E shtune, 08.11.2025, 11:17 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike

E shtune, 08.11.2025, 06:58 PM


KRIMBAT BISHTEKRYE

TË PARTIVE POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Po. E përsërisë me vite këtë shkrim publicistik letrar, dhe pohim “artistik” - historik të Popullit Shqiptar. Edhe mes librave, të sistemit ish komunist jugosllav romanet: Varrimi i sorrave, Qyteti i qyqeve, Shtëpia publike, Plaga e dhjetë e Babait... Dihet, edhe në shkrimet e mia publicistike letrare – artristike të publikuar me disa tituj si libra.

Peshkatarët (politikanët) i zënë peng në sistemin komunist ish jugosllav në lum, liqe peshqit. Ose, në det vetëm me një krimb. Mos them, edhe në Oqean. Ose, me rrjeta të peshkatarëve Edhe, me dinamitin e hurdhave të lumit malor. Dhe, ua shesin lirë si parti politike shqiptare në “Bit-Pazar” popullit shqiptar, në Shkupin Historik.

Përçudi, si Dje, dhe mu Sot: politikanët e partive politike, duke i zënë të rinjtë pas porte, dhe viktimat e partive politike. Nuk merrem me këto parti politike shqiptare. Shkaku, se: sipas veprimeve të tyre politike pas posteve partiake dhe pasurisë, janë antishqipare. Sidomos, gjatë zgjedhjeve lokale (2025), që dolën fyt për fyti në fushën e mejdanit me tre – katër kandidatë shqiptar, dhe u shitën me pak para te “vëllezërit” e Njerkës: një ministër, vend pune e poste partiake në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit” jugosllav. Edhe, atë: vetëm sa janë gjallë ato si parti politike në pushtet për katër vite. Pastaj, i hudhin rrugëve aktivistët e tyre partiak si mbeturina pa vende pune, vetëm për një përdorim.

Fatkeqësi historike shekullore, që: populli shqiptar ende i turret përmbrapa me të katra, vite dhe shekuj “vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav, një krimbi në grepin e partive politike shqiptare. E kanë shitur veten gjatë pushtimit në Perandorinë Osmane: me pashallarë dhe agallarë. Pastaj, gjatë pushtimit nga “Serbia e Madhe” me “vojvoda” shqiptarë. Edhe, në “demokraci” me “vojvoda” shqiptar. Gjatë sistemit komunist jugosllav me ministra, dhe kryetarë të shtetit të Jugosllavisë ish komuniste (Sinan Hasani). Sot, e shesin veten pa para edhe për një kryetar komune në Katund?!

Nuk e luan historinë shqiptare as topi i turkut.  Që, Mic Sokoli e kapi  topin e turkut me të dyja duart për fyti. Veten, e fluturoi në “hava” (qiell) për Liri dhe ”Vatan” (Atdhe). Topi turkut Micin e hudhi, në “hava” (qiell), me Gunën e zezë krahëve. Por, jo: edhe mes Varreve shqiptare me “ Din e Iman”! Aqmëpak, Sot: nuk merren me ato të Djeshmet dhe të Sotmet këto parti politike “shqiptare”, ende me ”Din e Iman dhe brekët nëpër këmbë pa flamurin shqiptar në minare të xhamive shqiptare.

“Komandantët” e rrejshëm pas lufte, që na dolën me thasë për “fitore“ Lufte. “Komndantë” pas lufte, si këpurdhat pas shiut: “patriotë, “dëshmorë”, dhe “heronjë” vetëm me një “Asker”. Edhe, ai: Komandant “Askeri” nga Kërçova.

Rrezik, është për një Shtet Shqiptar! Popull, dhe shoqëri demokratike, që nuk ka parashikime për Ditën e Nesërme?! ...

    



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx