Mendime
Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot
E enjte, 06.11.2025, 06:55 PM
PASTËRTIA E UÇK-së NUK PËRLYHET DOT
Nga
Bedri Tahiri
Nuk
dënohen ÇLIRIMTARËT!
Një
gjykatë që do të turpërohet para drejtësisë e para historisë!
Secili
që i ka dy kokrra mëndë në kokë, duhet ta ketë të qartë se lufta e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, qe e drejtë, çlirimtare, e pastër, e shenjtë. Atë e bën
djemtë dhe vashat tona që vdekjen e shikonin drejt në sy dhe i thoshin: Plaç!
Ushtria
Çlirimtare e Kosovës është formacioni më i suksesshëm në gjithë historinë tonë.
Për herë të parë folëm me një zë dhe bëmë luftë mbarëkombëtare, duke fituar
përkrahjen e botës së civilizuar, andaj edhe fituan atë që na mungonte-Lirinë!
Përpjekja
për zhvlerësimin e luftës sonë më të lavdishme historike, luftës së UÇK-së, le
të rëndojë si ndëshkim nopran mbi të gjithë ata që kanë hak e hile!
Tekefundit,
ajo është brilante dhe njollat nuk e përlyejnë dot. Kemi të bëjmë me vlerat
kombëtare, me mundin, me sakrificën, me gjakun e me gjymtyrët e humbura të
atyre që na sollën Ditën e Bardhë- LIRINË, dhe kjo merr përmasat e një mallkimi
të pamëshirshëm historik.
Ata
janë vetë LIRIA!
Pastërtia
e UÇK-së nuk përlyhet dot!
Lavdi
për jetë e mot!









