Editorial
Bedri Tahiri: Nëntorët e lavdisë sonë kombëtare
E premte, 28.11.2025, 06:59 PM
NËNTORËT E LAVDISË SONË KOMBËTARE
Nga
Bedri Tahiri
Një
datë, një emër, shumë histori.
Tre
Nëntorët: Kruja! Vlora! Prekazi!
Dhe,
Nëntorët shkojnë e vijnë.
Kalojnë
ditët…stinët…motet.
Dhe,
njerëzimi mplaket, venitet, harrohet.
Shqiptarët,
jo. Ata veç ripërtërihen, si Anteu kur prekte tokën. Ata, që nga paganizmi,
kanë festa e festa. Por, një muaj e kanë të shenjtë, Nëntorin e lavdisë. Aty,
në një ditë e në një orë, puqen toka e qielli, përzihen gjaku e djersa,
mishërohen e djeshmja dhe e sotmja.
Dhe,
e gjithë kjo, sepse në të ngjau madhështia, ngjau mrekullia, ngjau ngjizja e së
mbarës, pra lindi dita e bardhë- L i r i a!
Një
datë, një emër, shumë histori
28
Nëntori!
Vetë
Hyji zbriti nga qielli. Toka u ndez zjarr. Yjet morën shkëlqimin e përjetshëm.
Edhe lulet mblodhën gjithë nektarin e bukurisë dhe i dhanë erë gjithësisë.
-
Po shqipet, ç’bënë shqipet?
Ato
hapen krihet dhe zunë kreshtat për t’u bërë njësh me to. Bota bëri sehir dhe
nga marazi ngeli gojëhapur...mememce...e nemitur...e shurdhër...
28
Nëntori- Dita e Flamurit!
28
Nëntori- Datëlindja e Komanadtit legjendar, Adem Jashari!
28
Nëntori- Datëlindja e UÇK-së!
E
madhërishme!
Unikate!
E
pashoqe!
Tre
Nëntorët: Kruja! Vlora! Prekazi!
DITA E FLAMURIT
Flamuri,
një emër krenarie, që në vetvete ngërthen tërë qenien e kombit. Aty sintetizohen
për bukuri: bujaria, besnikëria, trimëria, burrëria e mbi të gjitha sakrificat
tona shekullore për liri e pavarësi. Dhe, përherë i pandryshuar, kuqezi. Ngjyra
që flasin shumë. Toka mëmë e larë me gjak. Në mes shqipja dykrenare që sogjeton
përplot kujdes e krenari.
Flamuri
ynë histori në vete. Ndër më të vjetrit në Evropë. Mbi pesë shekuj jetë e
rezistencë. Për herë të parë valoi në Krujën legjendare. Ishte 28 Nëntori 1443.
Ditë e mbarësisë, që u skalit përjetësisht në faqet e historisë sonë. Plot
njëzet e pesë vjet rresht frymuan lirshëm trojet e Arbërisë dhe mbarë
krishterimi evropian. Por, sakaq, fatkobe të tjera u rrokullisen drejt nesh.
Barbarët sërish u vërsulen këtej, duke përlarë çdo gjë nga Etnosi ynë. Edhe
flamurin e përpiu vala shkatërrimtare...e mbuloi pluhuri i harresës...
Dhe,
kur të mallkuarit menduan se ai humbi e treti përjetë, ngjau katarza në
shpirtrat tanë. Mendjendrituri ynë, i madhi Faik Konica, duke qëmtuar thellë e
thellë në histori, e rizbuloi dhe, pas katërqind e ca vitesh, sërish valoi
Flamuri i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Koha
dhe ngjarjet rridhnin lumë. Të robëruarit kërkonin atë që u mungonte, L I R I N
Ë. Atdhetarët tanë nuk pushonin së vepruari. Me penë e me pushkë, brenda e
jashtë. Çetat çlirimtare kishin mbushur malet. Qielli i Kosovës përflakej nga
betejat e pareshtura. Këtij djepi të shqiptarizmës i takoi fati ta përgatiste
edhe terrenin e shpalljes së Pavarësisë. Në gjakun e derdhur brenda viteve
1910-1912 zuri embrion shteti i vockël shqiptar...Plaku i urtë vlonjat, Isamail
Qemali, me atdhetarë të tjerë, duke ndjerë rrezikun, nxitonin hiç pa u ndalur.
-O
sot, o kurrë!- thanë ata, dhe vraponin kahmos nëpër Evropë. Atdheu ishte në
zgrip të zhbërjes, andaj lypsej trimëri e mençuri...
Dhe,
më në fund, ditë e bardhë agoi. 28 Nëntor 1912. Vlora kishte festë, ajo do
bëhej nuse dhe tundej e hidhej nga gëzimi. Po hynte në histori për të ngelur
legjendë. Qe zgjuar me natë për të pritur mysafirët nga mbarë trojet shqiptare.
Edhe dielli sikur po ngutej. Ia bëhu edhe pas dreka. Ora e madhe e historisë po
trokiste hareshëm. Plaku shtatëdhjetëvjeçar po dridhej nga entuziazmi. Mezi e
mbante në dorë Flamurin e Marigonës, që e kishte qëndisur brenda natës.
Brohoritjet e fuqishme: Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!- e ngazëllyen edhe
më. Me mund nguli shtizën në ballkonin e shtëpisë së vjetër stërgjyshore dhe
masës së pafund iu drejtua:
-Vëllezër
shqiptarë!...Ja, pra, ky është Flamuri ynë...Sot dhe këtë minutë, Kongresi
shpall MËVETËSINË E SHQIPËRISË...
DATËLINDJA E ADEM
JASHARIT
Nëntori
i Dytë qe dita më e shënuar në historinë tonë, por, mjerisht, nuk e gëzuan të
gjitha Trojet Etnike Shqiptare. Kosova e gjakosur ende do të lëngonte nën
thundrat e bishave të stapeve karpatiane. Agun e lirisë, që pritej të fekste,
pas natës së gjatë pesëqind vjeçare, sërish e zunë re te zeza. Truri i Lëvizjes
mbarëkombëtare, atdhetari Hasan Prishtina, vetë i trembëdhjeti, po vuante në
bodrumet e myktë të Kalemegdanit në Beograd. Të tjerët, që i kapen pabesisht, i
varën, i pushkatuan ose i masakruan mizorisht. Megjithatë Kosova nuk u hamend, as
nuk u hutua. Katërqind trima të zgjedhur, në krye me Isë Boletinin, vajtën për
ta ndihmuar shtetin gjysmak dhe fare të brishtë. Ndërkaq vetë shtrëngoi shtatin
për përleshje të reja. Ahmet Delia dhe Ramë Islami, pa kaluar muaj, me sëpata e
hunj, u dhanë mësimin e parë bandave plaçkitëse serbe.
Flamuri
ynë i shenjtë vazhdoi jetën e tij të përvuajtur nëpër arkat e nusërisë, në
djepat përplot e në zemrat e ndrydhura të kosovarëve të panënshtruar. Ai veçan
qëndroi krenar në ballë të çetave çlirimtare te Shaqir Smakës, Azem e Shotë
Galicës, Bajram Currit, Shaban Palluzhës, Mehmet Gradicës, Ukshin Kovaçicës,
Tahir Mehës e shumë e shumë luftëtarëve tjerë, të cilët kurrë nuk u pajtuan me
robërinë.
Dhe,
fare në fund, edhe këtyre trojeve u buzëqeshi fati. Më 28 Nëntor 1955, në
Prekaz ngjau mrekullia, u lind Adem Jashari, njeriu që do ta ndërrojë
historinë. Edhe shumë fëmijë u lindën atë ditë, edhe shumë djepa u nanurisën,
por vetëm ky kishte dhuntinë e shqiponjës. I ati, mësuesi Shaban Murat Jashari,
e mbështolli me flamurin kuqezi dhe duke ia vënë armën në djep i uroi fat në
rrugën e madhe të lavdisë. Kjo nuk qe rastësi. Jo, jo, kjo qe një mrekulli, që
rrallë përsëritet nëpër shekuj...
DATËLINDJA E UÇK-së
Edhe
ajo që pritej me vite e shekuj, po këtë ditë, më 28 Nëntor, ndriu si meteor i
pashuar. Zjarri i lirisë, që kaherë kishte dhënë shkëndija, shpërtheu fuqishëm.
Beteja e parë e suksesshme e formacioneve të rregullta të UÇK-së kundër
hordhive të egra serbe në Klysyrë, midis Rezallës së Re, Rakinicës dhe Llaushës,
e udhëhequr nga vetë Komandanti legjendar, ADEM JASHARI, fare qartë hoqi të
gjitha dilemat. Forca mbrojtëse e Kosovës ishte realitet!
-
Mjaft më, të dalim hapur!- gjykoi komandanti me trimat e tij.
Llaushë,
28 Nëntor, 1997. Lumenj njerëzish kishin mësyrë drejt saj. Aty vinte e tërë
Kosova. Vinin edhe nga trojet tjera shqiptare për ta përcjell në pavdekësi
dëshmorin e parë të epokës së re, mësuesin Halit Geci, që me pika gjaku shënoi
orën e tij të fundit...
Sakaq
tri shqipe krah hapura zbritën nga majat e kreshtave. Fjala e tyre u përpi nga
brohoritjet:
UÇK!...
UÇK!...
UÇK!...
Edhe
malet e lugjet përreth mbajtën iso.
Ditës
së Flamurit iu shtua edhe një festë e re: DATËLINDJA E UÇK- së!
Dhe,
përvjetorët s’kanë të ndalur...
Dhe,
shpata e Gjergjit vringëllon...
Dhe,
mitralozi i Adem Jasharit bubullon...
As
kënga e vallja nuk pushojnë.
As
urimet e përgëzimet nuk mungojnë.
-
Me fat përvjetori, o Flamuri ynë i Shenjtë!
-
Me fat përjetësia, o komandant Adem Jashari!
-
Me fat datëlindja, o UÇK-ja jonë trime!
Dhe,
përherë tok tre Nëntorët e lavdisë:
KRUJA,
VLORA,
PREKAZI.
Mrekullia
vetë!
Emëruesi
i tyre i përbashkët është një- L I R I A.
Dhe,
tashmë, ballin e tyre e përkëdhel me dorën e bardhë dëborë NUSJA E PRARUAR me
emrin PAVARËSI. Nuri i saj tërë shkëlqim synon kurorëzimin e dëshirës të të
gjithë shqiptarëve: RIBASHKIMIN TON? KOMBËTAR!









