Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj!

| E shtune, 08.11.2025, 06:57 PM |


Ardian Ndreca:

Në qoftë se dëshirat tona subjektive bahen objekt i ligjit dhe njihen prej tij, dikush mund të këtë ba batërdinë tue vjedhë atëherë kur ndihej femën dhe mandej kur ta kenë kapë të ndihet kumbull bardalike - e tue qenë se ndjesia dhe dëshira janë ato që përbajnë identitetin të mos ndihet e ngarkueme me asnji përgjegjësi para ligjit për atë që ka ba kur ka qenë diçka tjetër (diçka jo dikush!)

Njerëz që janë ndie Napoleon Bonaparta, kokrra misrit, Einstein-a ka pasë gjithmonë, andrra e pushtetit pervers asht me na trajtue të gjithëve siç trajton ata.

Nuk asht detyrë e ligjit me ba të lumtun askend, pse secili e koncepton vetë atë - e kjo shumësi konceptimesh nuk përkthehet në nji shumësi njohjesh juridike por përmbahet në nji kuadër të madh që i referohet natyrës njerëzore si të tillë.

Teoria gender asht nji ideologji që mundohet me sanksionue kalimin prej diferencës seksuale tek diferenca e dëshirave e për këtë gja shfrytzon të gjitha disforitë e mundshme dhe vuejtjet e njerzve, pa mbërrijtë me i superue ato.

Vetë feministet TERF (Trans-Exclusionary Radical Feminist) e konsiderojnë këtë teori të damshme për feminizmin.

Jo çdo dëshirë asht nji e drejtë pse kjo gja bjen ndesh me të drejtat e mirëfillta që nuk mvaren prej dëshirave tona.

Tek ne ka vend për inisiativa ligjore për me mbrojtë gratë, por për to nuk kujtohet as e djathta e as e majta, ndërsa ligji i fundit ban pjesë tek politika servile e nji grupi injorantash dhe hajdutash ordinerë që kërkojnë me mbajtë nji legjitimitet formal para nji Europe të dobtë që s’ka kërçik thuejse për asgja.

Europa ju njeh dhe ju toleron por të jeni të sigurtë se nuk ju respekton sado t'ia bani qejfin.