| E merkure, 24.12.2025, 04:52 PM |
Mendime etike e morale (4)
Nga
Ismet M. Hasani, Suedi
Me qenë se njeriu nuk e ka të drejtën
të zgjedhë kur dhe ku do të vdes, e ka të drejetën të zgjedhë ku të jetojë.
Mendja dhe mendimet e njeriut i ngjajnë
parashutës, e cila, perderisa rri e mbyllur nuk shërben për asgjë, e pasi të
hapet - (ta) shpëton jetën.
Të jetuarit është gjithëfare:
"Jeton miza nën bisht t'kalit, jeton bleta në maje të malit!" Sido
që të jetoi, njeriu, jeta është jetë.
Jeta e jetuar në begati, lumturi,
harmoni, mirëbërje, dallon nga jeta e kaluar me djersë e mund e punë me nderë,
dallon nga jeta e atyre që e kalojnë me intriga, mashtrime, ndërskamca e
shantazhime, lëndime, gënjeshtra e trillime. Por, prapë po thëm se jeta është
jetë.
Mirëpo, procesi jetësor për secilin
individ, grup shoqëror, popull do të duhej të jetë bamirësia* dhe përkushtimi
deri në sakrificë dhe vetëmohim për tjetrin, apo të tjerët, pa dallim kush janë
dhe çfarë janë ata.
*Bamirësia sikur një guralec të
hedhesh në lumë të thellë, ai (guraleci) bie thellë e ti nuk e shef më
kurrë, por ai aty qëndron dhe kurrë nuk humbë.
Etika është rrënja dhe trungu më i
qëndrueshëm, cilësor dhe sasior i lashtësisë, vlershmërisë dhe arsyes dhe
domëthënies së gjërave. Ajo është filizi më i shëndoshë dhe shpresëdhënës
i ardhëmërisë.
Për filozofinë thuhet se është nëna e
të gjitha shkencave, ndërkaq etika bija më e devotshme e saj. Etika është lule
e shkencës, kusht i ekzistencës, zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë
njerëzore.
Etika është disciplinë shkencore e cila
ka të bëjë me të mirën e të keqën.
Pa etikë dhe pa drejtësi nuk mund të
ketë përparim dhe zhvillim shoqëror.
*
Mund të thuhet se etika është synonim i
filozofisë së moralit, por ka domethënie dukshëm më të thellë. Sipas qëndrimit
etik heteronom, morali buron nga një instancë superhumane, nga relevata
hyjnore, nga praksisi profetik, nga e vërteta absolute; pra morali
paraqet vlerë substanciale.
Etika autonome gjenezën e moralit e
kërkon te vet njeriu. Këtë qendrim e mbrojnë me ngulm
shkencëtarët ateistë, sekularistët, materialistët, nihilistët etj. Sipas
kësaj përspektive vetëm njeriu është kriter i të gjitha gjërave, të
qena e të paqena.
Në objektin e saj studimor, etika
përfshinë edhe parimet e mirësjelljës se individit dhe kolektivitetit të
caktuar, në kushte dhe rrethana të caktuara kohore dhe të veprimit. Ajo është
shkencë e së mirës, moralit, normave morale dhe moralshmërisë. Pra, etika mund
të definohet edhe si sjellje e përshtatshme dhe e përputhshme me rregullat
morale. Normat morale të etikës, zakonisht manifestohen dhe vihen në spikamë si
deklaracione ose rregulla të përgjithshme, si psh: "Gjithëmonë thuaje të
vërtetën, të mirën ktheje me të mirë, sa më shumë punë, aq më shumë begati, sa
më shumë mirësi (dashamirësi) aq më shumë humanizëm (njerëzishmëri) dhe e
kundërta e sintagmave: sa më keq, aq më mirë, pas se keqes vjen e mira.
Vlerat morale janë standarde vlerësuese
të se mirës e të se keqes, që i dëmtojnë. "Ndershmëria dhe sinqeriteti
janë të mira, ndërkaq padrejtësia është e ligë."
Një autor, në librin e tij
"Reformo zemrën!"shkruan: "Sot zemra është e zbrazur dhe
e uritur për drejtësi! A thua çka i nidhmon zemrës i ashtuquajturi përparim?
Një mashtrim, zemrën prapë e lën të uritur. Zemra e zbrazët, forma e
zbrazët!" Këto janë karakteristikat e jetës sonë shoqërore
aktuale. Vetëm ndikimi i traditës, edukatës, ndonjë xixë-shkëndijë e fésë
(besimit në Zot),e cila, njerëzve ende u ka mbetur në ndërgjegjën e tyre,
i mbron ata nga mohimi i tyre i parimeve, të cilat tanimë s'i gjeni dot
në zemër. Njerëzit në shoqëri sot janë të sjellshëm dhe formalisht të
moralshëm, kurse në jetën vetëm përshkak të mirësjelljes dhe dekorit të
jashtëm moral, kurse në jetën e tyre private, ata largohen prej ligjit. Pra,
kemi të bëjë me moralin publik dhe moralin privat të cilët janë kancer
për shoqërinë.
Sipas Dekartit: rregulli i parë dhe
bazik i etikës është të tentohet, pa ndërprerë, të njihet e mira, kur arrihet
kjo, me dëshirë të bëhen përpjekje për të jetësuar të mirën; njerëzit duhet të
mendojnë më gjerësisht dhe të jenë më të përgjegjshëm për veprat e tyre, të
mbajnë llogari për të gjitha (veprat e tyre.)*
*
Botëkuptimi joadekuat ndaj etikës dhe
moralit e kriijon njeriun dëmtues, e bën shkatërrues të natyrës dhe
vlerave të saj: "bëhu i gjindshëm dhe i zhdervjellët, sepse ashtu veprojnë
të gjithë; në anën tjetër thuhet: "...vlerat fundamentale etike, si
mëshira, besnikëria, sinqeriteti, përgjegjësia dhe respektimi i jetës sonë, të
tjerëve ju janë minuar."
Gjykuar sipas disa teoricientëve
tjerë: "Jetojmë në një shoqëri globale, moralisht të papjekur, dhe
se rruga e vetëdijesimit të saj kalon përmes etikës dhe normave të saj.
Neglizhimi i etikës, prodhon vazhdimisht konflikte dhe cenon rëndë efikasitetin
e çdo familjeje."
Mësimet dhe parimet etike, secilin
individ e obligojnë që të mendojë mbarë e mirë dhe të ketë orijentime dhe
bindje etike, të veprojë e punojë mirë e drejtë, që me secilin njeri të sillet
njerëzishëm e në mënyrë korrekte.
Gjykuar sipas parimeve të etikës
botërore; themelin moral për rendin e ri të veçantë dhe botëror e bën pikërisht
etika... Prandaj, pa respektimin e mësimeve dhe synimevee të etikës
botërore, nuk mund të ketë as rend të ri të suksesshëm botëror, as ekonomik e
shoqëror.
V i j o n