Mendime
Gjon Keka: Zgjedhjet e 28 dhjetorit sfidat dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës
E premte, 19.12.2025, 08:00 PM
Zgjedhjet e 28 dhjetorit sfidat dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës
Nga
Gjon Keka
Tani
sapo janë vu në lëvizje makinat e partive politike për qëllimet e tyre,
menjëherë shihet një fillim i lodhshëm që nuk gjeneron ndonjë një lëvizje të
madhe midis popullit, sepse edhe vetë populli është lodhur me zgjedhje të
njëpasnjëshme.
Në
këtë lodhje të popullit në të gjithë vendin,të gjitha partitë politike të
Kosovës do të mundohen të gjejnë mundësit e tyre të vlefshme për propagandë sa
më të madhe për t'i bindur popullin se në cilin krah të votojnë; njëri krah do
të merret me të kaluarën dhe të ardhmen, ndërsa tjetri me unitetin politik e
popullor, rrugën europiane dhe miqësinë e aleanca me botën demokratike
perëndimore.
Sidoqoftë
zgjedhjet e 28 dhjetorit që do të zhvillohen këtë vit pas humbjes së kohës dhe
dështimeve të njëpasnjëshme për të ecur me kohën nuk do të sjellin ndonjë
ndryshim rrënjësor të skenës politike të shtetit të Kosovës. Sigurisht do të
ketë koalicione joparimore e të panatyrshme (koalicione të përziera
ideologjiko-politike e fetare) sepse më herët nuk e kuptuan qartë se pa
koalicione asnjë parti qoftë ajo fituese apo e dyta dhe e treta për nga
renditja nuk do të mund të arrijnë të formojnë as qeveri, as kuvend dhe as
zgjedhjen e presidentit apo presidentes së ardhshme të republikës së Kosovës.
Por duhet nënvizuaar edhe këtë se çdo koalicion i panatyrshëm mund të shkaktoj
probleme në të ardhmen nëse njëri nga palët fiton zgjedhjet me një koalicion të
tillë, sepse një koalicion i panatyrshëm nuk mund të funksionoj gjatë ashtu
sikur një martesë e panatyrshme. Rreziku i përsëritjes së vazhdueshme të
gabimeve dhe të zgjedhjeve do të jetë më i madh nëse koalicionet bëhen në
mënyrë të panatyrshme dhe për qëllime egoiste.
Si
për LVV e cila ishte në krye të qeverisjes së vendit ashtu edhe për LDK,PDK,AAK
etj, këto zgjedhje do të jenë një provë e forcës së tyre të brendshme, sepse
rrethanat në të cilat do të mbahen zgjedhjet nuk mund të jenë më të favorshme
për asnjërën qoftë Vetëvendosjen ashtu edhe Partitë opozitare. Pavarësisht të
gjitha përpjekjeve të të gjitha partive politike në Kosovë për të mbajtur dhe
ruajtur votën e simpatizantëve të tyre ka dhe do të ketë pakënaqësi për të
gjithë spektrin politik partiak që nuk kanë arritë të përmbushin premtmet e
tyre, as nuk janë treguar fleksibel e as të gatshme për kompromise në arritjen
e ndonjë koalicioni apo marrëveshje politike ndërmjet partive në Republikën e
Kosovës për të çuar vendin përpara dhe përshpejtuar punën drejtë integrimit në
familjen europiane.
Pesha
e votave të partisë fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të qëndrojë më pak
në forcën e grupit parlamentar qoftë ajo të fituar nga LVV apo ndonjë nga
Partitët tjera si LDK,PDK,AAK etj, për faktin se asnjë parti pa koalicione nuk
do të kenë numrat në parlament për ta konstituar atë, as në atë të Qeverisë dhe
më pas të zgjedhjes së presidentit apo presidentes,kështu që në bazë të kësaj
padyshim nuk do të ketë më asnjë parti që do të dal më e forta në vend në këto
zgjedhje dhjetori të ftohtë.
Kosova
sipas statistikave të fundit ka rreth dy milionë ,por që nuk kishte dhe nuk do
të ketë më dalje masive për të votuar ,sepse një dalje masive ishte vetëm në
kohën kur president ishte dr.Ibrahim Rugova dhe pothuajse e gjithë Kosova
votonte për të dhe LDK.Tani kanë ndryshuar gjërat nuk ka më votues të tillë,
tani ka votues sipas stinëve. Presidenti Rugova në kohën e tij e mbajti
avantazhin vendimtar të fitores, e ruajti fuqinë politike të tij dhe të Partisë
së tij,sepse ai në atë kohë ishte më i admiruar dhe më i votuari në Kosovën pas
çlirimit.
Ndërkaq
së fundi ishte edhe LVV në krye me Albin Kurtin që arriti fitore të tillë duke
e ruajtur avantazhin për dy mandate qeverisëse,por që nuk arriti të ruaj fuqinë
politike të tij dhe të Lëvizjes së tij. Kurti së fundi ishte më i votuari dhe i
preferuar nga qytetarët ,por që nuk arriti ta ruaj këtë performancë dhe as të
kuptojë në tërësi lojërat politike brenda teatritë të saj, të diplomacisë si
dhe të kompromiseve e koalicioneve që do të duhej të bëheshin për të mbajtur
peshën e votës ,fuqinë e tij politike dhe të Lëvizjes së tij e cila i fitoj
zgjedhjet nga vitit 2019 radhazi por me përqindje të ndryshueshme.
Megjithatë
kjo fushatë zgjedhore u jep folësve të partive politike mundësi të mjaftueshme
për të ndarë skenën me qyetetarët respektivisht popullin, për të shpalosur
programin e tyre nëse kanë program serioz dhe të arritshëm për relaizim, nëse
programi është fantastik nuk do të ketë asnjëherë realizimin e tij,pastaj për
të zhdukur paragjykimet mbizotëruese kundër njëri-tjetrit dhe për të praktikuar
aftësitë dhe kuptimin e tyre se partitë politike janë aty për të folur për atë
që qytetarët kanë nevojat e tyre dhe kërkesat e domosdoshme, të mirëqenjes
ekonomike dhe të forcimit të shtetit të së drejtës ,sigurisë dhe të ardhmes së
vendit të cilat për fat të keq mungojnë në mishërimin dhe plotësimin e asaj që
me pompozitet thuhet do ta bëjmë këtë ,do ta bëjmë atë etj etj.
Sa
i përket motivimit sikur dihet ka një rënje të votuesit ,kjo për shkak të siç u
nënvizua më lartë lodhjes së tyre nga përsëritja e vazhdueshme e zgjedhjeve,
prandaj për të arritë te shumica e votës popullore duhet të punohet në
motivimin dhe në bindje reale të realizimit të kërkesave të natyrshme e jetike
të të gjithë qytetarëve pa dallim respektivisht popullit. Në të vërtetë, në
Kosovë ka pushuar prej kohësh që nga vdekja e presidentit dr.Ibrahim Rugova dhe
LDK-s së tij të kenë një shumicë të besueshme e të qëndrueshme votuesish apo
qytetarësh e populli.
Që
nga ajo kohë votuesit nga të gjitha partitët politike janë lëkundur nga një
parti në tjetrën dhe anasjelltas, thjesht për të parandaluar që secila prej
tyre të fitojë një avantazh shumë të madh,pra nuk i është lejuar asnjë partie
politike në Kosovë të ketë një shumicë të qëndrueshme votuesish, pra nëse ka
marrë ndonjëherë ndonjë parti shumicën, nuk ka shkuar larg dhe në zgjedhjet të
radhës ajo ka rënë sikur ka ndodh më parë me LDK,pastj me PDK dhe së fundi
ndodhi edhe me LVV e cila e kishte një shumicë votuesish dhe një shumicë
parlamentare,por që më nuk e ka tanimë për asyet që tanim dihen. Ka të ngjarë
që këtë herë zgjedhjet të jenë pothuajse të barabarta në të dy krahët e partive
që tani janë ndarë, pra partive që ishin në opozitë dhe atyre që ishin në
pushtet, dhe rrjedhimisht edhe në këto zgjedhje një situatë në të cilën
tendenca për mashtrim zgjedhor dhe blerja e votash do të përhapet në të dyja
palët, padyshim që do të kontribuojnë ndjeshëm edhe në pasqyrimin e të ardhmes
parlamentare dhe të qeverisjes në vendin tonë.
Fakti
që përveç Kurtit ka edhe dy apo tre pretendentë të tjerë për postin më të lartë
të kryeministrit brenda partisë së tyre politike, asnjëri prej të cilëve nuk do
të mund të sigurojnë shumicën nëse nuk do të lidhin ndonjë koalicon që është
bërë tanimë një domosdoshmëri për të ecur përpara vendi. Disa nga partitë
politke tek shihen se janë më të mira në kritikë sesa në ndërtimin e zgjidhjeve
pozitive dhe për ndërtimin dhe forcmin e shtetit dhe të ardhmes europiane të
tij dhe kjo është e vërtetë. Megjithatë, kërkesat e tyre pozitive i tejkalojnë
shumë ato të partive dhe shkollave të tjera të mendimit politik modern
europiane të cilat nuk duken kurrë më patetike sesa kur u kërkohet të
propozojnë zgjidhje për çështjet e ndryshme e të rëndëishme për vendin që nga
ato sociale,ekonomike, të rendit, ligjit dhe të rrugës së referomave për t'iu
bashkuar familjes europiane. Ndërsa fija e talljes dhe sipërfaqësisë përshkon
të gjithë vendin, askund nuk është më e dukshme sesa aty ku ato parti politike
dhe udhëheqës të tyre përpiqen të jenë pozitiv. Këtu zhgënjimi, pikërisht këtu
është më i madh, përpjekja për të qenë pozitiv kur dihet se tërë kohën populli
e ka parë secilin se sa pozitiv ka qenë për vendin dhe të ardhmen e brezave.
Nuk është aspak mëria që na çon në këtë gjykim. Aq më tepër se secili mund të
mësojë edhe prej kundërshtarëve të tij. Fatkeqësisht asnjëri nga udhëheqësit e
partive politike dhe partitë në përgjithësi nuk janë ndonjë kundërshtar nga i
cili mund të mësohet diçka nga njëri tjetri. Në vend që të çmontojnë makinerinë
egoiste të partive të tyre politike për të lejuar një shpërthim entuziast idesh
të reja dhe aspiratash vetëmohuese për të mirën e përgjithshme të të gjithë
popullit e vendit dhe të ardhmes së shtetit të Kosovës i cili nuk ka të ardhme
tjetër pos bashkimit me familjen e saj europiane.
Nëse
pas zgjedhjeve koalicioni nuk do të jetë i fortë dhe koheziv, vendi nuk do të
mund t'i kryej detyrat e shtëpisë si duhet dhe rruga e integrimit në familjen
europiane do të jetë e gjatë dhe me sfida.
Uroj
dhe shpresoj që në këto zgjedhje të fitojnë ata që e duan sinqerisht atdheun e
tyre që e mbajnë në mendje e gjak identitetin kombëtar arbëror europian, që e
orientojnë popullin kah qytetërimi europian dhe familja europiane dhe jo kah
primitivizmi dhe prapanikja e huaj ideologjiko-fetare, sepse Kosova nuk ka kohë
për të humbur dhe nuk duhet të mbetet si një mish e shpirt i huaj në trupin e
kontinentit dhe familjes europiane së cilës duhet natyrshëm t'i takojë.
Koha
që Kosova si shtet të jetë vërtetë e aftë për reforma rrënjësore që e bëjnë
rrugën e saj më të shpejtë të anëtarësimit në NATO, në Këshillin e Europës, në
organizatat tjerë të rëndësishme ndërkombëtare dhe në Bashkimin Europian.









