E shtune, 08.11.2025, 11:16 PM (GMT)

Mendime

Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj!

E shtune, 08.11.2025, 06:57 PM


Ardian Ndreca:

Në qoftë se dëshirat tona subjektive bahen objekt i ligjit dhe njihen prej tij, dikush mund të këtë ba batërdinë tue vjedhë atëherë kur ndihej femën dhe mandej kur ta kenë kapë të ndihet kumbull bardalike - e tue qenë se ndjesia dhe dëshira janë ato që përbajnë identitetin të mos ndihet e ngarkueme me asnji përgjegjësi para ligjit për atë që ka ba kur ka qenë diçka tjetër (diçka jo dikush!)

Njerëz që janë ndie Napoleon Bonaparta, kokrra misrit, Einstein-a ka pasë gjithmonë, andrra e pushtetit pervers asht me na trajtue të gjithëve siç trajton ata.

Nuk asht detyrë e ligjit me ba të lumtun askend, pse secili e koncepton vetë atë - e kjo shumësi konceptimesh nuk përkthehet në nji shumësi njohjesh juridike por përmbahet në nji kuadër të madh që i referohet natyrës njerëzore si të tillë.

Teoria gender asht nji ideologji që mundohet me sanksionue kalimin prej diferencës seksuale tek diferenca e dëshirave e për këtë gja shfrytzon të gjitha disforitë e mundshme dhe vuejtjet e njerzve, pa mbërrijtë me i superue ato.

Vetë feministet TERF (Trans-Exclusionary Radical Feminist) e konsiderojnë këtë teori të damshme për feminizmin.

Jo çdo dëshirë asht nji e drejtë pse kjo gja bjen ndesh me të drejtat e mirëfillta që nuk mvaren prej dëshirave tona.

Tek ne ka vend për inisiativa ligjore për me mbrojtë gratë, por për to nuk kujtohet as e djathta e as e majta, ndërsa ligji i fundit ban pjesë tek politika servile e nji grupi injorantash dhe hajdutash ordinerë që kërkojnë me mbajtë nji legjitimitet formal para nji Europe të dobtë që s’ka kërçik thuejse për asgja.

Europa ju njeh dhe ju toleron por të jeni të sigurtë se nuk ju respekton sado t'ia bani qejfin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh Klajd Kapinova: Senatori Tubervile - Islami radikal është themelisht i papërputhshëm me vlerat tona perëndimore Idriz Zeqiraj: LDK e bllokuar nga lidershipi; PDK-ja tolerohet; ndërsa LVV refuzohet pa arsye Llesh Ndoj: Kodi i gjakut dhe ikja e një modeli Gjon Keka: Imazhi kaotik dhe pyka në rrotën e shtetit të Kosovës Florim Zeqa: Dashuria primitive, vrastare për LDK-në! Idriz Zeqiraj: PAN-i, Gjykata Speciale dhe Përparim Rama Fritz Radovani: I paharrueshmi 11 nandor 1990 Milazim Zeqiraj: Përparim Rama, nga kandidatura e befasishme e LDK dëri te drejtimi i kryeqytetit me qytetarë Florim Zeqa: "Syri i butë apo vrima e lagur" e LDK-së! Bashkim Saliasi: Edukata familjare, roli i familjes Florim Zeqa: Yryshi n'koalicione turpi ju mbuloftë! Kalosh Çeliku: Korbi i zi dhe shqiponja Gjon Keka: Kosova të dalë nga gropa e madhe ku ka ngecur, me një qeveri ekspertësh të përbashkët shqiptarë, amerikanë dhe europianë Klajd Kapinova: Task Forca e Kongresit Amerikan publikon raportin për tentativat ndaj Trump Florim Zeqa: Deputetët e rinj, viktima të liderëve partiak! Fritz Radovani: Ju kujtoj Prof. Dr. Alfred Ashiku!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx