Kulturë
Urim Gjata: Vdekja e nje nene?
E premte, 20.02.2009, 07:22 PM
Urim Gjata
Vdekja e nje nene?*
Mengjes heret. Autobuzi i linjes se Panorames ishte mbushur si zakonisht plot. Gra Shqiptare dhe Ruse ishin shumica e pasagjereve.Ishte koha kur grate dhe vajzat te punesuara ne familjet e kesaj zone udhetonin ne kete orar.Te gjitha e njihin njera tjetren dhe stacionet ku hipin dhe zbresin,punet qe bejne, hallet qe kane.Nje prej tyre ishte dhe Violeta,nje nene e re e sapo ardhur nga Shqiperia.Kishte vite qe burri i saj ishte ne emigracion,dhe ja desh fati qe dhe ajo te vinte prane te shoqit bashke me femijen e vogel,mbas nje kavalari te gjate dokumentash per bashkim familjar.Mendonte se dita e bardhe erdhi dhe per familjen e saj me ne fund.Dikush e kishte ndimuar per ta punesuar ne nje familje.Ndihej e lumtur pune dhenesit e respektonin,me ne fund dhe ajo po i behej krah te shoqit.Fillimi ishte shume i veshtire, gjuha, puna e re, por gruaja e re perpiqej ta kalonte .Vajza e vogel disa vjecare ishte mesuar me jeten e re,megjithe se e kish te veshtire te te pergjigjej ne emrin e ri qe e therrisnin tani.
Jeta kishte marre tashme nje rruge tjeter,te dy burre e grua punonin dhe mendonin si e si ta benin jeten me te mire.Tani te ardhurat ishin te mjaftueshme,ata mundoheshin te vinin dhe dicka menjane.Mbremjeve te tre bashke dilnin buze detit,vajza e vogel gezohej duke luajtur ne parqet e femijve .Cdo gje dukej se po ecte mire.Ishte hera e pare qe gruaja dhe vajza po festonin Krishtlindjet ne nje vend te huaj,cdo gje per ta ishte manitese ata gezoheshin qe me ne fund femija e tyre do kishte nje te ardhme dhe nje jete te re,ku asgj nuk do i mungonte.Por kjo bukuri manitese, kjo dashuri familjare, kjo jete e re,dukej se nuk do zgjaste shume.Per kete nene te re dhe per kete familje, jeta kish pregatitur dicka ogur zeze, te kundert me ate qe enderronin.Kishte pak kohe qe ajo ndjente dhimbje ne gjoks dhe ne shpatull,por hallet dhe puna nuk po e linin te vizitohej.Mendonte se do ishte dicka e lehte qe do kalonte shpejt.Te shoqit nuk desh ti tregonte,pak halle kish kaluar ai deri sa i solli ketu.Do kaloje mendonte.Ne mengjes Violeta puthi vajzen ne gjume,pershendetet me te shoqin dhe niset per ne pune, ishte vone, duhej te nxitonte.Autobuzin e arriti,por vendet ishin zene.Pershendetet me shoqet e reja me te cilat ishte njohur ne rrugen qe bente cdo dite.Por dicka nuk po shkonte mire syte filluan ti erresohen.Dikush i liroj nje vend, u ul duke e falenderuar, hajt tha gruaja e shkrete do te me kaloje duke mbeshtetur koken ne dritaren e autobuzit.Dikush nga grate shqiptare e pyeti si ndihej tani,por gruan dukej se e kishte zene gjumi.Askush nuk mendoj me gjate. Te gjithe kalonin ne gjume nje cope rruge.Autobuzi po i afrohej stacionit te fundit, dhe njerzit pak nga pak kishin zbritur te gjithe,nuk kishte me stacion.Shoferi i autobuzit nje burre i vjeter sheh gruan duke fjetur ne autobus. Ndjeu keqardhje, dhe vete dikur kishte qene emigrant me familjen e tij, diku ne Europe,i dinte hallet e emigranteve.I afrohet ngadale:Zonje ju lutem cohuni nuk ka me stacion,por zerit te tij askush nuk po i pergjigjej.Zonje cohuni i flet duke ngritur tonin dhe duke e prekur.Pa pritur koka e gruas u var si molle e keputur nga pema.Zonje:Por askush nuk mund ti pergjigjej me.Gruaja e re kish nderruar jete.Asaj qe i frikesohej kishte ndodhur,zemra e kishte lene diku larg.Larg ne dhe te huaj,me nje femije te vogel qe e priste cdo dite ne dera,duke e perqafuar nenen e mjere,duke i puthur duar dhe duke pritur dicka qe nena i sillte cdo dite,dicka.Por cdo gje kishte marre fund,dicka ishte gremisur per vajzen e vogel.enderat e saj te bukura prej femije kishin mbaruar.njeriu me i dashur per te me nuk ekzistonte.Me kot priti vajza e vogel nenoken e saj ta perqafonte dhe ta vinte ne gjume. Me kot.Ne nje cep babaj i saj qante, por ku ta dinte vogelushja pse. Ai qante ne heshtje,ajo priste nenen e saj.Nenen qe kurre nuk do i vinte me.Nenen qe i ferkonte koken dhe i kendonte ninullen.Nenen e saj.
*Ngjarja ka ndodhur para 10 ditesh ne Selanik