E merkure, 24.12.2025, 09:25 PM (GMT)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Pjetër Bogdani

E merkure, 24.12.2025, 04:53 PM


Milazim Zeqiraj

Pjetër Bogdani

(Në përkujtim të 400 vjetorit të lindjes së Pjeter Bogdanit)

Në Gurë të Hasit,

me 1625,

lindi një djalë me shpirt të dlirë

nga një familje e mirë.

U rrit me shpirt të lirë,

si të gjithë moshatart e tij.

Mendjen e kishte dritë,

e shpirtin zjarr,

për vendin,

e popullin shqiptarë.

2.

Ai në rini,

ndaj popullit të tij.

verejti shumë padrejtësi

dhe prapambeturi.

Vendi sundohej nga një perandori,

që s'lejonte dije e dituri.

Kur populli ngritej

për dritë,

dije,

e liri,

Ajo e shuante,

me hekur e zjarr pa u ndi.

3.

Pjetre Bogdani si djalosh i ri,

në shpirt kish një prendi.

Me besë në zemër,

u nis për dituri,

për vetë e popullin e tij,

që për shekuj me radhë,

ju ndalohej çdo dritë e dituri.

4.

Mësimet e para,

për atdhe, besë e burrëri,

i mori në shtëpi.

Kurse studimet

për teologji,

filozofi

e letërsi

i ndoqi në Bullgari e Itali.

Pas studimeve,

me dije  u kthye në Shqiperi,

dhe  filloj të mbjell:

dije,

dritë,

e dashuri.

Për vite me radhë

vendin e popullin e ndriti

më dije,

pene

e atdhedashuri.

5.

Populli arbëror jetonte,

  kohë pa kohë.

i robëruar nga një perandori,

që hante hekur me dhëmb.

Edhe pse në robëri

dijën,

besën

e atdhetarizmin,

e mësonin  në shtëpi.

6.

Pjeter Bogdani

si një klerik shqiptar, intelektual i shquar,

patriot e luftëtar

për popullin shqiptarë,

luftoj me penë e armë

për lri,

dritë

e dije,

pa u ndal.

Me veprën e tij e madhe,

„Çeta e profetëve"

gjuhën dhe fjalën shqipe e lartësoj,

kudo në Europë e Vatikan.

7.

Kur shqiptaret luftoni për të mbetur gjallë,

në Dardani kryqezoheshin,

tri e më shumë idelogji,

që mundoheshin

popullin shqiptar me shkri.

8.

Pjeter Bogdani

si klerik,

patriot,

e luftëtar,

ishte edhe intelektual i shquar shqiptar,

me penë,

për gjuhën shqipe,

dhe popullin shqiptar.

Ishte komandant

me çetën e profetve shqiptar,

njejt si Skënderbeu i madh.

Në fund me armë në dorë,

e filloj luftën për liri kundër perandorisë.

9.

Bogdani su ndal kurrë,

duke dhënë dituri.

shkroj prozë e poezi,

vëllime  filozofik, fetar dhe letrare

dhe vepren letrare "Çeta e profetëve",

me atdhedashuri.

10.

Ai nuk u muar vetëm me predikime fetare,

por edhe me studime në gjuhësi e filozofi,

dhe në fund si komandat,

me armë në dorë në luftë për liri.

Vepra e tij madhore,

Ishte forca,

që e mbajti shpirtin shqiptar gjallë,

për shekuj me radhë.

11.

Pjeter Bogdani

klerik,

dijetar,

patriot

e atdhetar,

në luftë komandat i parë,

me shpirt e zemër luftoj pa ndal,

deri në fund të jetës së tij,

për tokën

gjuhën,

kombin —

e Zotin e Shqiptarë.

12.

Për jetën dhe vepren e tij,

u muaren shumë dijetsr,

por askush se ve një pikë

Në fund ishte Ibrahim Rugova,

që e solli në Prishtinë të gjallë.

Vepra e ti duhet tutje studiu,

qe ta kemi shembull,

si duhet punu e luftu për atëdhe.

13.

Bogdani klerik, dijetar, atdhetar,

me shpirt e zemër punoi pa ndal,

deri në fund të jetës së tij,

për gjuhën,

kombin —

e Zotin e Shqiptarë.

Arsimimi dhe liria e vendit ishte qëllimi i tij,

Ai s'ishte vetem prijës fetar,

ishte patriot e luftëtarë.

Në ditët e fundit të jetës,

në luftën kundër perandorisë

ra i sëmurë dhe vdiq në vitin 1689.

Por vepra e ti jeton e gjallë,

në mendje e zemrën tonë.

Dhjetor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx