E enjte, 18.12.2025, 11:24 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

E enjte, 18.12.2025, 06:55 PM


Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

Shkruan: Ilir Muharremi, kritik i artit

I realizuar nga mjeshtri i mozaikut Saimir Strati kjo vepër arti prek thellësinë, lashtësinë, retrospektivën kulturore shpirtërore nga gama e së vërtetës e një durimi kulturor magjik drejt shtigjeve botërore. Arti nuk është vetëm art është oazë dhe kopsht i Edenit, parajsë në tokë që vlera pret kohën. Ky mozaik i punuar me mermer nga Saimir Strati shfaq një interpretim të përmbledhur dhe të fuqishëm të figurës tradicionale të lahutës. Kompozicioni qendror, i ndërtuar brenda një medaljoni rrethor, përqendron vëmendjen te portreti i interpretuesit dhe instrumenti, një imazh që bashkon forcën e linjës ikonike me një pasqyrim të kujdesshëm të detajeve plastike. Përdorimi i fragmenteve të mermerit të prerë dhe vendosur me saktësi, krijon një teksturë të pasur dhe një ndriçim tonal që i jep veprës dimension skulptural dhe thellësi vizuale.

Ngjyrat e ngurta, të nuancuara në gamën e bezhëve, kafe dhe të bardhës, funksionojnë jo vetëm si element estetik, por edhe si mekanizëm për të nxjerrë në pah kontrastin midis fushave të rrafshuara dhe kontureve të theksuara , kjo gjuhë vizuale thekson traditën dhe solemnitetin e subjektit pa humbur elegancën moderne të interpretimit. Linjat e theksuara dhe ritmet grafike duken si të ndryshme krijojnë lëvizje perceptuale, sikur historia të interpretohet me çdo copëz mermeri. Ka të drejtë autori kur zgjon këtë nostalgji kulturore.

Në nivel simbolik, lahuta paraqitet si përfaqësuese e trashëgimisë muzikore dhe epike , një urë midis kujtesës kolektive dhe trashëgimisë kulturore. Në kontekstin e diskutimeve rreth vlerësimit dhe mbrojtjes së elementeve të trashëgimisë kulturore përmes institucioneve ndërkombëtare, vepra e Stratit flet për vlerën estetike dhe për rolin e artit bashkëkohor në ridimensionimin e ikonave tradicionale. Lahuta kurrë nuk i buzëqeshi politikës, mirëfilli ngriti tingullin nga djersa dhe durimi kukturor i popullit. Politika nuk i ndihmoi, ajo ndriçoi nga lashtësia horizontit modern.

Si punë arti, mozaiku demonstron mjeshtëri teknike , çdo zgjedhje materialesh, çdo ritëm tonal kontribuon në një tërësi harmonike ku arti i mozaikut ribën reflektimin e komunitetit dhe kohës. Vepra veçohet si një shembull i shkëlqyer i transformimit të një forme tradicionale në një gjuhë të re vizuale, e cila fton vëzhguesin të ndajë, të njihet dhe të rimendojë lidhjen me trashëgiminë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx