u ka mbetur në ndërgjegjën e  tyre, i mbron ata nga mohimi  i tyre i parimeve, të cilat tanimë s'i gjeni dot në zemër. Njerëzit në shoqëri sot janë të sjellshëm dhe formalisht të moralshëm, kurse në jetën vetëm përshkak të mirësjelljes  dhe dekorit të jashtëm moral, kurse në jetën e tyre private, ata largohen prej ligjit. Pra, kemi të bëjë me moralin publik dhe moralin privat  të cilët janë kancer për shoqërinë.

Sipas Dekartit: rregulli i parë dhe bazik i etikës është të tentohet, pa ndërprerë, të njihet e mira, kur arrihet kjo, me dëshirë të bëhen përpjekje për të jetësuar të mirën; njerëzit duhet të mendojnë më gjerësisht dhe të jenë më të përgjegjshëm për veprat e tyre, të mbajnë llogari për të gjitha (veprat e tyre.)*

*

Botëkuptimi joadekuat ndaj etikës dhe moralit e kriijon njeriun dëmtues, e bën shkatërrues të natyrës  dhe vlerave të saj: "bëhu i gjindshëm dhe i zhdervjellët, sepse ashtu veprojnë të gjithë; në anën tjetër thuhet: "...vlerat fundamentale etike, si mëshira, besnikëria, sinqeriteti, përgjegjësia dhe respektimi i jetës sonë, të tjerëve ju janë minuar."

Gjykuar sipas disa teoricientëve tjerë: "Jetojmë në një shoqëri globale, moralisht të papjekur, dhe se rruga e vetëdijesimit të saj kalon përmes etikës dhe normave të saj. Neglizhimi i etikës, prodhon vazhdimisht konflikte dhe cenon rëndë efikasitetin e çdo familjeje."

Mësimet dhe parimet etike, secilin individ e obligojnë që të mendojë mbarë e mirë dhe të ketë orijentime dhe bindje etike, të veprojë e punojë mirë e drejtë, që me secilin njeri të sillet njerëzishëm e në mënyrë korrekte.

Gjykuar sipas parimeve të etikës botërore; themelin moral për rendin e ri të veçantë dhe botëror e bën pikërisht etika... Prandaj, pa respektimin e mësimeve  dhe synimevee të etikës botërore, nuk mund të ketë as rend të ri të suksesshëm botëror, as ekonomik e shoqëror.

V i j o n



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Kurvat politike Gani Qarri: Premtime apo mashtrim për marrjen e votës Albert Zholi: Gëzim Tushi - Qëndrim nihilist ndaj vlerave të trashëguara, politika ndjek pushtetin e paratë, jo vlerat Asllan Dibrani – Luani: Besim Hasani, sfida e 28 Dhjetorit për Kuvendin e Kosovës Ismet Hasani: Mendime etike e morale (3) Bashkim Saliasi: Të njohim faktorët që ulin dhe rritin jetëgjatësinë Albert Zholi: Dr. Enriko Ceko - Paqja Fiskale ngre shumë më shumë pikëpyetje sesa jep zgjidhje reale dhe të vlefshme Ismet Hasani: Mendime etike e morale (2) Gjergj – Bajram Kabashi: President Trump, “udhëheqësit tanë” nuk e ndalojnë islamizimin e kombit për interesat neoosmane, pa i detyruar që ta ndalojnë…! Kalosh Çeliku: Unë jam Kalosh Çeliku – jo “Dr. Alban Shkodra” Ismet Hasani: Mendime etike e morale (1) Llesh Ndoj: As politike, as juridike, por çështje identitare Ilir Çumani: Avokati i ri i Popullit në optikën makiaveliste Fritz Radovani: At Gjergj Fishta – “Shqypnis” Gjon Keka: Zgjedhjet e 28 dhjetorit sfidat dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës Nue Oroshi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Dardani dhe roli i mërgatës shqiptare Albert Zholi: Flet Zef Preçi, një prej ekspertëve më në zë të ekonomisë në Shqipëri Florim Zeqa: Bipolarizimi pa profilizim i dëmshëm për shtetin! Rexhep Ferizi: Demonstratat e ’68-ës, lëkundën themelet e Jugosllavisë hibride Petrit Dibrani: Nacionalist - nacionalizmi

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx